Тёмный

Ka nje mesazh per ty - Arditi therret motren, koha per te bere paqe! (31 Janar 2021) 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 330 тыс.
50% 1

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
I ftuar në në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare” Arditi 25-vjeç me origjine nga Puka. Ai ka rrëfyer marrëdhënien e mrekullueshme që ka me motrën e tij të madhe Liliana dhe dashurinë e madhe që ndjen për të. Arditi ka treguar një moment kur shoku i tij Dj e ka parë të motrën në një dasmë dhe e ka pëlqyëer. Ai pranoi që të dy të njiheshin dhe krijoi mundësinë që shpesh herë të takoheshin me njëri-tjetrin. Tani ata të dy janë të martuar dhe të lumtur.
“Motra ime është një ndër mrekullitë më të mëdha që ka bota dhe do ketë. Vitin që kaloi në Shtator u martua dhe pothuajse çdo gjë ose çdo sekret që kemi patur i kemi shprehur dhe i kemi ditur. E vetmja mbështetje , i vetmi njeri që ka patur gjithmonë besim tek unë është motra.
Ne kishim një dasmë në vitin 2016 tek një kushëri dhe Dj i dasmës ishte shoku im që sot është bashkëshorti i motrës sime. Kur po bëheshin vallet po e shikonin njëri-tjetrin në sy dhe po më digjte diçka nga brenda, por s’i thoja dot gjë se kishte njerëz plot dhe e lashë. Në vallen e fundit u çuan dhe kërcyen dhe po e shtrëngonin njëri-tjetrin nga dora dhe i po i jepnin një buzëqeshje aq të ëmbël sa edhe vetë i kisha zili, por nuk doja ta pranoja. Kur mbaruan vallet, e kapa dhe i thashë vëlla ke gjë me motrën time? Jo s’kam gjë tha, unë i thashë ajo është personi më i shtrenjtë i jetës sime dhe për të bëj shumë e shumë gjëra. Jo tha s’kam gjë.
Nëse ka diçka më trego që ta di e mos e marr vesh nga të tjerët. Vjen pas një jave dhe më thotë unë e pëlqej motrën tënde. Po më gërryente diçka përbrenda, por çfarë t’i thoja se dhe tek motra kisha shumë besim sepse është një njëri i mrekullueshëm. I thashë të njihen, kur dilnin për kafe, i thoja bab po marr motrën edhe po dal në kafe. Babi më thoshte çfarë je duke bërë se nuk e ke marrë ndonjëherë motrën në kafe dhe ra disi në dyshime. Një muaj dy muaj unë si ushtar mbrapa dhe sot jam me fat dhe i lumtur që është martuar dhe është personi më me vlerë në këtë botë”, ka rrëfyer Arditi.
Ditën e dasmës Arditi tregon se i ka bërë edhe një këngë ku e kanë pëlqyer dhe mbështetur të gjithë. Arditi ka ardhur në emision që të ftojë motrën e tij të vogël Alketën sepse marrëdhënia mes tyre është e ftohtë dhe shumë ndryshe nga marrëdhënia që ka patur me Lilianën. Madje Arditi ka treguar se ata nuk kanë bërë kurrë foto me njëri-tjetrin dhe puthjet apo përqafimet mes tyre janë shumë të rralla. 25-vjeçari i ka premtuar motrës 16 vjeç se do e dojë gjithmonë dhe marrëdhënia e tyre do jetë më e ngrohte. Vajza nuk e priste një surprizë të tillë nga vëllai dhe u përlot në studio. Në fund ata i dhanë puthje dhe përqafime njëri-tjetrit gjë që nuk ka ndodhur që kur ishte ditëlindja e fundit e Arditit. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Развлечения

Опубликовано:

 

30 янв 2021

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Построил ДЕРЕВНЮ на ДЕРЕВЬЯХ!
19:07
Бмв сгорела , это нормально?
01:01
Ревнивый песик😁
0:30
Просмотров 3,3 млн