Тёмный

Rreze Dielli - Musaka me dromsa dhe spinaq / Pispili çame me super shije nga zonja Albana 

RrezeDielliOfficial
Подписаться 142 тыс.
Просмотров 508
50% 1

#rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme
Musaka me dromsa
500 gr spinaq
1 gotë me dromsa
1 kokërr qepë të thatë
1 tufë hudhra të njoma
1 filxhan kafeje qumësht
4 vezë të freskëta
2 lugë gjalpë të tretur
1 lugë miell
Vaj ulliri
Kripë, piper
Lajmë mirë spinaqin, heqim bishtat dhe e lëmë të kullojë. Më pas grijmë gjethet
me thikë. Ndërkohë, në një tigan të thellë kaurdisim me pak vaj ulliri një qepë të grirë hollë. Shtojmë më pas hudhrat e njoma të prera hollë si dhe në fund spinaqin. Sipas dëshirës shtojmë kopër, piper, kripë dhe e lëmë gatimin të ziejë derisa të shterojë uji që ka nxjerrë vetë spinaqi. Në fund hedhim dromsat e skuqura në gjalpë. I lëmë të marrin 2-3 valë dhe të gjithë masën e përgatitur e shtrojmë në një tepsi të vogël të lyer me vaj ulliri. Më pas skuqim me pak gjalpë miellin duke e përzier me lugë druri. E lëmë në zjarr të ngadaltë derisa të marrë një ngjyrë të artë. Pasi të jetë ftohur pak e tretim me qumësht të ftohtë. Ndërkohë në një tas rrahim vezët, shtojmë qumështin me miellin e skuqur dhe i përziejmë duke i rrahur. Kremin e përgatitur e hedhim mbi dromsat me spinaq duke patur kujdes që të përhapet në të gjithë tepsinë. E vendosim musakanë në furrë dhe e pjekim në temperaturën 180 gradë Celsius derisa sipërfaqja të marrë një ngjyrë të bukur.
“Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00.
Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë. Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buzëqeshje!
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: shqiptarja.com dhe www.report-tv.al/home
Subscribe to "Report TV" on RU-vid Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Like Report Tv on Facebook HERE: / reporttval
report-tv.al/home
shqiptarja.com/home
reporttval
reporttv.al?hl=en
shqiptarjacom?lang=en

Развлечения

Опубликовано:

 

17 июн 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 5   
@MILANO1898
@MILANO1898 8 дней назад
Albana une jam vera gjyshe te shof me dashuri ty dhe nikin ❤❤
@MILANO1898
@MILANO1898 8 дней назад
Byrekun dota bej sot faleminderit ❤
@MILANO1898
@MILANO1898 8 дней назад
❤❤❤❤💥💥💥💥💥💥💥💥💥👌
@MILANO1898
@MILANO1898 8 дней назад
Jeni dy yje duar arta dhe niki qe ben emisionin me te ftuarit me doktorin yllin merja aty mar ato qe me duhen
@amvisa9055
@amvisa9055 8 дней назад
Kë quani dromsa? Ndoshta makaronat elb?
Далее
это самое вкусное блюдо
00:12
Просмотров 1,7 млн
тгк: Логово FRIENDS
0:23
Просмотров 832 тыс.
Экзамен у женщин и мужчин
0:27
Просмотров 3,9 млн