Тёмный
No video :(

Top News - Sukseset po i shijoj më shumë si trajnere/Majlinda Kelmendi nuk ndalet, 8 medalje të arta 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 689
50% 1

Pas sukseseve personale në xhudo, me të cilat bëri krenarë Kosovën dhe shqipërinë, Majlinda Kelmendi tashmë po shënon rezultate të shkëlqyera edhe si trajnere. Nën drejtimin e saj dhe të Driton Kukës, xhudistët kosovarë fituar tetë medalje të arta individuale si dhe u shpallën kampion ballkanik në garën në ekip. E sic thotë vetë Kelmendi, sukseset priteshin, por pati edhe befasi nga disa prej xhudistëve të rinj.
Kelmendi: Nga xhudo po dalin emra të rinj shumë premtues
“.....në përgjithësi ka shkuar jashtëzakonisht mirë. Jemi kënaqur, garat ekipore në përgjithësi janë me adrenalinë, shumë interesant, kështu që ka qenë atmosferë jashtëzakonisht e mirë, garuesit kanë qenë jashtëzakonisht të motivuar”
Por për Kelmendin, një motiv më tepër ishte edhe fakti se kampionati ballkanik i xhudos u mbajt në Kosovë, në qytetin e Pejës.
Kelmendi: Epiteti i vendasit i motivoi xhudistët tanë
“Sigurisht që po, nëse Kampionati Ballkanik do të ishte mbajtur në ndonjë shtet tjetër jam e sigurt që asnjëri prej garuesve nuk do të kishte shprehur vullnet të marrë pjesë, por, përderisa është mbajtur në Kosovë, në qytetin tonë, në qytetin e Pejës, secili ka qenë i gatshëm të marrë pjesë për vet faktin që ndoshta janë familjarët këtu, janë bashkëqytetarët, kështu që me kënaqësi kanë marrë pjesë
Tani, Kelmendi dhe xhudistët kosovarë, do të nisin punën për kampionatin evropian të xhudos, që do të mbahet sërish në kosovë në dhjetor, dhe që andej presin medalje të tjera.
Kelmendi: Tani synojmë suksese edhe në Kampionatin Evropian
“Po besoj që po, jemi duke punuar intensivisht, jemi duke u përgatitur në maksimum edhe Kampionati Evropian do të jetë jashtëzakonisht i fortë. Presim shumë më shumë njerëz të vijnë, ta shohin garën, do të jetë shumë interesant, do të marrin pjesë yjet botërore, kështu që po besojmë që do të kemi sukses edhe atje.”,
Ish kampionia olimpike, sidoqoftë, thotë se si trajnere, tani po e shijon më shumë sportin e xhudos.
Kelmendi: Si trajnere po i shijojë më shumë sukseset
“Sigurisht që po, po e shijoj në maksimum. Si garuese kam pasur shumë stres, shumë ngarkesë dhe presion, ndoshta për vet faktin që të gjithë shqiptarët presin që Majlinda të jetë e para, kështu që tani si trajnerë po e shijojë shumë më shumë
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#Sukseset#MajlindaKelmendi

Опубликовано:

 

27 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
HOW DID SHE DECIDE TO DO THIS?!
00:27
Просмотров 8 млн
ПОЁМ НАРОДНЫЕ ПЕСНИ🪗
2:04:11
Просмотров 1,1 млн
ЛОВИМ НОВЫХ МОНСТРОВ В LETHAL COMPANY
2:42:22
Dream Match: Abe v Kelmendi
10:38
Просмотров 203 тыс.
Interview with Majlinda Kelmendi
16:57
Просмотров 9 тыс.
LEGENDS: Majlinda Kelmendi 🇽🇰
7:40
Просмотров 6 тыс.
HOW DID SHE DECIDE TO DO THIS?!
00:27
Просмотров 8 млн