Тёмный

Top News/ Begaj në Mirditë, bën bashkë socialistë e demokratë: Të reflektohet zëri qytetarëve 

Top Channel Albania
Подписаться 2,8 млн
Просмотров 483
50% 1

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi një vizitë në Mirditë, ku u takua me autoritetet drejtuese por dhe përfaqësues të institucioneve arsimore si dhe sipërmarrës të ndryshëm apo banorë. Ndalesa e parë ishte Rrësheni, të cilin Presidenti i Republikës e konsideroi si nyje komunikimi jo vetëm me Shkodrën e Lezhën, por dhe me Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa u shpreh i gatshëm për të ndihmuar bashkinë përmes adresimit të problemeve dhe lobimeve për projekte që do të sjellin zhvillimin që Mirdita meriton. Sipas tij, kjo trevë duhet të përfshihet në paketën e turizmit patriotik-fetar-historik. “Nëse ka një vend në Shqipëri, ku ne mund të bëjmë një turizëm të lidhur me religjionin, me pasurinë e kishave, është Mirdita”, - u shpreh Kreu i Shtetit.
“Pavarësisht se jeni të zgjedhur të opozitës, jeni bashki e Shqipërisë, bashki e qytetarëve. Për çdo nevojë, duhet që zëri i qytetarëve të dëgjohet dhe të reflektohet ndaj problemeve që kanë”. Me këtë mesazh kundër ndasive partiake iu drejtua Presidenti Begaj përfaqësuesve të Bashkisë së Mirditës gjatë takimit që pati me ta ku morën pjesë dhe deputetët e zonës. Gjatë qëndrimit në këtë zonë vizitoi pallati ne kulturës, muzein etnografik dhe atë të bandës Frymore. Presidenti i Republikës e mbylli vizitën e tij në Mirditë me kishën monumentale e t’Shëlbuemit”, pikturën e së cilës ia dhuroi Papa Françeskut gjatë takimit në Vatikan disa ditë me parë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Begaj#Mirditë

Опубликовано:

 

2 окт 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 1   
Далее
Lajmet 20:00 - 03.10.2024 - Klan Kosova
Просмотров 2,3 тыс.