Тёмный

25 Vjetori i Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi"" 

Universiteti i Shkodrës - Luigj Gurakuqi
Просмотров 675
50% 1

Për një periudhë disavjeçare pranë Institutit të Lartë Pedagogjik në Shkodër ka funksionuar Filiali i Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës. Ndërkaq, Instituti i Lartë Pedagogjik i Shkodrës u shndërrua në Universitet më 28 Maj 1991. Dy vite më vonë, me Vendim nr. 349, datë 10.8.1992 të MASH, pranë këtij universiteti u hap Fakulteti Ekonomik, në Shtator të vitit 1993
Deri në vitin 2000, Fakulteti ka pasur vetëm një degë, atë të Administrim - Biznesit. Ky departament e ka zanafillën si njësi mësimore në përbërjen e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të këtij Universiteti. Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.332. date 13.05.1996 Fakulteti i Ekonomisë fitoi statusin e Fakultetit të pavarur brenda Universitetit te Shkodrës. Në vitin 2000, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës u miratua hapja e degës Financë-Kontabilitet dhe nё vitin 2001 ajo e Marketing-Turizmit. Dega e Turizmit implementoi për herë të parë ne Fakultetin Ekonomik sistemin sipas Deklaratës së Bolonjës, që në vitin akademik 2005- 2006 me mbështetjen e Konferencës së Rektorëve Gjermanë.
Në vitin akademik 2008 2009 të tre degët e Fakultetit Ekonomik kanë filluar procesin mësimor në ciklin e parë të studimeve, sipas Deklaratës së Bolonjës, në sistemin 3 vjeçar. Ndërkohë, në vitin akademik 2009- 2010, në Fakultetin Ekonomik u hap për herë të parë cikli i dytë i studimeve me Masterin Shkencor në Turizëm të Qëndrueshëm. Ndërsa në vitin 2011 u hapën programet e Masterit Shkencor në specialitetet e Administrim-Biznesit, Financës dhe Kontabilitetit.
Në vazhdim, në vitin akademik 2012 - 2013, u hapën tri programe të reja studimi Master Profesional, përkatësisht në, Trashëgimi Kulturore dhe Menaxhim Turizmi, në Administrim-Biznes dhe në Financë-Bankë. Së fundmi, në vitin akademik 2018-2019, është hapur programi i studimit Master Profesional në Menaxhim Financiar, Kontabilitet dhe Kontroll në Administratën Publike, në kuadrin e projektit FINAC, i financuar dhe mbështetur nga fondet e Bashkimit Evropian.
Fakulteti i Ekonomisë është instaluar dhe zhvillon veprimtarinë mësimore e shkencore në një trevë me tradita të spikatura në fushën e arsimit, të historisë, të kulturës si dhe në atë të biznesit. Qyteti i Shkodrës si një pikë e rëndësishme referimi për të gjitha trevat shqiptare në Veri të Shqipërisë dhe me një traditë mijëra vjeçare në tregti, zejtari dhe mikpritje, përbën një terren mjaft të mirë pune për zhvillimin e aktiviteteve mësimore e kërkimore të Fakultetit Ekonomik. Fakulteti i Ekonomisë renditet ndër gjashtë fakultetet përbërëse të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka tre departamente në përbërje të tij, Departamenti i Administrim-Biznesit (njëkohësisht më i vjetri i këtij fakulteti), Departamenti i Financë-Kontabilitetit dhe ai i Turizmit.

Опубликовано:

 

4 окт 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
HA-HA-HA-HA 👫 #countryhumans
00:15
Просмотров 4 млн
НОВАЯ "БУХАНКА" 2024. ФИНАЛ
1:39:04
Просмотров 502 тыс.
小路飞嫁祸姐姐搞破坏 #路飞#海贼王
00:45
HA-HA-HA-HA 👫 #countryhumans
00:15
Просмотров 4 млн