Тёмный

Top Channel/ Një serbe në Prishtinë: “Këtu flasim lirshëm serbisht, por jo shqipen në Beograd” 

Top Channel Albania
Подписаться 2,8 млн
Просмотров 45 тыс.
50% 1

Mes pjesëmarrësve në seminarin ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare në Prishtinë ka edhe studentë nga Serbia.
Nevena Zhivançeviq thotë se kjo është një mundësi shumë e mirë për të mësuar shqipen, pasi në Serbi janë të kufizuar për të folur shqip. Duke folur rrjedhshëm shqip ajo tregon për Kosovapress se në Kosovë është pritur shumë mirë dhe se e ka mundësinë të flasë lirshëm edhe gjuhën serbe.
Nevena Zhivançeviq, seminariste nga Serbia: Këtu më pëlqen shumë sepse kam mundësi të flas në shqip, në Beograd nuk ka shumë mundësi, kështu që ishte shumë bukur këtu… Përpara kishte shumë frikë me ardh këtu në Kosovë por tani është më mirë dhe ndihem rehat. Njerëzit janë shumë të mirë, të sjellshëm. Dhe shumë të vjetër kuptojnë serbisht, kështu kam mundësi të flas edhe në serbisht dhe në shqip… Unë mësoj gjuhen shqipe që tre vjet dhe para këtyre viteve nuk e dija asnjë fjalë por dëgjoja këngët shqiptare dhe fillova të mësoj pak nga pak dhe tani po mësoj shumë”
Zhivançeviq thotë se në Beograd nuk mund ta flasë lirshëm shqipen.
“Për ne nga Beogradi çdo mundësi të flasim shqip është mundësi shumë e madhe, dhe e vlerësoj shumë që kemi mundësi të jemi këtu me shoqëri. Në Beograd jemi të kufizuar, mund të flasim vetëm në fakultet dhe gjithashtu nuk kemi libra, seminar të ndryshëm, nuk kemi mundësi të shkojmë në Tiranë apo diçka të tillë, Prishtina ishte shumë e mirë për ne”.
Me përshtypjet më të mira do të largohet nga Prishtina edhe David Duda, seminarist nga Polonia.
“Kaloj shumë mirë, me pëlqen këtu dhe jam për herë të katër… Atmosfera këtu është shumë e mirë, këtu ka mundësi të flas me njerëz nga shtetet e ndryshme dhe mundemi të mësojmë më mirë këtu shqip”, tha ai.
Edicioni i 40-të i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare po mbahet në Fakultetin Filologjik në Prishtinë që prej 15 gushtit dhe do të zgjasë deri më datë 26.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#Prishtine#Beograd#TopChannelNews

Опубликовано:

 

5 окт 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 60   
Далее
Vajza nga Shkodra që u martua me një indian
28:53
Просмотров 254 тыс.