Тёмный

Vëngu: Porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë € 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 8 тыс.
50% 1

#pirrovengu #portoromano
Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vëngu ka folur me shifra përsa i përket ndërtimit të portit të ri tregtar në Porto Romano.
I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vëngu ka deklaruar se porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro.
Gjatë fjalës së tij, Vëngu ka shtuar se Autoriteti Portual ka të gjeneruara ndër vite 25 milionë euro teksa ka thënë se për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano ka institucione financiare europiane që janë të gatshme të financojnë.
Blendi Fevziu: Sa do të kushtojë porti i ri që do të bëhet?
Pirro Vëngu: Porti i ri tregtar në Porto Romano kushton në fazë të parë 390 milionë euro. Kjo është kostoja e fazës së parë në Porto Romano.
Blendi Fevziu: Për sa kohë do të ndërtohet?
Pirro Vëngu: Kjo fazë e parë është 3 vite ndërtim nga momenti i nënshkrimit të kontratës.
Blendi Fevziu: Ku do t’i gjeni ju 390 milionë?
Pirro Vëngu: E para, ka të ardhura të gjenereuara nga Autoriteti Portual ndër vite.
Blendi Fevziu: Sa janë të ardhurat e gjeneruara?
Pirro Vëngu: Sot, në fondet tona kemi 25 milionë euro të gatshme ne. Ka financime me kredi ndërkombëtare, ka institucione financiare europiane që janë shumë të gatshme që të financojnë.
Blendi Fevziu: A e shlyen veten?
Pirro Vëngu: Patjetër. Do të ketë edhe kontribut shtetëror. 99 për qind të porteve europiane kanë kontribut shtetëror sepse është infrastrukturë publike.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

8 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 2   
@dhioniscobanaj3192
@dhioniscobanaj3192 Год назад
Po ky vengu 20 vjece cfare ka shpikur cfare eksperience ka ku ka shkelqyer qe eshte drejtor i portit me te rendesishem ku varet gjithe ekonomia shqiptare dhe rajonale
Далее
Opinion - Kë zgjedh Rama?
58:16
Просмотров 1,5 тыс.
ДОКАЗАЛ ЧТО НЕ КАБЛУК #shorts
00:30
Просмотров 906 тыс.