Тёмный

“Ti kërkon qiqra në hell, je askushI!”/Zgjidhja e konfliktit mes vëllait e motrës kthehet në sherr 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 2,6 тыс.
50% 1

Thëllënxa dhe Demiri erdhën në “Shihemi në Gjyq” më 9 qershor të këtij viti për shkak të një borxhi. Ishte Demiri ai që kërkoi përballjen me motrën në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan duke i kërkuar shlyerjen e shumës, të cilën Thëllënxa ofroi ta bënte duke shitur shtëpinë që ajo më parë e kishte humbur në ankand, ishte riblerë nga Demiri, vendosur në emrin e vajzës së tij dhe në të jeton Thëllënxa duke i paguar qira të vëllait.
Ajo ofroi të gjente një blerës për ta shitur këtë shtëpi, të paguajë vëllanë dhe të marrë pjesën e mbetur. Demiri thotë se shumën nga 150 eurot që Thëllënxa i ka paguar qira është i gatshëm t’ia kthejë. Thëllënxa premton t’i japë 42 milionë, por duket se as kjo marrëveshje nuk e kënaq të vëllanë që i flet me fjalë të rënda, edhe pse kanë ardhur për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Thëllënxa: Ato që ka marrë Demiri, unë ia kam falur.
Demir: Çfarë kam marrë?
Thëllënxa: Gjithë lekët që ke marrë.
Eni Çobani: Lekët.
Thëllënxa: Shtëpia do të shitet, siç e thamë edhe radhën e parë, ai do të marrë 40 milionë.
Demir: Çfarë ka marrë Demiri, nuk e kuptoj, çfarë ka marrë Demiri? Ku janë dokumentet që ti vërteton se radhën e parë the që vëllai im ka marrë 26 milionë kur në një kohë janë të regjistruara fjalët e tua, fjalë për fjalë...
Thëllënxa: Merri të gjitha lekët o vëlla, i do të gjitha ti? Le të rri mes rrugëve. Të thashë 40 milionë do të marrësh dhe 42 do t’i marr unë.
Thëllënxa: Gjithë lekët që ke marrë.
Eni Çobani: Ne nuk donim ta thonim shumën por...
Demir: Ti kërkon qiqra në hell dhe vazhdo kërko qiqra në hell se ti nuk je askushi!
Thëllënxa: Unë s’jam askushi?
Demir: Po, ti s’je askushi! Ti je thjesht Thëllënxa që ke banuar në atë shtëpi dhe për fajin tënd e ke humbur shtëpinë.
Thëllënxa: Dëgjo, sonte vjen Matilda, shtëpia është në shitje, ti do të marrësh 40 milionë, të tjerat i marr unë.
Demir: Nuk marr kështu si thua ti moj gocë!
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
#enicobani #demir #thellenxa #shtepi #borxh #konflikt #zgjidhje #para
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

27 июл 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
ПРОСТИ МЕНЯ, АСХАБ ТАМАЕВ
32:44
Просмотров 2,2 млн