Тёмный
No video :(

‘Ndrangheta, Camorra dhe Cosa Nostra, bëhen bashkë!? Lind SUPERMAFIA - Cartel, në Top News 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 32 тыс.
50% 1

Ekziston frika se tre grupet më të fuqishme mafioze në Itali mund të kenë krijuar një aleancë të jashtëzakonshme, e kjo vecanërisht pasi janë shfaqur disa imazhe në të cilat shihen figura kyce që drekojnë së bashku.
Anëtarë të rangjeve të larta të grupit kriminal ‘Ndrangheta, që e ka qendrën në rajonin e Kalabrisë, Kamorrës të Napolit dhe Cosa Nostra-s të sicilisë, janë fiksuar në kamera ndërsa shijojnë spageti dhe pijnë verë së bashku, në një kopsht, në prill të 2021.
Takimi, raportohet se është vetëm një prej të shumtëve që policia ka regjistruar me prokurorët italianë që paralajmërojnë për lindjen e një koalicioni të madh kriminal në veriun e pasur të Italisë.
“Kjo është Milano” dëgjohet të thotë një nga donët e mafias të kamorrës. “Nuk jemi në Sicili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli...këtu do të bëjmë shumë gjëra të mira”, e citon britanikja Telegraph.
Ndërsa një person tjetër, që dyshohet se i përket Cosa Nostra-s, përgjigjet: Ne kemi ndërtuar një perandori.
Është raportuar në fakt gjerësisht në shtypin italian se tre organizatat e fuqishme kriminale lanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike për të krijuar një aleancë të super mafias, që po përfiton nga mundësitë e bisnesit në rajonin e Lombardisë në veri.
Ata dyshohet se po fitojnë qindra e miliona euro duke investuar në biznese legjitime në kryeqytetin global të modës, milano, qytetin që njihet më shumë për ushqimin fin, shtëpitë e modës dhe bulevardet elegante. Në këtë mënyrë, mafia është larguar shumë nga rrënjët e saj në jugun e përzhitur nga dielli të Italisë.
Ndryshe nga mafiozët e imagjinatës popullore, bosët e rinj të mafias mbajnë një profil të ulët publik, investojnë fitimet nga trafiku i drogës në biznese legjitime në sektorë si ndërtimi, spitalet dhe parkingjet në aeroporte, në tregjet e frutave e perimeve e madje edhe në kontrata qeveritare për ndërtimin apo furnizimin e burgjeve.
Ata akuzohen edhe për përvetësimin e fondeve të rimëkëmbjes pas pandemisë që janë shpërndarë nga shteti italian.
"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.
Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.
Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Опубликовано:

 

28 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 21   
@freddiebelushi9273
@freddiebelushi9273 9 месяцев назад
Kalabria vjen nga greqishtja e lasht🤔greqishtja e lasht un e di qe lindi ne 1821 me revulucionin e shqiptarve(Arvanitas)qe u quajten Grek me von por flisnin qe te gjith shqip🤔dhe Kalabria quhet kalaja arberore mesoje🤔
@genttusha2450
@genttusha2450 9 месяцев назад
O Fredo keta se dine ca flasin.Greqia eshte shtet fale shqiptareve arvanitas ose arberore.
@genttusha2450
@genttusha2450 9 месяцев назад
Ata kane qene ca fise qe ziheshin me njeri -tjetrin dhe ne i beme shtet.
@vlinjatilabi1912
@vlinjatilabi1912 9 месяцев назад
Shoku e ka fjalën për emrin e mafies Ndrangheta. Thuhet se e ka prejardhjen nga greq-ishtja e lasht. Po Nuk po më del kuptimi I fjalës në greq-isht. NDRANGHETA , NDA-VETA ? Mbase 🤷🏻‍♂️ analizohe njëher vet se në GR Nuk ka kuptim fare.
@ninivabona1892
@ninivabona1892 6 месяцев назад
Nuk thot nga Roma lasht por greqishtja 🤣🤣🤣 nejse rren asht kjo po ska gja
@naco6196
@naco6196 Месяц назад
Po shume sakte. Gazetarja ja fut pordhes...
@arlindgashi6164
@arlindgashi6164 9 месяцев назад
Jeni me te miret Top channel
@ninivabona1892
@ninivabona1892 6 месяцев назад
Nher greqisht cosa nostra ne shqip gje e jona Pse ato tjerat a nuk perkthehen ne shqip 🤣🤣🤣
@kajobocafka6771
@kajobocafka6771 9 месяцев назад
A sdo kishte kuptim te thuhej " çeshtjet tona "
@DonArnaut
@DonArnaut 3 месяца назад
Cdo kush jep intepretimin e tij, origjinale eshte vetem ne gjuhen meme
@user-kc6lp6lo7e
@user-kc6lp6lo7e 9 месяцев назад
PRANDAJ HUMBI MILANI ME UDINEN
@klestibodo3546
@klestibodo3546 9 месяцев назад
Andros dmth burr
Далее
Bosi i Bosëve: Jeta e Toto Riinës - Cartel Top News
29:50
🎙ПОЮ ВЖИВУЮ!
3:17:56
Просмотров 1,5 млн
I Took a LUNCHBAR OFF A Poster 🤯 #shorts
00:17
Просмотров 8 млн
The Fan’s Fang Skin🔥 | Brawl Stars Sneak Peek
00:16
🎙ПОЮ ВЖИВУЮ!
3:17:56
Просмотров 1,5 млн