Тёмный

Lati Kaleshe & Musai Bele NE KONAK 

MUZIKE & FILM SHQIP
Подписаться 22 тыс.
Просмотров 14 тыс.
50% 1

Fshati Tuhin është vendbanimi i cili shquhet për ruajtjen,krijimin dhe avancimin e këngës burimore kërçovare. Këtë e dëshmon edhe prania e madhe e një numri të konsiderueshëm të këngëtarëve të burimit të Kërçovës që ishin dhe janë prezent aty.Në këtë vatër të folklorit të Kërcovës me rrethinë ,, Ma shoum osht kënau se osht britht “ thuhet në librin e Dr. Agron. Xhagollit dhe Dr. Ramazan Bogdanit.( Kërcova identiteti kulturor-f-90)
Këngëtari që llogaritet edhe si sylynjari i këngës burimore autoktone dhe autentike kërçovare , ishte Ferat Xhemaili ,ku në popull njihet si Lati Kaleshe. Ishte me prejardhje nga lagja e vogël malore Kaleshe, me shtrirje në pjesën veriore të Tuhinit,15 km në veri lindje të Kërçovës , e më sakt rrëzë malit të Ujmirit. I lindur në vitin 1918 ,ndërsa ndërroi jetë në v.2002 në Kërçovë .
Karateristikat e të kënduarit të tij ishin shumë specifike.Ishte i ëmbël, muzikal, kishte zë ca hundor, eksploziv,zë të ngjyrosur, tepër intonant ,me hova hova, gjithmonë i pari,por shpesh e mbante edhe zërin e dytë për të dhënë intonacionin bazë.Zëri i tij kishte një shtrirje ambitusi të gjërë, i njëjtë si në notat e larta , ashtu edhe në ato të ulta, kualitativ . Këndonte prej mbrëmjeje e deri në mëgjes, ishte kondicional ,zërin e shfrytëzonte në mënyrë racionale, bënte ekonomizim të tij. . Me mjaltëzime të lezetshme dhe rrënqethëse, të përshtatura në bazë të motivit të këngës, të vendosura në frazat aty ku duhet dhe sa ka nevojë për të mos e monotonizuar strofën, ruajtja e ritmikës gjatë bredhjeve vokale në frazë, me përcjellje të emocioneve te shokët e grupit dhe të gjithë të pranishmit, do të thotë që ky këngëtar nuk këndonte vetëm për veten e tij, por më shumë për të pranishmit që ishin prezent aty.
Konaqet asaj kohe ishin përplot me të pranishëm , nuk i nxenin odat ,,Në një dasëm kënaum bashkë, e çuditëm Debreshin e Gostivarit” thotë këngëtari pjesëmarrës i grupit Vehbi Haziri nga Prapadishti. Nga të pranishmit në konaqet e gëzimeve të ndryshme familjare thuhet se ,, Kour kënonte Lati, njerëzit nuk merrnjin freyjm, atey nejeshte miza kah fliron “shprehet dëshmitari dhe mbajtësi i zërit të dytë, këngëtari Halit Ahmeti nga Kaleshet, shok i grupit vokal të tij, ku ai mandej vazhdon ,, Kourse njerëzit fkatnjin me të modhe ,, ooo hajde xhaka Lat hajde, bjeri Ferat bjeri , qaje Lati qaje ,vajtoe vajtoe, hiçe Lati hiçe, dixhe dixhe , o hejdhe Lati hejdhe, o hajde Lat ooo bilbil e kumoan, etj, etj”
Këngët kryesisht i mësova nga Sinani Miftare nga Kaleshet ,, ndërsa unë thotë xh Lat më vonë u bëmë një grup me Rrafmon Kaleshe ,por shpesh këndonim largas ,ball për ball e karshi karshi.Tregon një rast se si, unë isha te vendi i quajtur Hamze Madhe, ndërsa ai në vendin e quajtur Çardak që të dy të intonuar largas bashkonim zërat dhe duke u afruar e vazhdonim ate, ndërsa të gjitha ato që na dëgjonin i lernin punët bujqësore për të na dëgjuar neve dyve.(Deklaratë autorit, dhekëngëtari Remzi Arsllani ,fjalët ia thoshte vetë Ferat Kaleshi-LATI.)
Së pari këndoi me Rrafman Kalosh Isenin dhe Kadri Aliun si të rinjë, ku edhe pse që të tre me zërin e bylbylit ,asaj kohenuk i ofronte fort konaku i dhomave në ato oda, ato ishin më pak të pranishëm.Më vonë ato u bashkuan në grup polifonik, me diafoni të theksuar , ku ai i printe grupit si këngëtar nisës, dhe atë me : Xhevit Sadikun , Murat Muratin, ku sëbashku kënduan rreth 30 vite, si një trio të pakonkurent. Rivalë shumë të denjë ishin grupi i Ali e Imer Ollomanit , të cilët kishin kënduar bashk edhe me Kamerr Bllacën .Ajo që i karakterizonte të treve ishte se ato ishin këthyes, por edhe mbajtës të këngës burimore, dhe grupet tjera e kishin rëndë të ballafaqohen ball për ball me këto mbretër. Për arsye të sigurimit të ekzistencës familjare këto anëtar të grupit duhej të angazhohej në punë të tjera, kjo ishte edhe arsyeja që ato si grup nuk funkcionuan më . Më vonë xh Lat shoqërohet edhe nga këngëtarët Halit Ahmedi dhe Bajram Aliu, por edhe Hajdar Jusufin e Rushan Sejdinin, e shumë të tjerë. Në vitin 1987 i ndahet nga jeta djali i tijë ku edhe nuk e vazhdoi më këngën që e deshte shumë. Zakonisht grupi i Latit përbëhej nga tre antarë, e rrallë herë edhe nga katër..
Këngët që më së tepërmi ua servonte për ambientet e ahengjeve të ndryshme familjare ishin: ,, Baftijar Shitovës, Bylykbashi, Motra Merheme, Myzhde shokë, Igjidi Brahejmi, Kërkon Pasha Vilajetin, Kafne Gatë, Qeremija, Shishmon Mehmet Aga, Sullton Selimi” e tjera, dhe rreth 30 këngë të tjera, që dispononte në repertuarin e tij.
Këto dhe gjitha këngët që i këndoi ai , sot gjenden në një numër të konsiderueshëm disqesh që gjenden në fonotekat e shumë dashamirëve dhe adhuruesve të burimit të këngës kërçovare, si edhe në faqet e ndryshme elektronike të internetit,e sidomos në youtube.
Nga Bexhet Jagodini

Опубликовано:

 

20 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 2   
@abdiabdiu4346
@abdiabdiu4346 4 года назад
Keshtu mo jo:;
@belulshaini9819
@belulshaini9819 3 года назад
Hej dinja ilvida
Далее
Konaku ne fshatin  Kaleshe
24:54
Просмотров 19 тыс.
Hatixhe Dikena | KENGE KERCOVARE GRASHE
57:20
Просмотров 10 тыс.
INTERVISTE,  GJELA DUKA - VOTRA E ARTISTEVE MIRDITE
31:03
Humoristt Krcovar2
6:08
Просмотров 27 тыс.
DIASPORA KERCOVARE NE DORTMUND
1:03:17
Просмотров 119 тыс.