👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏👏 O Isha vetëm tuj mendu’ Trandofilat paskan çelë. (2x) Bilbilat janë tuj këndu’ Edhe hana sa po del. O unë mendoj vetëm për ty Prej at ditë kur të kam pa. (2x) F’tyra jote m’rrin nër sy Kurr prej teje skam me u nda’. O veç n’më marrt’ ai vorr i shkretë Dhe n’u mbyllsha n’dhe të zi. (2x) Der’ sa t’jem unë në këtë jetë Nuk e nd’rroj këtë dashuni. O vetëm nji kam dashtë në jetë Gjithmonë bashkë do t’jem’ të dy. (2x) Dashuria e vërtetë Lind në zemër, jo në sy.😊
Pershendetje Olti,je nje mjeshter i spikatur , vetem nje gje me intereson te kuptoj ! Qfare lidhje ke ti me ate bagllama turke te cilen ti e integron ne videot tua me çifteli?! Me sa di une , ne kemi sharkin tone ,apo eshte per ty shume e rendesishme qe te promovosh tinguj dhe Instrument oriental?!
Pershendetje dhe te falenderoj. Nji sqarim mjaft i shkurte. Kjo vegel ka qene dhurate e un jam mundue per me i shtu pak bassin me Baglama. Un per momentin nuk kam nji sharki, po ta kisha me gjith qejf do ta kisha perfshi.
Kjo është një.ofendim dhe nënçmim që i bëhet instrumentit tonë tradicional Shqipëtarë qiftelisë. Të merr pjesë qiftelia në një orkestër ku përzihet me tonet muzikore sërrbe është degradim për të. Ka mënyra të tjera më të mira se si ne mundemi me i mbyllë plagët tona të lëna nga krimet sërrbe. Vetëm një gjë le ta bën sërrbia dhe çdo gjë do të jetë në rregull e ajo është Pranimi i Pavarësisë së Kosovës nga sërrbia dhe gjërat do të përmirësohen. Kjo mënyrë siç është transmetuar në këtë video është shum e padrejtë. serrbët të vrasin Shqipëtarë e ne ta përziejmë traditën tonë dhe të na bëhet peesion mbi ne të vllazërohemi me sërrbët është shum e padrejtë mbi ne. Të vrarët Shqipëtarë janë viktima ndërsa vrasësit sërrbë jan ata që bën krimë mbi popullin tonë.
Shpetim, Une nuk baj muzike per ty, un baj per muzike per njerezit e kundert si ty :) Andaj nese ti je ofendue, me vjen keq, por mund te vendosesh te mos e degjosh prap ket video :)