Тёмный

420 mijë shqiptarë më pak? Drejtoresha e INSTAT: Nuk janë emigrantët. Numri i tyre më i lartë 

RTSH
Подписаться 180 тыс.
Просмотров 596
50% 1

Publikimi i të dhënave rë rregjistrimit të popullsisë dhe banesave është shoqëruar me dyshime dhe mosbesim mes ekspertëve dhe qytetarëve. Por për drejtoreshën e INSTAT-it, Elsa Dhuli, ky është një debat që ka shoqëruar çdo census, të paktën që prej vitit 2001. “Këtë pjesë do t’ia lija në dorë demografëve analistëve, studiuesve, ekspertëve. Përgjegjësia e INSTAT-it ishte grumbullimi i informacionit dhe publikimi i rezultateve të besueshme dhe transparente të këtij procesi kaq kompleks.”- tha zonja Dhuli, e cila jep argumentat e saj pse numri 420 mijë shqiptarë më pak të gjendur gjatë censusit, nuk është final dhe nuk barazohet me ata që janë larguar nga Shqipëria në periudhën mes 2 regjistrimeve 2011-2023. “Me rezultatet përfundimtare të Censit, ne publikuam diferencën e popullsisë ndërmjet 2 censeve. 17 shtatori 2023 konsiderohet si momenti i fotografisë së çastit së popullsisë banuese në Shqipëri. Kjo shofër krqhasihet me fotografinë e 2011-ës. Dhe ne kemi publikuar diferencën mes dy fotografive.”- shpjegoi drejtoresha e INSTAT, duke dhënë detaje edhe sesi do të matet popullsia e larguar në emigracion, çështja që ka hapur më shumë debate. “Nëse do të flasim për numrin e popullsisë të migruar mes 2 censeve, pra sa shqiptarë kanë migruar janë elementë të tjerë që duhen llogaritur. Janë statistikat jetësore, si lindjet dhe vdekjet, janë vlerësimi i migravionit dhe emigracionit. Nuk janë tregues lejet e qendrimit të marra në vendet europiane, por është kjo formulë stadarde europiane dhe ndërkombëtare që llogarit migracionin. Në botimin tonë, ne kemi pasqyruar që në peroudhën mes dy censeve, 2001-2011, kanë emigruar rreth 500 mijë shqiptarë, ndërkohë që i njëjti trend ka vazhduar edhe pas 2011-ës. Por ne do të vazhdojmë me llogaritje të sakta, sepse do të përfshihet popullsia e rregjistruar nga Censi 2023 dhe do të merren në llogaritje faktorët që përmenda.”- u shpreh drejtoresha e INSTAT-it.
Në një botë ku gjithçka po ndryshon me shpejtësi, duhen pyetjet e duhura, për të marrë përgjigjet e duhura. Për të kuptuar, ne duhet të dijmë çfarë po ndodh. Si ndikojnë në jetën tonë vendimet e politikës, të drejtësisë, të pushtetit? Çfarë duhet të besojmë? Intervista ekskluzive vijnë në "Pa Censurë", çdo të hënë nga Elona Meço, ora 20:35, në RTSH 1.
Autore dhe moderatore: Elona Meço.
Subscribe to our RU-vid Channel:
bit.ly/3H0S7oQ
Find us at:
www.rtsh.al/
Follow us on social
Follow us and get updates from RTSH on social media:
Facebook: / rtshqiptar
Instagram: / rtshqiptar
Twitter: / rtshqiptar
Tik Tok: / rtshqiptar
#PaCensurë#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar

Опубликовано:

 

11 июл 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 2   
@federicofede5825
@federicofede5825 21 день назад
Kujdes karrigen mas te thehet
Далее
Smart Sigma Kid #funny #sigma #memes
00:26
Просмотров 6 млн
Symmetrical face⁉️🤔 #beauty
00:15
Просмотров 3,6 млн