Тёмный

Shenjat e autizmit 

Anjeza Dishnica ali autism learning incubator
Просмотров 23 тыс.
50% 1

Nese femija juaj shfaq shumicen e ketyre shenjave, ju keshilloj te konsultoheni ose te vleresoni femijen me profesioniste
1. Veshtiresi ne nderveprimin social, ndervepron shkurt me ju, ose nuk ndervepron. Kjo shfaqet sidomos kur prindi tenton ti mesoje femijes dicka dhe femija shmanget, axhitohet, nuk pranon, nuk ndjek, do ti beje gjerat vetem sic do ai, p.sh. prindi merr librin dhe perpiqet ti tregoje nje perralle ose imazhet, femija tenton vetem te shfletoje librin ose te tregoje atehere kur ai do, pra prindi e ka mjaft te veshtire ti mesoje femijes dicka. Edhe nese femija mund te komunikoje, edhe nese flet, ka ze te ulet ose monoton
2. Loja vetmitare, luajne vetem, ne heshtje, edhe kur jane ne prani te te rriturve ose femijeve te tjere. Nuk kane interes per te luajtur me ta dhe kryesisht loja vetmitare eshte rreshtim i objekteve, derdhje, rremuje, ne sensin qe i hedh te gjitha objektet nga kutite, i grumbullon, i mban ne duar. Rreshtimi i lodrave, rreshtojne kryesisht makina, forma, lapsa, por mund te rreshtojne gjithcka qe shohin, p.sh. shishe te lengjeve, shishe te detergjenteve
3. Ekolalia - perseritje e fjaleve ose fjalive qe degjon, pra i thote pas jush, ose thote te njejten fraze gjithe kohes, p.sh. sa bukur, sa bukur, dhe e perserit gjithe kohen, ose mami, mami, per cdo gje, pa arritur te shprehen, ose anglisht, oh yes, kur duan dicka
4. Fiksime te forta qe ndryshojne beftas, variojne me periudha nga njera tek tjetra, p.sh. nje muaj i pelqejne makinat, muajin tjeter nuk i do, humbet teresisht interesin dhe kalon ne lego, ose mickey mouse. Pra fiksime te forta qe ndryshojne ne kohe te shkurter
5. Levizjet perseritese trupore (flapping) kur jane te ekzaltuar, ecejake ne nje ambjent, levizje trupore te vazhdueshme sidomos te kraheve kur duan të shfaqin gëzimin

Опубликовано:

 

15 янв 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 8   
@boiken6323
@boiken6323 Месяц назад
Shqip zonje acarohet, jo axhitohet! Mos e perçundoni gjuhen e bukur e te embel te Naimit dhe Samiut!
@meritemuhaxheri7580
@meritemuhaxheri7580 3 месяца назад
E vertet
@AdemAzemi01
@AdemAzemi01 5 месяцев назад
Shum e sakte je
@alioncenolli
@alioncenolli 6 месяцев назад
Faleminderit
@klementmenti2361
@klementmenti2361 3 месяца назад
Ça thua?
@Ilirj654
@Ilirj654 13 дней назад
Po te gjith femijet i bejne keto gje ra
@anjezadishnica
@anjezadishnica 12 дней назад
Nga përvoja ime mbi 20-vjeçare jo të gjithë fëmijët i bëjnë
Далее
Historia e veçantë e 9-vjeçarit autik
27:12
Просмотров 51 тыс.
Советы на всё лето 4
00:23
Просмотров 353 тыс.
Shenjat që bebi juaj s’ka autizëm
2:13
Просмотров 14 тыс.