Тёмный
No video :(

Lulzim Basha merr mandatin e deputetit të PD në zonën 33 në Tiranë - (5 Korrik 2005) 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 4,3 тыс.
50% 1

Lajme arkiva 2005
Komisioni zgjedhor i zonës 33 Tiranë ka përfunduar punën duke shpallur dhe dorëzuar mandatin për deputetin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.
I shoqëruar nga bashkëshortja dhe stafi i tij elektoral, deputeti Lulzim Basha ka marrë mandatin duke përgëzuar komisionerët për punën intensive.
Lulzim Basha: “E di që ka qenë e stërzgjatur shpesh herë edhe me mundime mbi njerëzore, por mendoj se është një provë që e kemi kaluar me sukses demokracinë tonë të re dhe që shpresojë që do të kontribuojmë në fuqinë e demokracisë, ju faleminderit!”
Sipas rezultatit zyrtar i shpallur pas numërimit të votave dhe mbledhjes së tabelave përkatëse, deputeti Basha rezulton me 7870 vota të fituara me një diferencë, prej 1175 votash me kandidatin e Partisë Socialiste Arben Ahmetaj.
Lulzim Basha: ”Mendoj se ka qenë një proces i gjatë i lodhshëm për anëtarët e grupeve të numërimit, KZZ vet po i jam shumë mirënjohës qytetarëve që morën pjesë në këtë detyrë fisnike, të ruajtjes, numërimit të votave të qytetarëve, pasurisë më të madhe që ka demokracia shqiptare jo vetëm në zonën time po dhe në gjithë zonat e Shqipërisë mendoj që kjo natyrë fisnike është përmbushur në tërësi sipas kërkesave të ligjit. Dhe shpresoj në ato zona ku nuk ka mbaruar akoma që kjo të vazhdoj në këtë mënyrë, në mënyrën që të konsolidojmë bazën e demokracisë shqiptare dhe të ecim përpara në rrugën tonë drejt integrimit evropian.”
Gazetarja: “Si zëdhënës i fushatës së Partisë Demokratike, po shikoni disi të tensionuar momentin e finalizimit të mandateve.“
Lulzim Basha: ”Ka pasur raporte për zona ku procesi nuk ka ecur tërësisht qetësisht, në fakt kjo ka qenë gjendje e cila mund të jetë kondisionuar edhe nga përvoja e parë. Megjithatë në tërësi mekanizmi ka funksionuar dhe shpresoj që do të kurorëzohet në çdo zonë. Siç e thash në të mirë të gjithë shqiptarëve në të mirë të Shqipërisë.”/tvklan.al
Gazetare: Aranita Brahaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Опубликовано:

 

28 фев 2023

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 5   
@neperqiell3496
@neperqiell3496 Год назад
What a lovely jolly guy! I sure hope he doesn't end up running for parliamentary elections but instead become the laughing stock of an entire country
@kujtimmorina7765
@kujtimmorina7765 Год назад
Vajti 50 vjeq dhe duket si 25 vjeqar
@neperqiell3496
@neperqiell3496 Год назад
O usta ka 18 vjet kjo video
@kujtimmorina7765
@kujtimmorina7765 Год назад
​@@neperqiell3496nuk e dita vlla u befasova, mendova mos eshte ndonje rikthim
@a1a1477
@a1a1477 7 месяцев назад
Ka qe 2005 kjo video
Далее
БАТЯ И СОСЕД😂#shorts
00:59
Просмотров 2,1 млн
Survive 100 Days In Nuclear Bunker, Win $500,000
32:21
Symmetrical face⁉️🤔 #beauty
00:15
Просмотров 1,9 млн
Lulzim Basha: Lidhja ime me Argita Berishën!
3:56
Просмотров 9 тыс.
БАТЯ И СОСЕД😂#shorts
00:59
Просмотров 2,1 млн