Тёмный

Fevziu provon daljen sekrete në kalanë e Shkodrës: Qenka pak e vështirë 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 20 тыс.
50% 1

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #tvklan
Kalaja e Shkodrës është padyshim një nga kalatë më të bukura në Shqipëri.
Me një perimetër prej 1 kilometrash, kalaja e Shkodrës ofron një panoramë fantastike të qytetit verior, por edhe mbart një histori mjaft të pasur.
Emisioni “Opinion” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Shkodrës dhe ka sjellë për shikuesit mjaft detaje interesante rreth kalasë së Rozafatit.
Arkeologu Helidon Sokoli i ka treguar gazetarit Blendi Fevziu një nga daljet sekrete në këtë kala që ndodhet në oborrin e tretë që depërtonte përmes hyrjes me shkallë deri në Bunë në afërsi të Kishës së Zojës.
Helidon Sokoli, arkeolog: Kalaja është me perimetër 1 kilometër. Është e ndarë në 3 oborre dhe secili oborr ka tipologjinë e vet. Oborri i parë, duke qenë hyrja e kalasë është shumë i përforcuar. Ka një rrjet të dytë muresh rrethuese dhe një seri daljesh sekrete për të manovruar në raste rrethimesh. Qytetet mesjetare ishin të organizuara në pjesën ku jetonin familjet e pasura. Oborri i dytë është pjesa qëndrore ku përqëndrohej dhe jeta sociale. Këtu jemi në oborrin e tretë ku është kapiteneria, ku mund të vëzhgohet dhe bashkimi i 2 lumenjve. Në cepin jugor të oborrit të tretë kemi të ruajtur një nga 2 daljet sekrete të kalasë, të cilat përmenden nga Barleti. Kjo është një nga daljet sekrete që depërtonte përmes hyrjes me shkallë deri në Bunë deri në afërsi të Kishës së Zojës. Deri në vitin 1960 janë ulur njerëz. Si duket, pas tërmetit të 79-ës, kodra ka pësuar kolaps dhe është mbyllur, janë ulur dhe ngjitur njerëz përmes daljes sekrete.
Blendi Fevziu: Pra, kjo ishte një dalje sekrete që të nxjerr poshtë.
Helidon Sokoli: Ka 2 devijime, djathtas të nxjerr tek kulla dhe majtas vazhdon rruga për më poshtë.
Blendi Fevziu: Dhe 2 devijimet janë pikërisht këtu. Qenka pak e vështirë. Duket që njerëzit kanë qenë edhe më të shkurtër në atë kohë.
Helidon Sokoli: Ideja për ta bërë sa më të vështirë dhe ndjekjen nga njerëzit./
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Опубликовано:

 

11 июл 2023

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 15   
@kontesha14
@kontesha14 11 месяцев назад
Aleksandri i maqedonis e ka pas per zemer kalan,dhe thojne qe prej tij ka mbetur edhe emri shkoder,po shkoj ne koder thote ,dhe kalimin e kohes,i mbeti shkoder
@RelaximVideoShow
@RelaximVideoShow 11 месяцев назад
Aty te dalja sekrete eshte labirint humb
@geraldinbutka104
@geraldinbutka104 11 месяцев назад
Esht e vertet . Thuhet ne nje histori qe aty jan futur njerez dhe kan humbur dhe nuk di askush asgje !
@RelaximVideoShow
@RelaximVideoShow 11 месяцев назад
@@geraldinbutka104 po kan humb 2 turista
@leogora9166
@leogora9166 11 месяцев назад
Ne cfar viti u ndertua Kalaja eShkodres .
@nessuno937
@nessuno937 11 месяцев назад
1993 Cit . Dea Mishel
@orrushi.
@orrushi. 11 месяцев назад
Ka shtrezime kohesh fillon qe me guret ciklopik e deri ne mesjet.
@kontesha14
@kontesha14 11 месяцев назад
Kush asht pronari i kalase sot se dikur ka qen i turkut
@xk2listed194
@xk2listed194 11 месяцев назад
Jozefina besoj 🤔
@fatmirvokkri7316
@fatmirvokkri7316 11 месяцев назад
Kalaja eshte prone è shtetit o bib
Далее
Conquering fears and slippery slops on two wheels!
00:18
Opinion - Shkodra ne Opinion! (21 Korrik 2021)
1:49:11
Просмотров 30 тыс.
Opinion zbulon sekretet e kalase se Rozafes
9:08
Просмотров 13 тыс.