Тёмный

MISTERI I RUBIKUT | 4K DRONE VIDEO 

GOGLA
Подписаться 11 тыс.
Просмотров 10 тыс.
50% 1

Mijëra vjet më parë, në trevën e Rubikut thonë se ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte të mbjellat. Ishte hyjnesha Robiko, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo murtajë e kuqe.
Tash, ritualisht, çdo pranverë, banorët e kësaj zone festojnë ditën e Shelbuemit. Presin një ka, një dash dhe i nxjerrin njeri-tjetrit verë të kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko.
Dhe jo rastësisht, edhe emri Rubik i këtij vendbanimi, e ka origjinën pikërisht nga kjo perëndeshë e lashtë pagane.
Majë një shkëmbi të bardhë, prej gati 900 vjetësh, banorët vendas ndërtuan një prej kishave më të mëdha të asaj kohe. E pagëzuan me emrin Shelbuem, duke i dhënë emrin e festës, në përkujtim të hyjneshës. Edhe kisha ka legjendën e saj.
Rrënojat e vjetra të kolegjit të dikurshëm françeskan pranë kësaj kishe, ekspozojnë dhimbshëm indiferencën tonë ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore. Bëhet fjalë për objekte dhe treva, ku historia risjell në kujtesë, pjesë të identitetit dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.
Rubiku hyri në histori për kuvendin e mirënjohur benediktin, deri në gjysmën e dytë të shekullit që lamë pas, ku emri i këtij qyteti u lidh me nxjerrjen dhe përpunimin e bakrit.
Mbi qytetin e vjetër u ndërtua qyteti i ri i minatorëve, metalurgëve dhe gjeologëve. Të parët që zunë vend këtu qenë minatorët, në vitet `30-të, kur nisën punimet në minierën e bakrit prej një firme italiane. Më pas, aty u ndërtua Uzina e Përpunimit të Bakrit, që siç pohojnë specialistët e industrisë, ishte njëra ndër katër më të zgjedhurat në Evropë.
Njëra prej fabrikave të kësaj uzine prodhonte ar. Fatkeqësisht, sot, kjo uzinë nuk është gjë tjetër veçse një varrezë hekurishtesh edhe pse oxhakët e saj akoma të impresionojnë. Përballë saj hodhi shtat qyteti i Rubikut, i cili rritej bashkë me zhvillimin industrial.
_________________________________________
Subscribe @GOGLA për më shumë video.
_________________________________________
Follow GOGLA në Instagram: / gogla_al
Follow GOGLA në Facebook: / gogla.al
Website: gogla.al/
_________________________________________
#gogla.al #gogla #shqiperia #dji #mavicpro2 #albania2021 #dronevideo #kishaerubikut #rubikdrone #rubik2021 #rubiku #kishaeshelbuemit #manastiriishelbuemit #albania #rubik #mirdite

Опубликовано:

 

20 май 2021

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 3   
@ariforever9566
@ariforever9566 3 года назад
Interesante!!Ka qef njeriu të shofi dhe të nigjoj, edhe kështu gjërash për vendin e vet,,, jo vetëm politik politik pa mbarim....... Bravo
@ALBMEDIA
@ALBMEDIA 3 года назад
MIRDITA ❤
@aviationfansalbania2332
@aviationfansalbania2332 3 года назад
E cna kujtove në Rubin nga 100 kg mineral baker 3 kg jane flori (pra 3% thuhet )
Далее
Советы на всё лето 4 @postworkllc
00:23
Destinacion udhëton në Mirditë
24:23
Просмотров 12 тыс.