Тёмный

"Na u larguan të gjithë atëherë kur kishim më shumë nevojë", moderatorja rrëfen çastin e vështirë 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 74 тыс.
50% 1

Një moment të vështirë tregoi mbrëmjen e kësaj të shtune në “E ardhmja është vajzë” moderatorja dhe gazetarja Katerina Trungu. Mes lotësh ajo zbuloi se vite më parë familja e saj kishte kaluar një moment të vështirë ekonomik. Por sikur të mos mjaftonte kjo, të gjithë ata që e rrethonin e që duhet t’i gjendeshin pranë u larguan. Mes lotësh, Trungu rrëfen se nuk ndihet aspak e turpëruar nga ky moment, përkundrazi. Ajo tregon se e gjithë familja arriti që e bashkuar ta rrotullonte situatën pozitivisht.
“Do ndalem tek një nga momentet e vështira që sa herë më thuhet a ka patur diçka të vështirë mua kjo më vjen e para. Kam qenë në vit të parë fakultet. Filloi një e tatëpjetë në ekonominë e familjes, u vështirësuan shumë gjërat, babai u detyrua që të mbyllte biznesin, tentoi të hapte një biznes tjetër i cili falimentoi dhe mbetën të dy prindërit pa punë. Unë isha ndoshta në fund të vitit të parë, pra një vajzë që sapo kisha filluar studimet e larta, që ka kosto, një djalë adoleshent dhe që i duhet të përballojnë shumë shpenzime, qoftë jetike, qoftë për veshje, për të dalë, për studime etj. Mendoj që ajo ka qenë një ndër periudhat më të vështira, patjetër edhe për ne fëmijët, por mësë shumti për ata të dy, që janë ata që e sigurojnë gjithçka në shtëpi dhe çdo të mirë që na nevojitej. Më bën përshtypje një gjë që kur e mendoj ishte pikërisht ai moment kur unë i kisha shumë njerëz afër dhe u zhdukën. Edhe nga shoqëria ime, i humba shumë shokë e shoqe që i kisha të ngushtë sepse nuk arrin dot të kapësh të njëjtin ritëm jete. Pra nga ai ritëm që nuk të mungonte asgjë, kishte mundësinë të dilje dhe të drekoje, etj, ti duhet të frenohesh, por nuk e kuptonin mesa duket, ata që vazhdojnë të jenë po në të njëjtën rrugë. Po jo vetëm miq. Ne humbëm edhe familjarë, edhe të afërm që nuk ishin të gatshëm të ishin pranë nesh dhe të na ndihmonin në një moment të tillë ku atyre u duhej para edhe për ushqim në atë periudhë. E di që mami do më bëjë namin që po e tregoj, por unë nuk kam turp nga kjo gjë fare, përkundrazi…”
“Nuk kam turp sepse ne ia hodhëm, ne ia dolëm. Kisha ndihmën, jo vetëm këmbënguljen e prindërve që të gjenin një punë. Mami nuk kishte punuar deri në atë moment dhe e gjeti dhe ajo një punë… si të thuash u rrotullua gjithçka në një formë krejt tjetër dhe shumë më të mbarë. Ishte fiks siç thonë bota është portokall. U rrëzuam dhe u ngritëm prap, po bashkë”. /tvklan.al
#EArdhmjaështëVajzë, programi i vetëm kushtuar vajzave dhe grave në Shqipëri. I ideuar dhe drejtuar nga gazetarja #EmiraCausholli, ky format sjell në çdo puntatë të tij dy vajza përballë njëra tjetrës të cilat tregojnë gjithçka nga jeta e tyre personale dhe profesionale. Vjen për ju çdo të shtunë, ora 21:00 në Klan Plus.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Опубликовано:

 

18 мар 2022

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 44   
@d.k2701
@d.k2701 2 года назад
Bravo zemer ,respekt per ty .Te pafsha lart e me lart.Zoti eshte i madh i drejti zhytet por nuk mbytet👏👏👏
@kri9952
@kri9952 2 года назад
Sa pozitive eshte kjo vajze I lumte per modelin e mire dhe edukaten qe te kane dhene Civilizim dhe qytetari ke Katerina
@IS-ke3ck
@IS-ke3ck 2 года назад
Nuk te njof moij Goce
@mat7919
@mat7919 2 года назад
O zemer keshtu eshte ,njerezit te largohen mundesisht te hedhin balte e vrer ,keshtu eshte e ndertuar kjo bote ,e dashura bija ime
@shqiponjaalimadhi6284
@shqiponjaalimadhi6284 2 года назад
esht e vertete te gjith te largohen po ja ku jemi je shum e mir ❤❤❤te uroj gjith te mirat ❤❤
@shelykodra7428
@shelykodra7428 Год назад
Je shum e embel urime zoti eshte i madh te me nji d'ore te rexon me te dyja duart te con lart 🤗
@123evaeva
@123evaeva 2 года назад
Nuk eshte aspak turp Katerina , shumica e ka provuar te pakten nje here ne jete shijen e te mos paturit. E rendesishme eshte te perpiqesh tja dalesh. Per fat te keq ne Shqiperi eshte shum e veshtire por gjithsesi ja del nese perpiqesh fort. Prinderit e tu duhet te jene krenar per ty sepse je nje vajze e formuar,e bukur por e thjeshte dhe me kembe ne toke.Qendro keshtu te lutem!Te kam ndjekur dhe ne emisionet e tua. Te uroj gjith te mirat! 🤗
@user-iw3zy6tz3f
O zemer ti je nje perl❤
@benaresnja4417
@benaresnja4417 2 года назад
Katerina qëndro burneshë se jeta të vë në të tilla sprova lum kush i kalon me dinjitet 😘🌷🌸💟
@elirazoga3591
@elirazoga3591 2 года назад
Bravo kukla..je shume e sinqerte..por ka zot lart ❤ti je e fort kukla 🧿😘
@NoNameNoName-jm5cv
@NoNameNoName-jm5cv 2 года назад
Moderatore e nderuar je shum e sinqert e drejt,podretsin,se pranon,por kjo asht
@johnhenden6393
@johnhenden6393 2 года назад
Bravo
@aferditaguga8873
@aferditaguga8873 2 года назад
Katerina te jesh krenare per ata prinder qe te kan ritur .gjithashtu dhe krenare per cfare ke aritur ne jet.njerzit duken ne veshtiresi dhe ne nevoj.por sejcili ia ben vetes.mirenjohje prinderve gjith jeten.te vafte mbare cdo gje e mire .e bukur.e shendetshme ne jet
@ditadura3835
@ditadura3835 2 года назад
Katerina je yll⭐⭐⭐⭐⭐⭐⭐🌸
@anastasiakr395
@anastasiakr395 Год назад
Bravo zemer gjithkush tregon karakterin e vet mire e the bota eshte portokalli suksese pac.
@user-rx3vl1np6v
je artiste katerina,lum shpija qe te ka,te jen krenar prinderit qe te kan rritur,respekte per ju kam gjithmon ❤❤
@shpresaxh4779
@shpresaxh4779 2 года назад
Uaaa se e sinqerte e paimagjinueshme e vertete familia eshte ajo qe ne se ndrrojme per fat te keq, kjo vajze meriton shume dhe jeta do ti jap shume ,bravo ,nje keshille e mire largoi vathet se jane per afrikanet
@adiveizaj6776
@adiveizaj6776 2 года назад
Bravo qe e thua te gjith kan vuajtur por jan disa qe shisnin dengla kot dhe nuk kishin te hanin
@nazimedyrmishi6164
@nazimedyrmishi6164 Год назад
Kam simpati per ty si vajze Je raliste Bravo per dicka qe ke aritur me punen tende dhe jo me borxhe si shume te tjere ,dhe tregohen te forte dhe duke e ditur qe jane qe Jane njerez te perbuzur .Bravo
@arditi.1466
@arditi.1466 2 года назад
Nje dashuri vajze je Katerina......
Далее
БАТЯ И СОСЕД😂#shorts
00:59
Просмотров 1,8 млн
Rudina Dembacaj: “Do e lë Markun, ka burra boll”!
9:49
Katerina shtatzënë! Ja si është e vërteta
1:38
Просмотров 12 тыс.
БАТЯ И СОСЕД😂#shorts
00:59
Просмотров 1,8 млн