Тёмный

Certifikatat për mbrojtjen e kapitalit 

Raiffeisen Bank Kosova
Подписаться 2,6 тыс.
Просмотров 812
50% 1

Unë quhem Alesandar Mekuljevic dhe do t’ju prezantoj sot Certifikatat për mbrojtjen e kapitalit. Certifikatat për mbrojtjen e kapitalit janë posaçërisht të përshtatshme për hyrje të tregun e certifikatave. Thënë shkurt, ju mund të mbroni 100% kapitalin tuaj të investuar dhe njëkohësisht do të keni mundësi fitimi. Sikurse të gjitha certifikatat kanë edhe certifikatat për mbrojtjen e kapitalit një vlerë bazë. Në shumicën e rasteve është një indeks i aksioneve si p.sh. Euro stoxx 50, i cili përbehet nga 50 ndërmarrjet e mëdha të bursës evropiane të Eurozonës. Në certifikatat e bankës Raiffeisen dallojmë dy seri të certifikatave për mbrojtjen e kapitalit. Këto janë certifikatat “bond” dhe “winner”. Tek “certifikata “bond” mjafton që të ketë edhe ngritje indirekte anësore të tregut për të marrë një fitim pozitiv në fund të afatit kohor të investimit ose për të përfituar nga interesi i investimit. Ndërsa për dallim prej këtyre, “certifikatat winner” janë certifikata të orientuara në rritje e prandaj investitorët në këto certifikata përfitojnë vetëm në rastin e rritjes pozitive të kursit sipas vlerës bazike. Në rast të performancës negative të zhvillimit të kursit, atëherë ndërhyn mbrojtja e kapitalit në përfundimin e afatit kohor. Ju do të merrni kapitalin tuaj 100% varësisht nga forma investimit të certifikatës suaj dhe kështu nuk do të merrni fitim. Në rast të mbrojtjes 90% të kapitalit juve do të ju kthehet shuma 90% e kapitalit të investuar. “Certifikatat” për mbrojtjen e kapitalit janë pajisur në shumicën e rasteve me një kufizim të fitimit, por në rast se mbrojtja e kapitalit është 100%, atëherë është e mundur të mos ketë kufizim të shumës së fitimit, gjegjësisht afat më të shkurtër kohor. Ju lutem keni parasysh, që gjatë kohës së investimit kursi i certifikatës mund të bie nën etiketimin e mbrojtjes së kapitalit, sepse mbrojtja e kapitalit vlen ekskluzivisht në fund të afatit kohor. Ju lutem keni parasysh, që përpos mundësive ka edhe rreziqe të cilat janë të lidhura me këtë investim. Sikurse tek të gjitha certifikatat e bankës Raiffeisen International AG ekziston rreziku i tregut, emetimit ose rreziku i dorëzuesit (“Bail-in”). Nëse doni të merrni më shumë informacion lidhur me fushën e shumëllojshme dhe interesante të certifikatave, atëherë më shumë informacion gjeni në ueb faqen tonë www.raiffeisenzertifikate.at. Thjesht klikoni në këtë faqe.

Опубликовано:

 

11 окт 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Russia calls for a halt in the war / Refusing territory
13:20