Тёмный

Top Channel/ Krishtlindja në Shqipëri, të krishterët kremtojnë në kisha e familje 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 1,4 тыс.
50% 1

25 dhjetori shënon ditën më të rëndësishme në kalendarin e të krishterëve, sepse te gjithë sëbashku ortodoks dhe katolikë festojnë lindjen e Krishtit, që për ta është dita e shpresës dhe dashurisë.
“Ne jemi nga Irani dhe vijmë këtu në kishë për të festuar me popullin shqiptarë dhe të lutemi me ta për më shumë paqe në Iran dhe të gjithë botën”, tha një iranian.
Kryepeshkopit Anastas në katedralen Ringjalla e Krishtit bëri thirrje për paqe, si dhe të tregojmë solidaritet me të varfrit.
Mesha e ditës së Krishtlindjes u zhvillua sot edhe në katedralen katolike të Shën Palit në kryeqytet ku u kremtua nga kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës, Arjan Dodaj.
“Në këtë ditë të bekuar ritingëllon me thjeshtësi, butësi dhe forcë fjala e engjëjt: Lavdi hyjit në lartësitë qiellore e paqe njerëzve vullnetmirë mbi tokë. Unitet dhe vlera për familjen tonë shqiptare që mblidhet në këto festa. Rinia shqiptare të rizbulojë të ardhmen e vetë në tokën e vetë sepse e ardhmja na përket ne. Të varfrit kurrë të mos dorëzohen përballë pikëllimit që ndonjëherë ballafaqohet me jetën e tyre. Fëmija hyjnor ka një mesazh paqe në pasojat që po mbjell lufta, aty ku është krisma e armëve, akoma më shumë e qara e këtij fëmijëve na thërret për reflektim”, tha Dodaj.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Krishtlindja#Shqiperi#TopChannelNews

Опубликовано:

 

24 дек 2022

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 1   
@bledidhima4121
@bledidhima4121 Год назад
gezuar krishtlindjem te gjithe krishterve dhe myslimanve , te gjith shqiptaret te jen bashk pavarsisht bindjeve fetare
Далее
Dhikri i mengjesit dhe mbremjes.
20:00
Просмотров 1,9 млн
SHËN VLASHI : Jeta dhe Veprat e Shenjtorit
40:56
Просмотров 7 тыс.
best way out of the labyrinth🌀🗝️🔝
00:17
Просмотров 1,4 млн
Иран и Израиль. Вот и всё
19:43
Просмотров 1,5 млн
dua e mengjesit per dit te mbar
27:41
Просмотров 765 тыс.