Тёмный

Nis aplikimi i taksimetrit në taksitë e kryeqytetit Tiranë - (25 Janar 2009) 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 113
50% 1

Lajme arkiva 2009
Udhëtimi me taksitë e licencuara të kryeqytetit tashmë mund të bëhet edhe duke përdorur taksimetrin. Aktualisht çdo gjë është në dëshirën e qytetarit, pasi përdorimi i tij ende nuk është miratuar në këshillin bashkiak. Me kamerën e TV Klan ne bëmë një udhëtim të shkurtër me taksimetër duke aplikuar tarifat që parashikohen të jenë në momentin e zyrtarizimit të përdorimit të tij.
Xhavit Keçi: “Në qoftë se hipën në makinë 2 kilometra janë standarde, janë 3 mijë lekë të vjetra, flasim me të vjetrën, pastaj vazhdon 9 qind lekë kilometri brenda në Tiranë dhe 7 qind lekë jashtë Tirane.”
Gëzim Bardhi: “Në momentin që nisesh vërtet thotë 3 qind lekë, 3 qind lekë, ai 3 qind lekëshi ku është shuma e përgjithshme është 3 qind lekë që nuk lëviz. Sado makina lëviz ajo nuk luan në rast se nuk bëhen dy kilometra.”
Gjithçka është në rregull deri në momentin që nuk ka trafik pasi taksimetri mat edhe minutat e qëndrimit të makinës pa lëvizur në semafor apo trafik, duke shtuar kështu vlerën e tarifës që duhet të paguajë qytetari.
Gëzim Bardhi: “Ne e kemi lënë me 5 lekë minutin kohën e pritjes në trafik, që do të thotë, që ne pranojmë që për 10 minuta të marrim 50 lekë ose 5 qind lekë të vjetra. Ky është momenti i 2 kilometërshit. Tani kemi semaforin dhe në këtë moment futet në fuqi 8 minutëshi e gjysmë, dmth, që me këtë trafik që jemi tani do të jem i bindur që do të jetë 1 minutë ose 2 minuta kohë pritje, që normalisht llogaritet dhe 2 kilometërshi dhe nuk do bëhet 2 kilometërshi. Mund të hapet dhe më para ajo.”
Gazetarja: “Taksimetri hapet në momentin që bëhen 8.5 minuta edhe pse nuk janë bërë dy kilometra?”
Gëzim Bardhi: “Po, po. Kjo është e saktë për arsye se trafiku është trafik. Kur nuk ka trafik të jesh e bindur që për 2 kilometra ajo do hapet.”
Në udhëtimin tonë ne u nisëm nga “Sahati” në qendër të kryeqytetit deri tek “Profarma” në Porcelan. Ky udhëtim pa taksimetër do të na kushtonte 4 qind lekë të reja.
Gazetarja: “Sa na ka vajtur vlera e lëvizjes tonë”.
Gëzim Bardhi: “345 lekë e ke deri këtu. Tani do ta shtyjmë vetëm të shikojmë sa kilometra kemi bërë dhe sa kohë pritje kemi. Kemi bërë 2.2 kilometra. Koha e pritjes është 2:38 minuta, dmth i vete 345 lekë 2 kilometërshi këtu plus dy minutëshi këtu dhe nuk ka asnjë lloj gënjeshtre sepse i bie 2.2 kilometra. Me 9 qind lekë kilometri, me 2.3 minuta kohë pritje”.
Gazetarja: “Nëse nuk do të kishit taksimetër, sa para do të na merrnit për deri...?”
Gëzim Bardhi: “Deri këtu? Duhet të jesh e bindur që do ta merrnim 4 mijë lekshin.”
Por tarifa e shërbimit të taksisë me taksimetër ndryshon në ditë festash, në orët e vona të natës apo ditën e diel, ku për 1 kilometër klienti paguan dhjetë lekë më shumë se në një ditë normale.
Xhavit Keçi: “Ajo nuk ka në fundjavë apo fillim jave. Ajo ka tarifat e natës dhe tarifat e festave”.
Gazetarja: “Cilat janë këto tarifa?”
Xhavit Keçi: “1100 e di unë të paktën të festave dhe tarifa e natës 1 mijë.”
Përdorimi i taksimetrit sipas vetë taksistëve shmang abuzimin me çmimin që ekziston jo në pak raste, por për taksitë problem mbeten taksitë e palicencuara, të cilat ndikojnë në punën e tyre.
Gëzim Bardhi: “E mira e taksimetrit është sepse në fund të fundit ai tregon vlerën e saktë të një udhëtimi që bën dhe jo abuzimin që mund të bëhet me çmimin e tij, mund të bëhet pazari psh thotë dua 4 mijë lekë, dua 5 mijë, dua 6 mijë lekë. Në rast se do ulet shkalla e informalitetit, dmth, institucionet do bëjnë punën e tyre t’i largojnë këto taksi që po i shikon këtu që punojnë të gjitha pa licencë, janë të palicencuara të gjitha, të largohen këto të jeni të bindur që ne do bëjmë përsëri propozim në këshillin bashkiak, do t’i ulim përsëri tarifat dhe qytetarët do t’i bëjmë që dhe ai pensionisti të marrë taksi, të hipi në taksi pa frikë”.
Aktualisht në kryeqytet janë pajisur 120 taksi me taksimetër, ndërsa pritet që me miratimin e paketës së tarifave në këshillin bashkiak të gjitha taksitë të pajisen me taksimetër dhe asnjë të mos lëvizë pa të./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/

Опубликовано:

 

11 июл 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Shokon Kulla: Vrasja e Haniyeh u bë nga Afganistani!
3:03
Policia në aksion kontrolli të autobusëve
3:06
Просмотров 186 тыс.
skibidi toilet zombie universe 37 ( New Virus)
03:02
Просмотров 1,9 млн