Subscribe në Ora News këtu bit.ly/1s5j7UT
Skandali i publikuar së fundi mbi fondet e dhëna nga Greqia për mediat shqiptare, si dhe arrestimet e 48 orëve të fundit në vend, ishin temë e diskutimit të emisionit 360 gradë të gazetarit Artur Zheji. Të ftuar ishin avokat Spartak Ngjela, historiania Elena Kocaqi, si dhe gazetaret Ferdinand Dervishi, Anila Basha, Trashgim Sokolaj. Avokat Ngjela tha se publikimi i këtij skandali, ka prapavijë politike, brenda skenës politike greke.
Të njëjtin mendim ndau edhe historiania Elena Kocaqi. Sipas saj, ky është një skandal që dëmton interesat tona kombëtare.
Gazetari Ferdinand Dervishi tha se këto para të qeverisë greke kanë shkuar për të shkatërruar cështjen came.
Në një lidhje skype korrespodeti I Ora Neës në Athinë Robert Goro, deklaroi se lista me emrat e mediave të financuara, mbahet e kycur dhe nuk ka për të dalë asnjëherë.
Gazetarët investigativë Sokolaj, dhe gazetari Flamur Vezaj në lidhje skype sollën fakte të reja edhe rreth arrestimeve të fundit në vend. Vezaj tha se përgjimet e dosjes së drogës në Shijak, kanë nxjerrë emrin e kryetarit të bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se sot do të ketë një tjetër operacion të suksesshëm, për goditjen e të fortëve.
Për më shumë lexoni në:
20 окт 2024