Тёмный

JERICHO - Tomlin e nones 

Grupi JERICHO
Подписаться 14 тыс.
Просмотров 498 тыс.
50% 1

Producent: Petrit Çarkaxhiu
Teksti këngës inspiruar nga poezia “Litari i ankthit” nga Ali Podrimja
Muzika dhe Teksti: Petrit Çarkaxhiu
Vokal & Kitare: Petrit Çarkaxhiu
Bateri: Visar Rexha
Bas Gitare: Petrit Çarkaxhiu
Surle: Sefedin Kryeziu
Daulle: Shaqë Hoxhaj
Incizuar ne "Positive Studio" Prishtine
Audio incizimi, miksimi dhe masterimi nga Enis Presheve
Video Produksioni: Koperativa
Skenari: Meriton Ahmeti
Jericho - “Tomlin e nanës”
Lindje, Perëndim, Perëndim a Lindje?
Si dele në pazar po t'thonë mes dy qytetërimeve
Dy konop n'qafë t'vnumë
Dytë po t'ngrehin e ti po qet shkumë
Je shumë i lodhun, gjat ke nejt n'zhurmë
E ki nevoj me marr frym, se jonë tu t'ngulfat
Zani spo t'del e don me piskat
Krejt lomsh n'kry t'kan hallakat
Edhe sa ka me zgat deri sa t'coptojnë
Deri sa t'dajnë e sa t'përvlojnë
Deri sa ta kupton se sun vazhdon n’konfuzion
E beba sun e han ni pulë t'pjektë
As sun e han ni spec t'djegst
E ti po don me shti me ngajt hala pa msu me hec?
E ti ndaq jepi cucëll t'Arabisë
Ndaq jepi cucëll të Francës
Ajo ko me lyp tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Tomlin e nanës, bal
Bal!
Bal!
Bal!
Bal!

Видеоклипы

Опубликовано:

 

18 ноя 2013

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 255   
@MrTomcini
@MrTomcini 8 дней назад
Muzika shume e bukur, gjithcka shume e bukur. Petrit Çarkaxhiu nder te paktit kompozitor modern shqiptar qe e vertet kompozon... kam vetem nje vrejtje per ate qe e menaxhon youtube.Mbase mund te ket shtuar ndonjw fjale tek teksti Petriti, por tekstin origjinal e ka shkruar Ali Podrimja. Nuk eshte inspirim kur mbi 100% (ne dukje) te fjaleve jane njesoj.
@Illyriansounds
@Illyriansounds 2 года назад
Sot e 100 vjet e ardhshme, hala ka me u dëgju. Ndaç jepi cucëll t'Arabisë, ndaç cucëll të Francës, ajo prapë ka me e lyp tomlin e nonës!!! Goosebumps! ❤️
@AB-ne3sf
@AB-ne3sf 19 дней назад
Këngë që pasqyron realitetin në të cilin ndodhet Shqiperia sot e rrobëruar nga neoliberalizmi perëndimor sorosian.
@red-soul
@red-soul Год назад
Nji himn pa kohë! Nji relike në historinë e muzikës së vërtet shqipe.
@resources1382
@resources1382 2 года назад
Holy crap! The transitions from traditional intruments to triphop and back to tradition instruments, simply killed me! Excellent!!
@andapetani1748
@andapetani1748 7 лет назад
Ai momenti kur i urren " Encat" edhe më shumë. 🤘🤘
@EvisMucaTvp
@EvisMucaTvp 5 лет назад
"urren" fjalë e madhe shumë :p le të themi që kur vlerat mbizotërojnë në një art si I Jericho, si për poezi, krijimtari muzikore dhe krijimtari video, "encat" thjesht zhduken nga skena.
@eneashkreta4182
@eneashkreta4182 3 года назад
a ti u bofsh Mretneshe vetem per kto rrjeshta qe ke shkruar
@justinwater9
@justinwater9 Год назад
pse pe dhin ik shporru
@dinsel9691
@dinsel9691 9 месяцев назад
Çka jon encat? A shkinisht a greqisht po fol?
@albodomi1979
@albodomi1979 8 месяцев назад
​@@dinsel9691tu fol shqip është, "Enca" është këngëtare shqiptare.
@valbonabinakaj2000
@valbonabinakaj2000 4 года назад
Historia e dhimbjes shekullore të shqiptarit të Kosovës me vargjet e Ali Podrimjes me pak fjalë dhe muzika dhe interpretimi fenomenal i Petritit! Ishte dhe ende është shumë aktuale😥
@micmic6813
@micmic6813 Год назад
Edhe ne vitin 2022 emocionet e njejta per ket kange respect
@ferizajferizaj9555
@ferizajferizaj9555 4 дня назад
Qfarrrrrrr ndjenjeeeeee sikur sot
@arjolalekaj799
@arjolalekaj799 5 месяцев назад
2024 akoma kjo perl me plot kuptim si nga melodija si nga fjalet qe burojn nga shpirti 😢
@AB-ne3sf
@AB-ne3sf Год назад
Shqipe sidomos ju te shqipënisë zyrtare, nguliteni në mëndje që pa Kosovë të pamvarur e të lirë nuk ka Shqipëni! Rroftë e qoftë përjetë kombi shqipëtar, Amin!
@homelesspodcast
@homelesspodcast 17 дней назад
M'fal un jam i rinisë edhe nuk po kuptohet çka po thotë në këtë këngë. I kuptoj fjalet po jo çka po thotë
@edgenose8268
@edgenose8268 4 года назад
Nuk ka kenge, vargje, videoclip ne gjuhe shqipe më te mire se kjo. Betohem! Goosebumps
@sfouggarakis
@sfouggarakis 3 года назад
what a piece.... greetings from greece
@rasenganalbania5763
@rasenganalbania5763 2 года назад
Cunat ne te njejtin nivel me grupin The Prodigy, pioneret e zhanrit alternativ. Super tekst super pershtatje super muzik e bukur. Geg-alternative on the top
@orjadoera377
@orjadoera377 4 года назад
O Cuna keni bo Revoluzion.. Po mduket jeni ne vendin e gabum. Rrespekte nga Tirona.. Do Kisha qef tju shifsha så me shpesh ne boulevard te Tirones.. 🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱
@vhasani88
@vhasani88 7 лет назад
Veq ata qe kuptojn dhe dojn muzik qe ka kuptim. textshkruesit nje respekt te madh, je poet!!!!
@visiclimacus
@visiclimacus 7 лет назад
Ali Podrimja plako. ESHTE poet. :)
@visiclimacus
@visiclimacus 7 лет назад
ka vdek ne 2012, besoj kjo kenga do i kish pelqy.
@platinaporeshqi1819
@platinaporeshqi1819 Год назад
2023 and still ❤❤❤ …. I used to listen to you guys LIVE back in the days back home !!!! Much love from NY !!!!!!!!! Hopefully one day I get to bring my kids down so they can rock to your live performance !!!!!!!
@edjunior4999
@edjunior4999 5 лет назад
S’ka fjale e fjali qe e pershkruan kete nivel arti qe po n’a sillni ju,hallall ju qofte!🙌🏼
@lulihas
@lulihas 3 месяца назад
Çfarë Teksti!!! Fenomenal...😶😶😶
@ejonabariami9730
@ejonabariami9730 6 лет назад
Krijimtari super, jeni unik. pershendetje nga Saranda.
@asimaku4153
@asimaku4153 5 лет назад
Kjo kang esht si vera qe pijme , sa me e vjeter edhe me e bukur te gjith do kthehen tek rapsodit edhe tek kto fraza te qendisura kaq bukur! Respekt per realitetin qe tregon .
@GrupiJericho
@GrupiJericho 10 лет назад
JERICHO - Tomlin e nones
@mimozadervishi1510
@mimozadervishi1510 7 лет назад
Grupi JERICHO thank you
@gezimdapi1981
@gezimdapi1981 6 лет назад
Respekte !
@albanonmaloku3545
@albanonmaloku3545 6 лет назад
BAL
@LeWildSister
@LeWildSister 6 лет назад
Grupi JERICHO vazhdoni me shkrujt keshtu kenga, teksti eshte gjenial dhe muzika up-beat vazhdoni me kete rap-rock stil 🔥jeni
@nickname2180
@nickname2180 3 года назад
Kryeveper!
@nrno7419
@nrno7419 4 года назад
Krejt Gegnisht shum e thell rrofshit e kjofshit... Respekt
@lekashameti6865
@lekashameti6865 7 лет назад
S'më çon dot peshë si kjo, asnji këngë tjetër Shqiptare. Muzika dhe teksti bashkë. Ju lumtë çuna. 0:57 deri 1:44 është një kreshendo që interpretohet aq bukur, dhe më ekstazon në fjalët e fundit ...t'omlin e nonës, bal". Super muzikë. Rrok Shqiptar.
@illyrianard4969
@illyrianard4969 5 лет назад
Ky tekst eshte i Ali Podrimjes, Lindje, Perendim! Ka te beje me trojet tona qe i takojn perendimit por me koke jane te kthyer nga lindja dhe kultura e tyre e felliqur! Kenga eshte kryeveper.
@arewehumanorarewedancer8097
@arewehumanorarewedancer8097 2 года назад
Veq ni korigjim tvogel. Osht “tomlin” dmth qumeshtin e jo “t’omlin” 😄
@BatAL-fh7uq
@BatAL-fh7uq Год назад
@@arewehumanorarewedancer8097 Jo jo lal...ska nevojë për korrigjim: t'omlin e nonës=të ëmbëlin e nënës=qumështin e nënës...
@egonvelaj4237
@egonvelaj4237 2 года назад
Super muzike, super mesazh atdhetarie, super tekst nga i madhi Ali Podrimja, super interpretim nga Jericho. Pershendetje nga Vlora.
@clinteastwood071
@clinteastwood071 Год назад
Vargjet e te madhit Ali Podrimja. Te kenduara nga i Madhi Petrit Qarkaxhiu. ♥️
@lsm.g875
@lsm.g875 Год назад
Pa fjale..... pa fjale...... zemra e A.Podrimjes ne nje kenge te pakrahasueshme
@brunildaleka1186
@brunildaleka1186 6 лет назад
Dhiesesh mu ne Noiza Ledra Dafina Elvana kjo kng duhet tkishte 100 m views Muzike per vesh e jo per sy 👐👏👍
@gerzhita
@gerzhita 2 года назад
This is a gym banger too. Gives you freaking chills when you lift weights
@shkodranalbi
@shkodranalbi 7 лет назад
Thjesht brilante. E arritun ne te gjitha pikat. Djemte e Jericho-s jane sot per sot ne krye
@aleksandarseksan2308
@aleksandarseksan2308 23 дня назад
Odlican bend. Odlican. Volio bih da ih vidim u Sarajevu.
@albalbi4308
@albalbi4308 9 лет назад
kur kam qen ma i ri e kom ngju shum amo sma ka kap tash e kuptoj dhe ndihem krenar. :)
@auloncurri4001
@auloncurri4001 4 года назад
ALB ALBI kallxom mu qka i bje se sjam ka e kuptoj
@kastriotmuqaj1206
@kastriotmuqaj1206 4 года назад
kur te rritesh edhe ti se edhe un se kom kuptu ama tash po me ni koh ka pas burra tash burrat u banen gra 😉
@jetonjahaj1034
@jetonjahaj1034 4 года назад
@@auloncurri4001 shum e thjesht kjo o per kosoven qka o tu hjek pi evrope edhe amerike te dyja e kan blloku edhe izolu
@taurinserotonin9994
@taurinserotonin9994 7 лет назад
Kryekeng respekt nga Tirana
@darwinism14
@darwinism14 9 лет назад
Një këngë për të qenë, është aq e mirë sa të duket e shkurtër, megjithëse është e përkryer, aq sa duhet. Edhe para disa ditëve te uzina Dinamo ishin shumë mirë live. Përgëzime!
@elma.sulejnani5358
@elma.sulejnani5358 3 года назад
Keng me ta terqeth trupin ...nuk vdesin kto keng kurrrrrrrrrr.bravo shqipe 2021 me endje e ndegjojjj
@en3724
@en3724 8 лет назад
Esht 1 super keng me super kuptim por sa keq q nk esht vlersuar sic duhet , bravo bravo
@censura1210
@censura1210 2 года назад
kjo duhet të jetë himni i çdo proteste kudo në trojet Shqiptare pasi i përmbledh të gjitha.
@illyrianard4969
@illyrianard4969 5 лет назад
Dhe kur e mendon qe eshte ende aktuale tek ne, vertet qe jemi si dele t’perqanë. Do me Arabinë e do me Europen. Zot jepna mendt...!
@gentbax3955
@gentbax3955 6 лет назад
Madheshtore! Respekte nga Tirana
@Lopakosit
@Lopakosit 8 лет назад
Jericho... te vetmit qe kuptojne!!!
@EvisMucaTvp
@EvisMucaTvp 5 лет назад
Do shtoja, të vetmit që dinë ta kthejnë në art të vërtetë atë që kuptojnë, që është dyfish aftësi.
@ShturmanBasov18
@ShturmanBasov18 7 лет назад
You guys are great! I love this song!
@Katana581
@Katana581 10 месяцев назад
Mishi kokra! Krijimtari unik, ju ndjek qy vite me pare! Dhe akoma vazdoj 👏🏻👏🏻👏🏻👏🏻❤️🇦🇱
@oblivionzzzmike
@oblivionzzzmike 4 года назад
Powerful song! Underestimated as f!
@defacto7101
@defacto7101 5 лет назад
Jericho ashtë vlerë kombtare. Ama rrall kush e kupton
@valdetelipovica4661
@valdetelipovica4661 5 лет назад
Edhe ne 2019 ngohet edhe kurr nuk bohet Bajat.
@user-ul2xq6qq4o
@user-ul2xq6qq4o Месяц назад
Epic Epic Epic
@albanahoxha4038
@albanahoxha4038 4 года назад
Margaritaret e teksteve dhe muzikes!
@goldeneagle3638
@goldeneagle3638 8 лет назад
kjo keng boll mir asht vlersue. para 1 dekade ne rtk asht degju nonstop kjo
@durmaj
@durmaj 6 лет назад
Problemi është që nuk e vlerson publiku
@arberbardhaj4267
@arberbardhaj4267 4 года назад
@@durmaj problemi eshte qe skan tru me vleresu se jon te njejt sikur politikanat hajna e kriminela qe ja qine nanen ktij vendi!!!
@ladmyzeqari
@ladmyzeqari 3 месяца назад
Plot frymezim hala n 2024
@nickname2180
@nickname2180 2 года назад
Vetem keshtu na pranojne ne evrope kjo kenge edhe ky tekst i te madhit Ali Podrimja tregon gjithçka!
@visarbekteshi9129
@visarbekteshi9129 4 года назад
This is Visar Bekteshi, happy to see you boys doing fantastic.
@WikiVideo
@WikiVideo 3 года назад
25 Gusht 2020 edhe tu e ndegju si me qene premiere! Kjo eshte gjithmone aktuale! Kush tjeter eshte duke e degjue akoma?
@lind5017
@lind5017 3 года назад
2021 ktu? Jericho te pavdekshem ♥
@anarroshi374
@anarroshi374 2 года назад
Poezia "Tomlin e nenes" nga Ali Podrimja
@ilirmema7245
@ilirmema7245 4 года назад
Jam shum krenar ce kena kshu muzikantash e na knaqin me muziken e tyne.bravo ju uroj te jeni mir e te vazhdoni dhe ma shum se ju kena shum nevoj
@stepbro5387
@stepbro5387 6 лет назад
duhet me t'nigju 10x me t'kuptu 0,1x! sepse duhet me derivu kangen me tekstin dhe muziken...-, ban Art, dhe ke ba shum tmos ndjehen ma artista!
@RunawayXAI
@RunawayXAI 3 года назад
shum stilin e veqant e keni..ju jeni bash artista
@savaradovic8518
@savaradovic8518 4 года назад
Bravo i hvala.
@dushidushi7202
@dushidushi7202 5 лет назад
Shume e bukur! Hallall cuna,vazhdoni keshtu!
@nikolanikolica4182
@nikolanikolica4182 10 лет назад
Bravo !!!!!!!! Perfect !!!!!!
@curtm.4592
@curtm.4592 6 лет назад
This is Cowboy Curtis. I hope you are doing well. Shout out to Petrit.
@curtm.4592
@curtm.4592 6 лет назад
I was just listening to the radio spot we did together when I was with KFOR. I miss Kosovo and the wonderful friends I made there.
@user-zv7yb4yp9g
@user-zv7yb4yp9g 6 лет назад
Thanks for your service!
@illyrianard4969
@illyrianard4969 5 лет назад
Thanks for your service Curtis! We are very thankful.
@Killswitch-ON
@Killswitch-ON 4 года назад
Bro, you're welcomed anytime 👊
@kushtrimetemi7643
@kushtrimetemi7643 3 года назад
Thank you for your service Curtis. God bless you 🙏 ❤
@bajramcurri123
@bajramcurri123 6 лет назад
respekt, jeni artista, dhe bani art: shartim i mrekullushem dhe origjinal i thrash-rapsodi
@elvisdurres8945
@elvisdurres8945 10 лет назад
jeni spektakel cuna. RESPEKT
@illyrianard4969
@illyrianard4969 5 лет назад
Keni andej ju keso cunash spektakular!? Haha, pak shaka! Te duam pa mase oj Shqiperi e Ëma jone!
@klevissilver84
@klevissilver84 9 лет назад
Shume bukur ka nje ritem te sinkron qe shkon shume me tekstin por do me pelqente te vazhdonte akoma me tekstin pse te mbaronte ne gjys te kenges
@juridabdija1833
@juridabdija1833 9 лет назад
kaq eshte poezia e Ali Podrimes, sepse poezia eshte e tij, gjths grupi e ka performuar ne menyre fantastike :)
@marinafashionist830
@marinafashionist830 3 года назад
I LOVE THIS SONG!!!
@riatramadani9296
@riatramadani9296 4 года назад
E kësaj i thonë rrok alternativ shqiptar. Epike!E papërsëritshme.
@edcolins5498
@edcolins5498 3 года назад
Valla, me vjen mire qe keshtu diqka ekziston ne Kosove, ju lumte !
@Shqiptarmezemer111
@Shqiptarmezemer111 7 лет назад
Muzik e pa shuar! Bravo 2017! 🇦🇱🇽🇰
@MyzaferEjupi-ig1bz
@MyzaferEjupi-ig1bz Год назад
Himn te Kosoves e kisha bo per bes ❤
@UshtariFSK
@UshtariFSK Год назад
KENG QE KA KUPTIM! JENI NE ROCK TE FORT JAM FANS I MUZIKES TUAJ..........
@enea93
@enea93 4 года назад
How great is this ❤💛❤💛❤
@mandibraka8234
@mandibraka8234 8 месяцев назад
Mishi puçkurriza...bëni më këngë të tilla djema..🤟
@Killswitch-ON
@Killswitch-ON 4 года назад
Kenge me tekstin me domethenes qe ka pasur muzika shqiptare. Do te duhej te ishte obligative ne lenden e muzikes
@AAl-uc4jc
@AAl-uc4jc 5 лет назад
Super kenge ,super interpretim
@art.art.1744
@art.art.1744 6 лет назад
Sa here e degjoj, Thelle ne shpirt te preke.
@shqiptaralbanian476
@shqiptaralbanian476 8 лет назад
Bravo . Qe ta artista na. Duhen neve
@perparimshabani7174
@perparimshabani7174 Год назад
Definitiv ket muzike e ndegjoj me krenari
@robbenalfans5501
@robbenalfans5501 4 года назад
Keng qe duhet vlersuar nga shkodra rrespekte kosov
@igballekrasniqi3293
@igballekrasniqi3293 5 лет назад
2019 🇦🇱🇽🇰🇽🇰🇽🇰🇽🇰👏👏👏👏👏👍
@ThePlakuu
@ThePlakuu Год назад
Mjeshteri! Per ata qe e kuptojn domethenien e kenges :)
@GFORCE320
@GFORCE320 3 года назад
Masterpiece, Petrit je i madhe
@fashisti1
@fashisti1 5 лет назад
love youuu!!!
@arthurbarnabas9015
@arthurbarnabas9015 8 лет назад
kjo te ben te ndihesh krenar.
@ledinebiu3112
@ledinebiu3112 5 лет назад
Para disa vitesh i ndoqa live tek piramida ne tirane...super...
@lea_motivation
@lea_motivation Год назад
2022 hala epike kjo keng 🤷‍♂️ realiteti dhe profecija e ksaj poezie po permushet cdo dit e ma teper ...
@ilirjanprenga9379
@ilirjanprenga9379 4 года назад
Madheshtor jeni👏
@alisahiti1864
@alisahiti1864 5 лет назад
Nostalgji per at'her kur kongt kan pas kuptim Unikkatil
@mimozadervishi1510
@mimozadervishi1510 7 лет назад
Do zoti kemi mundesi me u taku me ket grup sepse burri im esht belg gjdo mengjes ndigjon jericho edhe pse Nukdi i kupton mir si un
@CEMOSHKUPI
@CEMOSHKUPI 7 лет назад
Ska lidhje a i kupton apo jo, kryesore eshte te jehoje kenga shqip neper shpi.
@liis5425
@liis5425 2 года назад
shuj shuj se mut e paske bo
@erionskitchen3829
@erionskitchen3829 5 лет назад
Nji nga kanget ma te bukura shqipe
@esmeraldakalia1695
@esmeraldakalia1695 Год назад
Big like ket keng 2022 ktu 😍😍😍
@ayzee968
@ayzee968 4 года назад
Erdh Dita !
@welcometothejungle3839
@welcometothejungle3839 Год назад
Super.Shof edhe pak rage against the machine mren.
@abdulahiemir6275
@abdulahiemir6275 2 года назад
Bravo!
@MsBesamemucho
@MsBesamemucho 5 лет назад
The Lyrics are f%king Perfect!
@nickname2180
@nickname2180 4 года назад
I pa vdekshmi Ali Podrimja!
@kastriotgashi
@kastriotgashi 2 года назад
Jeriko, i pa perseritshem!
@pushipushi5034
@pushipushi5034 4 года назад
Woooooowwwwwwww mishi mu rrenqeth
@afkking5489
@afkking5489 5 лет назад
Edhe pas 100 vite do te degjohet.
@user-ws8mt2cm8q
@user-ws8mt2cm8q 3 года назад
jo veq 2021 , po deri sa tdes...
@ahmethoxhaj4548
@ahmethoxhaj4548 4 года назад
2020 ende më mahnitin
@igballekrasniqi4206
@igballekrasniqi4206 2 года назад
2021 keng te pa vdekshme
Далее
Gjergj Leka - TROPOJANI (klipi origjinal)
4:33
Просмотров 405 тыс.
Enderroj - Altin Goci ( Ritfolk ) "New version"
4:18
Просмотров 165 тыс.
Zlatan embarrasses Speed 😂 #ishowspeed
00:32
Просмотров 10 млн
Нашли Краша Младшей Сестры !
23:46
JERICHO - Kanga jone
6:26
Просмотров 1,6 млн
JERICHO - Albanian Rhapsody
3:22
Просмотров 621 тыс.
Djemt e Detit-Jakup Ferri (with lyrics)
4:30
Просмотров 330 тыс.
JERICHO - Kur do t'pushoje kjo kange
6:12
Просмотров 438 тыс.
TROJA - Amaneti i Clown-it
4:33
Просмотров 2,7 млн
Jericho - Shkaba, 29 Mars 2010 - Top Fest 7
4:09
Просмотров 39 тыс.
JERICHO - Nentor i ftohte
6:34
Просмотров 1 млн
Familja Qena // Oj Hanë, Muharrem Qena LIVE
2:59
YULDUZ USMONOVA -AYAMAY(PREMYERA)#2024
3:17
Просмотров 387 тыс.
Stray Kids <ATE> Mashup Video
2:17
Просмотров 1,9 млн
Басстер - Салони BMW | 2024 | comeback
3:49
Jakone, Kiliana - Асфальт (Mood Video)
2:51
Просмотров 4,2 млн
Shoxruxbek Ergashev - Alam ekan (Official Music)
4:37