Тёмный
No video :(

Biznesmenia aborton femijen per shkak te praktikantes: E provokoi me ekografine… 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 53 тыс.
50% 1

Të ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan kanë qenë të ftuara biznesmenia Silvana Baltadori, Miss-i Françeska Mustafa dhe psikologia Anxhela Peza. Ato kanë folur për një temë delikate që prek të gjitha çiftet, bëhet fjalë për abortin spontan, ku shumë nëna po përballen ditët e sotme. Silva dhe Françeska kanë rrëfyer historinë e tyre me abortin spontan dhe janë histori mjaft prekëse. Sipërmarrësja Silva tregon se ajo e ka përjetuar shumë keq këtë periudhë e cila u kthye në anoreksike dhe anemike.
Rudina Magjistari: Si ka qenë historia jote?
Silvana Baltadori: Ka qenë një nga historitë më të trishta të jetës sime. Ka qenë viti ’96, unë kisha vetëm djalin dhe isha në Francë me djalin dhe tim shoq dhe me një xhaxha italian të tim shoqi për të parë një motër që i kishte dalë tim shoqi, nga një lidhje dashurie të të atit kur ka qenë student në Francë. Kështu që me një gëzim të madh nisemi në Avinjon të Francës për të njohur Nikolën dhe ndenjëm pothuajse 10 ditë e më pas u kthyem. Unë pata një enjte të buzëve dhe të fytyrës, kisha një mungesë oreksi dhe isha shumë e përgjumur, ndërkohë që kisha mungesë të ciklit menstrual pothuajse një javë.
Kur po ktheheshim nga Franca në Perugia unë isha shumë e rraskapitur, nuk isha mirë dhe i them tim shoqi unë kam ngelur shtatzënë. Ishte një shtatzëni e padëshiruar, ishim në kulmin e punës dhe biznesit, por që nuk ishte fare në program. Xhaxhai i tim shoqi na la një takim me doktorin dhe të nesërmen kur shkova ishte një vajzë praktikante, i thashë kam ardhur të bëj një eko, dhe më bëri ekon vaginale dhe në sekondë është tmerruar, kam pasur hemoragji, e pa dhe më tha jeni shtatzënë. U zverdh në fytyrë dhe u tremb, e kjo gjë mua nuk më pëlqeu.
Rudina Magjistari: Pse?
Silvana Baltadori: Po u provokua nga ekografia vaginale.
Rudina Magjistari: Në momentin që ti mësove se je shtatzënë, ndodh dhe aborti?
Silvana Baltadori: Po, ishte shumë e trembur dhe e zverdhur dhe unë gjithashtu. Ajo ka dalë jashtë dhe hyri mjeku tjetër. E pashë që bënë debat jashtë dhe unë me italishten merrja vesh gjithçka, e kuptova që isha në një situatë jo të mirë dhe ai tha që do fillojmë mjekimin, ndoshta do e mbajmë këtë shtatzëni. Ti nuk mund të kthehesh në Tiranë më tha, unë isha në kulmin e punëve. Unë mora dy gjilpëra në ditë dhe disa kokrra, ndërkohë që fetusi ishte shkatërruar.
Rudina Magjistari: Si e përjetove?
Silvana Baltadori: Isha e shkatërruar dhe aty e doja me çdo kusht atë fëmijë, ishte instikti i nënës, kam ndejtur 5 ditë shtrirë dhe drama ka nisur pas ditës së 5-të. Në ditëlindjen e djalit, ka qenë 17 Prilli që miqtë e mi të biznesit italian dhe shqiptar më përgatitën diçka shumë të madhe, kurse unë isha pothuajse e vdekur, kisha një temperaturë të lartë dhe më filloi një hemorragji e tmerrshme. Jam shtruar në spital, më bënë të gjitha trajtimet e nevojshme, im shoq të nesërmen nuk më ka njohur, më ka njohur nga kryqi që kam dhe nga dy vëthët florinj që sa i kisha blerë për t’i kombinuar me kryqin.
Përveç flokëve dhe bizhuve ai nuk më ka njohur isha tërësisht e tjetërsuar. Kam pasur një traumë të madhe kur erdha në Shqipëri, e mbaj mamanë të më lutej se unë nuk haja dot as sallatën, isha anoreksike, kam kaluar një anemi shumë të thellë 3 muaj. Pastaj doja patjetër të kisha një fëmijë që nuk e kisha fare në plan. Kjo histori ka ndodhur në Prill, unë me dëshirën time kam tentuar në Janar dhe ngela shtatzënë me vajzën./tvklan.al
#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

20 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 28   
@hks4133
@hks4133 3 года назад
Pse eshte biznesmene kjo gruaja dhe jo "biznesswoman" - ne qofte se shqiptaret duhet te perdorin fjale te huaja, pse nuk i perdorin sic duhet - ndoshta ajo eshte nje sipermarrese private?
@ritaselimaj2414
@ritaselimaj2414 3 года назад
Po edhe show qe po bejne, sinper shembull Love Story ,pse mos te quiet Histori dashurije. Kemi avantazhe qe e kuptojme, po populli qe jeton atje , duhet te punesojne perkthyes haha. Kalofsh mire.
@enjoylife900
@enjoylife900 3 года назад
Tregon shum detaje te hollesishme qe fare mire mund te shmangeshin ... ndenja te shtepia e xhaxhait qe ishte e vogel , jo ne hotel ???
@beharevila9847
@beharevila9847 3 года назад
Mjaft se le nam
@P.a.t.r.i.c.k.
@P.a.t.r.i.c.k. 3 года назад
Bla bla bla. Sdi pse si besoj asnje fjale kesaj bjondes.
@mirekulla8335
@mirekulla8335 3 года назад
😂😂😂😂😂
@ermelindahair9217
@ermelindahair9217 3 года назад
Silva do te jete ne bisede
@enejdaxhatufa8635
@enejdaxhatufa8635 3 года назад
❤❤❤❤❤❤❤
@kelkel8959
@kelkel8959 3 года назад
Se ca lidhje kane detajet q tregon kjo me abortin se kuptoj🤷🏻‍♀️ jo Avignon jo po vethet jo po biznesi
@ritaselimaj2414
@ritaselimaj2414 3 года назад
Quhet businesswoman.
@hks4133
@hks4133 3 года назад
LOL... sorry se e pashe vone... sikoj lajet te Klani nje dite dhe nje "kongressmene" amerikane... blah, blah, blah... nje grua anetare e kongresit Amerikan ne Shqiperi quhet kongressmene??? LOL... te pakten asaj mund t'i kishin thene "kongressiste" nese nuk dine fjalen congresswoman ... kot, se nuk kemi kohe te shohim kanalet shqiptare ne ketej neper bote, por dhe kur ulemi te shohim ndonje gje cudira na shohin syte e na degjojne veshet.
@Mrpandahere1
@Mrpandahere1 3 года назад
Cka hequr vajza
@Spiritof-nn1fh
@Spiritof-nn1fh 2 месяца назад
Djalli vet
Далее
Dite e Re - Silva Baltadori: Jam ngacmuar seksualisht
22:47
SPECIALE me  KATINA BEJLERIN
15:07
Просмотров 15 тыс.