Тёмный
No video :(

Historia e politikës moderne të Maqedonisë pas shkëputjes nga ish-Jugosllavia - (1 Qershor 2008) 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 192
50% 1

Lajme arkiva 2008
Maqedonia shkon për herë të gjashtë në zgjedhjet e përgjithshme dhe për herë të parë votohet para kohe. Historia e politikës moderne të Maqedonisë nis që prej vitit 1991, kur ajo u shkëput nga Ish-federata Jugosllave me anë referendumit të 8 shtatorit.
Zgjedhjet e para parlamentare të atij viti do sillnin në pushtet Nikola Krusjevin. Ai e drejtoi vendin deri në shtator të vitit 1992, por pas votimit të mos besimit në Kuvend qeveria e tij dha dorëheqje ndërsa kabineti i ri qeveritar do të formohej Branko Cervenkovski.
Zgjedhjet e dyta parlamentare u mbajtën në tetor të vitit 1994 dhe u fituan nga socialdemokratët, ndërsa të tretat në vitin 1998 dhe sollën në pushtet VRMO-DPMNE dhe Ljubco Giergievskin. Gjatë 4 viteve të qeverisjes vendi përjetoi reforma të thella, por konflikti mes shqiptarëve dhe forcave ushtrisë maqedonase të cilat më pas u sheshuan falë marrëveshjes së Ohrit, e vunë Gjeorgjevskin në qendër të akuzave.
Deri në këtë kohë shqiptarët që përfaqësoheshin nga PD e Arbër Xhaferrit nuk u përfaqësua në qeveri. Në fillim të viteve 2000, në skenën politike maqedonase u shfaq një parti e re shqiptare BDI me në krye Ali Ahmetin, e cila do të sillte për herë të parë përfaqësimin e shqiptarëve në qeverinë e Shkupit në koalicion me social demokratët e Branco Cervenkovskit.
Ky i fundit hoqi dorë nga posti i kryeministrit kur u zgjodh presidentit i vendit në vitin 2004. Zgjedhjet e vitit 2006 risollën fuqishëm në pushtet VRMO-DPMNE me në krye Nikolla Gruevksin, Si për të treguar aftësitë e një politikani modern, ai ftoi në koalicionin qeveritar partitë shqiptare duke u lënë hapësira në qeverisje, PDSH-ja do të arrinte të merrte tre ministri, ndonëse jo të rëndësishme si dhe postin e zëvendës kryeministrit. Pas kësaj periudhe si partia BDI ashtu edhe PDSH krijuan baza të forta politike duke bërë që zëri i tyre të ishte domethënës për diplomacinë jashtë. E cila i vlerësoi si një faktor kyç në stabilizimin e politikës vendase.
Por në fakt atëherë kur dukej se çdo gjë ishte sheshuar rindizen konfliktet politike me bazë etnike. Vendimi gjykatës kushtetuese për heqjen e flamurit shqiptar dhe mos përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë e dytë zyrtare në zonat e banuara nga 20 % me shqiptarë, ashtu siç përcaktoi në marrëveshjen e Ohrit, bën që kjo marrëveshje të humbiste vlerat.
Partitë shqiptare nisën të shfaqin pakënaqësi si BDI-ja në opozitë, ashtu edhe PDSH që ishte pjesë e koalicionit qeveritar. Kulmi do të arrinte 3 javë para samitit të NATO-s në Bukuresht, Menduh Thaçi deklaron largimin nga koalicioni qeverisës, ku bënte pjesë që prej viti 2006. Ndonëse pak ditë më vonë pas bisedimesh intensive me Nikolla Gruevksin PDSH-ja rikthehet në qeveri.
Megjithatë zgjedhjet e parakohshme dukeshin të pashmangshme. Mos zgjidhja e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit e cila u pasua me mos marrjen e ftesës në samtin e 3 prillit në Bukuresht do të vuloste përfundshmit shpërbërjen e parlamentit.
Partitë shqiptare treguan në këto zhvillime se e kishin faktorizuar rolin tyre në përcaktimin e së ardhmes së Maqedonisë. Integrimi në strukturat euroatlantike dhe zgjidhja e konfliktit me Athinën u kërkua me
forcë nga PDSH dhe BDI. Ky rol i tyre integrues duket i pa shmangshëm edhe pas shpalljes së rezultateve të këtyre zgjedhjeve.
Partia e Menduh Thaçit duket se i ka të gjitha shanset për të qenë sërish në qeveri, pasi zgjedhjet nxjerrin fitues aleatin e saj Nikolla Gruevksin dhe zoti Thaçi e ka bërë të qartë që bashkëpunimi me Gruevskin do të përqendrohet në rrugën integruese të vendit, një pikë kjo që bashkon dhe partitë shqiptar pas shumë kohë marrëdhëniesh jo të mira mes tyre./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

21 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
would you eat this? #shorts
00:29
Просмотров 638 тыс.
Rovena vjen n'katun me Tafilin - ia krisin punës
9:37
N'mal A n'det - 22.08.2024 ATV
Просмотров 38
would you eat this? #shorts
00:29
Просмотров 638 тыс.