Тёмный

Intervista e plotë e Ismail Kadare në "Debati në Channel One" 

RTV Ora
Подписаться 319 тыс.
Просмотров 40 тыс.
50% 1

Ka më shumë se 3 vjet që Ismail Kadare, nuk ka dhënë një intervistë televizive. Na duket se ka bërë një betim me veten. Por gjithë këtë heshje e thyen për një arsye madhore. Në median e shkruar është publikuar sëfundmi një letër që fshihej prej mëse 47 vjet në arkiva dhe që është një rast unikal.
Muzikantja dhe kompozitorja Dhora Leka, i shkruante me dorën e saj një letër diktatorit, Enver Hoxha, në të cilën i tregonte një histori sesi bashkë me sigurimin e Shtetit kishte bërë një plan për të futur në kurth Ismail Kadarenë. A e arriti këtë plan? Jo. Ai dështoi dhe Dhora Leka rrëfen udhëheqësi sesi dështoi, por që këtë gabim të saj do ta shlyente me punë duke ofruar shërbime të tjera. Për të gjitha këto shkrimtari i madh, Ismail Kadare, flet ekskluzivisht për emisionin “Debati ne Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
“Historia është shumë e ndërlikuar, nuk është kaq e thjeshtë. Ka pasur dy lloj letrash. Letra pasionante, romantike, erotike në fillim e më pas letra kërcënuese. Sigurisht nga letrat e para nuk ishte ndonjë dramë, për një shkrimtar të marrë letra nga një vajze e cila mund të ketë një ngarkesë erotike, por të përmbajtur. Letrat ishin shumë korrekte, shumë të përmbajtura, pa asgjë të tepruar. Është normale. Shkrimtarëve u qëllon të marrin letra të tilla, nuk të bën ndonjë pështypje. Letra të tjera janë të pazakonshme krejtësisht sepse ato janë letra që të vënë ty në pozitën e një komplotisti. Ajo shkruante “Pse ti nuk vepron bashkë me ne, besnikët e Moskës, për të përmbysur regjimin? Është e habitshme, ku e gjeti ajo. Nuk e njihja këtë grua, e kisha parë vetëm në rrugë. E kam diskutuar me shokët e mi. Me disa, jo me një. Kjo mesa duket e bëri që të dështonte ky aksion, sepse e humbi fshehtësinë.Këtë gje e dija, e merja me mënd edhe prap më dukej normale për një shtet sii yni. Unë kisha studiuar në Moskë, në kryevendin e përgjimeve të gjithë shkrimtarëve të shquar ishin të përgjuar. Edhe ishte krejtësisht normale. Për të mos thënë që ndonjë shkrimtar që ishte i papërgjuar fare, dukej si i pavlerësuar”deklaron shkrimtari.
Dhe cili ishte qëllimi i Dhora Lekës dhe i Sigurimit të Shtetit?
“Ka pasur një arsye të fshehtë, arsyeja e parë që të shkon ndërmend ësh t ë që ka dashur të shpetojë vetë ajo nga një survejim i keq i shtetit. Paska gjetur nëj mënyrë që me një shërbim të tillë, të rregullojë biografinë e saj, të cilën në fakt as nuk e rregulloi, as nuk e përkeqësoi. Pak a shumë u duk sikur shteti do ta shqyente 400 copash që doli ky sekret, që ajo tha ato fjalët e famshme në mbledhje, që nuk e kam bërë me kokën time. U mat ti thoshte dhe nuk e lanë të fliste. Ajo do të tregonte mesa duket, e zemëruar, me një zemërim që më ka habitur dhe ka habitur te gjithë, e patrembur. Me kuptimin që unë i shërbeva Partisë, i shërbeva Sigurimit siç kërkohej prej meje dhe unë kërkoj të respektohem. Kjo ka qënë çudia, befasimi i kësaj ngjarje” shprehet Kadare.
Dhe një bisedë e tillë të sjell vetëvetiu të sjell në debatin për hapjen e diosjeve për të cilat në fillim të viteve ’90 u tha se nëse bëhej një gjë e tillë Shqipëria do të kalonte në një tragjedi kombëtare.
Lexoni intervisten e plote
www.oranews.tv/vendi/kadare-th...

Опубликовано:

 

27 апр 2014

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 40   
@sahitahmetaj5438
@sahitahmetaj5438 4 года назад
Eshte një nder shkrimtaret më të medhenjë të botes Shqiptaret jan krenar dhe te lumtur per ketë burre
@muhamethaxhija8038
@muhamethaxhija8038 7 лет назад
Eshte shkrimtar dhe njeri (ne te gjitha aspektet) Kolozal. Dhe ju me me mendim tjeter me vjen shume keq (ju lutem lexon).
@cimiazizi7483
@cimiazizi7483 3 года назад
Pse kaq shum share o njerez shpirtvegjel. A keni menduar ndonje here cfar I keni dhen ju kombit, dhe cfar I ka dhe Kadare ktij kombi? Jo vetem Shqiptaret Ben krenar Kadare, por te gjith ballkanin me arritjet e tije. Kam pershtypjen qe Ata qe e Shajne nuk Kan lexuar asgje nga Ai, OSE nuk e njohin letersine.
@ioniansea6884
@ioniansea6884 8 лет назад
Shkon ne Arabi ti shoku dhe merru atje
@hazbiselmani658
@hazbiselmani658 7 лет назад
Ionian Sea edhe ti nvatikan
@ioniansea6884
@ioniansea6884 7 лет назад
Hazbi Selmani nuk jam i xhamise apo kishes arabo .
@micsheera810
@micsheera810 6 лет назад
Qelbsir
@jennyjenny7610
@jennyjenny7610 3 года назад
Se kam kuptuar përfundimisht. Ai ishte komunist apo jo?
Далее
Opinion - Dritëro Agolli! (19 nentor 2009)
1:49:49
Просмотров 66 тыс.
Maybe i need to add instructions @popflexactive
00:14
УРА! Я КУПИЛ МЕЧТУ 😃
00:11
Просмотров 268 тыс.
Opinion - Çështja Kadare (16 nëntor 2006)
1:36:49
Просмотров 26 тыс.
Opinion - Ismail Kadare (25 dhjetor 2003)
1:43:03
Просмотров 12 тыс.
Opinion - Ismail Kadare (14 shkurt 2002)
1:04:22
Просмотров 11 тыс.
Opinion - Irakli Koçollari, si funksiononte sigurimi!
39:12