Тёмный
No video :(

Shihemi ne gjyq - Akuzon gruan: Me mori shtepine se isha i dehur (10 Tetor 2021) 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 493 тыс.
50% 1

#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
Të ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela shqiptare, ka qenë Terezina dhe Zefi të cilët kanë 17 vite të ndarë, por kanë akoma konflikte për pronësinë e shtëpisë.
Terezina tregon se Zefi iku në Itali kur vajza e tyre ishte 10 muajsh dhe erdhi kur vajza u bë 2 vjeç. Vendosën të blejnë shtëpi dhe më pas ai iku sërish në Itali. Sipas Terezinës, kunetërit e saj i shkonin tek shtëpia dhe “i bënin ligjin”, madje edhe e rrihnin.
Eni Çobani: Pse nuk i ke denoncuar?
Terezina: Kam shkuar dhe i kam denoncuar. Kunati im i ka thënë kushëririt tim që unë e kam rrahur dhe në qoftë se më padit në polici unë e vras. Këtë gjë që më ka bërë ky njeri nuk ia bëj hallall as ditën e vdekjes.
Terezina ka treguar se në 2002 kanë blerë shtëpinë dhe Zefi e ka vënë vetëm mbi emrin e vetë. Në 2003 ai ka shkuar së bashku me çunin e tezes së vetë dhe e ka nxjerrë Terezinën nga shtëpia para se të divorcoheshin.
Një javë pasi është nxjerrë Terezina nga shtëpia, është futur motra e tij dhe burri i saj që kanë qëndruar deri në vitin 2012 duke lënë në mes të rrugës Terezinën dhe vajzën e tij vetëm 6 vjeç, ku janë detyruar të jetojnë në shtëpi me qira.
Më pas gjykata në vitin 2011 vendosi që këtë shtëpi t’ja japë Terezinës e cila jeton aty prej 10 vitesh. Këtë gjë e kundërshton Zefi i cili thotë që shtëpia është e tij dhe jo e saj. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

9 окт 2021

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
I Took a LUNCHBAR OFF A Poster 🤯 #shorts
00:17
Просмотров 5 млн
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (21 korrik 2019)
46:10