Тёмный

Ndryshon trend-i!Nuk promovohet më jeta e luksit por tradicionalja dhe natyra… 

Korca News
Подписаться 3,5 тыс.
Просмотров 866
50% 1

Festa më e madhe që bën bashkë mokrarët dhe jovetëm por edhe shumë qytetarë nga Tirana, Elbasan, Korça, Librazhdi, Prrenjasi etj dhe që ka në fokus nxjerrë në pah traditat, kulturën, historinë dhe natyrën e kësaj perle shqiptare do të zhvillohet në 23-24 Gusht në Potkozhan, vendlindjen e vëllezërve Zografi dhe vendlindjen e patriotes Maro Mokra Potkozhani. Zonë me monumente natyre dhe kulture ku potenciali turistik premton një të ardhme edhe më të bukur.
Vendi i festës është menduar nga Bashkia e qytetit të jetë pranë Kishës së Shën Bitrit që i përket vitit 1159 dhe në sfond malin e Kozicit një tjetër atraksion natyror i zonës së Mokrës së Sipërme.
Zona është e njohur për njerzit bujarë, të buzëqeshur, fisnikë dhe mikpritës, me fshatra mjaft të bukur përreth dhe mullinj mokre.
Një tjetër pjesë shumë interesante për tu parë nga afër janë edhe "Mullarët e Gurtë" ose "Gurët e Nuses" që janë pjesë e monumenteve natyroë të krijuar nga erozioni natyror.
Kulaçi, lakrori, mishi në hell, prodhimet e banorëve të zonës nga zahiretë, mishi i thatë, nardeni, pekmezi, prodhimet e bulmetit do të jenë pjesë e panairit.
Një ekspozitë dokumentare mjaft interesante me materiale që shfaqen për herë të parë do të jetë pjesë e festës e realizuar nga studiuesi Ledjan Zeqollari, duke shpluhurosur një pjesë të mirë të historisë së zonës.
Nuk do të mungojnë as aktivitetet sportive në zonë, makinat off road do jenë pjesë e shfaqjes, sporti me shigjeta me profesionistë të fushës, lojra për fëmijë, eksplorim me biçikleta malore të territorit.
Shumë e veçantë pritet të jetë edhe nata e 23 Gushtit, ku është parashikuar kamping në natyrë, guida turistike në sitet e zonës, karaoke, koncert live, stand up komedi me Xhevair Zenelin dhe Kinema natyrore me filma të xhiruar në Pogradec e Mokër.
Ju mbetet vetëm të bashkoheni me mokrarët, për valle dhe dolli siç vetëm ata dinë të festojnë. Këngë, valle tradicionale, e ushqim! Është “Mokra n’Fest” e cila ndërthur historinë me traditën dhe sjell shpresë për agroturizmin. #lajme #new #lajmeshqip #news #lajmifundit #newvideo #personazh #fypシ゚viral

Опубликовано:

 

12 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Как подписать? 😂 #shorts
00:10
Просмотров 649 тыс.
Hijet qe mbeten pas Matilda Makoçit…
16:31
Просмотров 501 тыс.