Mes shumë fëmijëve të spikatur në edicionin e tretë të “Në Kurthin e Piter Pan” është edhe Nikolla. Kur ishte vetëm 4 vjeç, në vend që të mahnitej nga celulari apo lodrat e ndryshme ai u mahnit nga dikush që pa në televizor duke recituar vargje nga “Lahuta e Malsisë”.
Pas këtij momenti, ai i ka kërkuar të atit t’i blinte një libër. I ati i bëri dhuratë librin e Gjergj Fishtës, “Lahuta e Malsisë”, të cilin e ka mësuar përmendësh më shumë se 3000 vargje. Nikolla nis të recitojë disa vargje nga Fishta dhe i shpall sfidë të hapur Elisa Spiropalit, e cila provon veten përballë tij me vargjet e Nolit “Anës lumenjve”.
Nikolla është një model që na tregon të gjithëve sa shumë duhet ta duam gjuhën shqipe dhe vargjet e autorëve tanë. /tvklan.al
#NëKurthinePiterPan #Nikolla #TvKlan
17 фев 2020