Тёмный
No video :(

Kartelet e Meksikës, nga Sinaloa te Zetat - Cartel, Top News 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 58 тыс.
50% 1

Lufta brutale e drogës në Meksikë, merr me mijëra jetë njerëzish cdo vit ndërsa grupet e fuqishme të trafikut, luftojnë për territore dhe ndikim.
Këto kartele, kontrollojnë zona të gjera të vendit dhe janë përgjegjëse për korrupsionin politik, vrasje dhe rrëmbime...
Por, cilat grupe janë më të fuqishmit..?
Karteli i Sinaloas, kontrollon pjesën më të madhe të meksikës veriperëndimore.
Qeveria amerikane e ka cilësuar kartelin sinaloa si një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës, në botë. Themeluar në fund të viteve 1980, ai për shumë vite është udhëgequr nga lordi famëkeq i drogës, Joaquin El Chapo Guzman, ose ‘shkurtabiqi’, që dikur klasifikohej edhe si një nga njerëzit më të pasur të botës. Jeta e tij dhe perandoria e pamatë e trafikut të drogës, kanë qenë subjekt i shumë librave dhe serialeve televizive. Nën udhëheqjen e tij, karteli mori reputacionin e ashpër për dhunë dhe ka luftuar egërsisht me disa grupe rivale. Kartelet meksikane, përplasen shpesh me njëri tjetrin, por duhet pranuar edhe se mund të krijojnë aleanca strategjike po ashtu. Sinaloa u bë furnizuesi më i madh me droga në SHBA gjatë mbretërimit të gjatë të El Chapos, thonë zyrtarët.
Karteli rrëmbente, torturonte dhe masakronte anëtarët e grupeve rivale kriminale. Ai po ashtu kishte akses në arsenale të stërmëdha armësh, përfshirë granatalëshues ndërsa Guzman kishte një kallashnikov të larë me ar.
Por, në korrik 2019, lordi i drogës u dënua me burg të përjetshëm në shtetet e bashkuara të amerikës, pas një prej gjyqeve të profilit më të lartë në historinë moderne të vendit.
Prokurorët thanë se Guzman kishte trafikuar kokainë, heroinë dhe marijuanë dhe kishte krijuar një rrjet trafikantësh, rrëmbyesish dhe vrasësish në listën e tij të pagave.
Burgosja e tij coi në një rritje të dhunës në rajon pasi grupet e tjera tentuan të përfitonin nga mundësia. Por, pavarësisht kësaj, Karteli i Sinaloas, mbetet jashtëzakonisht i fuqishëm. Ai vazhdon të dominojë edhe sot meksikën veri perëndimore dhe raportohet se ka një prani të shtuar në qytete që variojnë nga Buenos Aires deri në Nju Jork.
Karteli po ashtu vazhdon të bëjë miliarda dollarë nga trafiku i paligjshëm i narkotikëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Evropës dhe Azisë, thonë ekspertët. E ndërsa lideri i hershëm i tij tani është pas hekurave, thuhet se karteli kontrollohet pjesërisht nga djali i Guzman, Ovidio Guzman LOpez.
Kur Guzmani i ri u arrestua nga forcat e sigurisë në tetor 2019, njerëz të armatosur të kartelit Sinaloa, treguan menjëherë kapacitetin serioz ushtarak të grupit. Ata bënë beteja nëpër rrugë me ushtrinë, në mesin e ditës, i vunë zjarrin makinave e madje edhe inskenuan një arratisje nga burgu para se lideri i tyre të lirohej. E kjo, ishte një shenjë që tregoi qartë se grupi mbetet një forcë jashtëzakonisht e fuqishme...
Vetë presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, doli në televizion për të njoftuar operacionin për arrestimin e Ovidio Guzman, në bastionin e kartelit SInaloa.
"Askush nuk zgjohet një ditë dhe vendos të bëhet një trafikant droge. Këto vendime merren pasi kanë ndodhur një sërë ngjarjesh në jetën e dikujt."
Kështu e përkufizon botën e drogës një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të botës.
Jeta e tyre është e mbushur me krime, trafiqe, vrasje, tradhti, bëma dhe mite.
Një seri dokumentarësh vjen në Top News, mbi lordët famëkeq të drogës.
Cartel
Çdo të dielë
Ora 21:00
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Cartel #TopChannel #TopNews

Опубликовано:

 

27 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 29   
@KELMENDII
@KELMENDII Год назад
🇦🇱MAFIA SHQIPTARE🇦🇱 Alex Rudaj nga ULQINI🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🇦🇱🦅🦅🦅🦅🦅🦅
@agronpogradec1935
@agronpogradec1935 Год назад
Ju lumte se edhe shqiperine keshtu po e bejne lum ne si popull cfare shikojme emisjone😢
@Male-ek7be
@Male-ek7be 11 месяцев назад
Amado carillo mbas Escobarit
@ElCapedan
@ElCapedan 7 месяцев назад
El Mancho eshte sipas CIA thot nese Escobar apo GoodFather te ishte gjalle do i kishin friken El Mancho ka nje ushtri reth 100,000 Armet qe ka ushtria tia nuk i ka ushtria amerikes CIA akuzon se do te blej 3 avion F35 dhe 2 F15
@Sver89
@Sver89 3 месяца назад
Me kupola shtetërore institucionesh me ushtri partishe
@paulinbudini4033
@paulinbudini4033 Год назад
Ju lutem per felix
@user-uz2kd7uq4w
@user-uz2kd7uq4w Год назад
Kta Jan qeveri me vete bab
@Sver89
@Sver89 3 месяца назад
Jane te lidhura me parti more si ne shqiperi
@zerofourmckrra
@zerofourmckrra Год назад
E pse duhet ta shojn shqiptart ket emison ? Per te marr mesim? Puhhh si jeni ba ju gazetart me kew se politika
@GrapeCrusherChannel
@GrapeCrusherChannel Год назад
el Mencho CJNG
@buzraofficial4200
@buzraofficial4200 Год назад
Felix gallardo bashkoj Te gjitha kartelet bashk ne vitet 80
@duckhighlightsofficial
@duckhighlightsofficial Год назад
Gallardo tha qe nese nuk do e beja un trafikun do dilte dikush tjeter dhe qe nga futja r tij ne burg tha qe Meksika do jet vater terrori pasi ai arrite ti mblidhte te gjith bashke
@dailythings6052
@dailythings6052 Год назад
Mos shiko shum filma o plak ,kartelet Jane te Cia. Keta thjesht perdoren.
@lugatilugati6813
@lugatilugati6813 Год назад
​@@dailythings6052jan fmi er burr
@arbengega2315
@arbengega2315 11 месяцев назад
Galliordo ishte i paarritshem i vetmi qe i bashkoje meksikanet ne 1 tavoline
@lugatilugati6813
@lugatilugati6813 11 месяцев назад
@@arbengega2315 gazetari🤣🤣🤣
@medinagerbeti7033
@medinagerbeti7033 Год назад
He said
Далее
Ajdarlar...😅 QVZ 2024
00:39
Просмотров 484 тыс.
나랑 아빠가 아이스크림 먹을 때
00:15
Просмотров 3,2 млн
SIGMA ENVY IS UNTOUCHABLE 🔥 #insideout2
00:10
Просмотров 3 млн
Bosi i Bosëve: Jeta e Toto Riinës - Cartel Top News
29:50
Pablo Escobar, Perandori i Kokainës - Cartel Top News
27:39
Ajdarlar...😅 QVZ 2024
00:39
Просмотров 484 тыс.