ASIST 581
Adhurues të basketbollit , ky edicion ka hy në fazën më të nxehtë dhe interesante kur po luftohet për titull kampioni të Prince Caffe Superligës.
Trepça dhe Golden Eagle Ylli tashmë kanë zhvilluar dy finalet e para dhe rezultati në sëri është baras 1:1.
Repriza e finales 2022 kur po ashtu u ndeshën Trepça dhe Golden Eagle Ylli po shkon kokë për kokë dhe secila skuadër fitoi në shtëpi të vet.
Sonte në ASISTIN 581 gjitha këto do t’i diskutojmë me mysafirët shumë special, superyllin e dikurshëm të basketbollit kosovar Florian “Air” Miftarin dhe analistin e rregullt në ASIST , ish reprezentuesin historik të Kosovës 3x3, Altin Sahitin.
Analiza komplete e dy ndeshjeve të para me debatin rreth rasteve kontestuese, pluset dhe minuset e trajnerëve, gabimet dhe protezat e kurua të lojtarëve në dy finalet e para të Play Offit: Trepça - Golden Eagle Ylli
13 май 2024