Тёмный

Top News/ Britania: Sulmi Iranit pak orë larg! Prag lufte, luftanije e helikopterë gati për evakuim 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 21 тыс.
50% 1

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar dy anije luftarake dhe disa helikopterë të Forcave Ajrore Mbretërore në Lindjen e Mesme mes tensioneve në rritje në rajon. Kjo vjen pasi një sërë vendesh, përfshirë Britaninë dhe SHBA-në, kanë paralajmëruar qytetarët e tyre në Liban që të largohen menjëherë nga vendi. Forcat izraelite kanë kryer së fundmi një seri vrasjesh të profilit të lartë, duke ekzekutuar dy liderë të lartë të Hamasit dhe një komandant të Hezbollahut. Forca më e madhe terroriste e Iranit, Hezbollahu, u përgjigj duke lëshuar rreth 30 raketa drejt Galilesë, natën mes të shtunës dhe të dielës, që Izraeli i rrëzoi. Por zyrtarët në SHBA, aleati më i fuqishëm i Izraelit, kanë thënë se presin një sulm hakmarrës nga Irani, i cili mund të ndodhë brenda disa orësh. Inteligjenca vlerëson se sulmi do të jetë më i madh se moria e disa qindra raketave të lëshuara nga Teherani kundër Izraelit në prill dhe mund të përfshijë edhe Hezbollahun. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, paralajmëroi se situata mund të "përkeqësohet me shpejtësi". Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se destrojeri HMS Duncan the RFA Cardigan Bay janë tashmë në rajon. Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes thanë gjithashtu se ata po vendosin staf ushtarak "për t'u ofruar ambasadave mbështetje operacionale për të ndihmuar shtetasit britanikë". Turqia dhe Japonia u bënë vendet e fundit që paralajmëruan qytetarët e tyre që të largohen, pas Australisë të dielën dhe SHBA-së dhe Britanisë së Madhe të shtunën. Ambasada amerikane në Liban u tha qytetarëve amerikanë që të "rezervojnë çdo biletë në dispozicion" për tu larguar nga vendi. Më herët, SHBA vendosi një flotë të luftanijeve dhe avionëve të saj luftarakë në lindjen e mesme, për të mbrojtur civilët.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Опубликовано:

 

8 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 16   
@user-th5lc5mi3f
@user-th5lc5mi3f Месяц назад
Allahu Ekber
@KosovanWarrior1
@KosovanWarrior1 Месяц назад
Bravo❤❤❤ 🇽🇰🇦🇱🔯🇮🇱🤟
@tani6279
@tani6279 Месяц назад
amerika don lufte me cdo kusht ,e ka sistem biznesi
@emc.albania
@emc.albania Месяц назад
Beni mire te terhiqeni ndryshe perendimi nuk do bej sehir
@LusiLusian-e5f
@LusiLusian-e5f Месяц назад
🇵🇸🇦🇱🇵🇸🇦🇱🫡
Далее
🛑 ты за кого?
00:11
Просмотров 114 тыс.