Тёмный

E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (12 maj 2019) 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 580 тыс.
50% 1

www.tvklan.al Talk-show LIVE nga Ardit Gjebrea ne KLANHD & TVKLAN;
Kronikë më e plotè: tvklan.al/e-diela-shqiptare-e...
Një histori e dhimbshme është trajtuar në rubrikën “Shihemi në Gjyq” të emisionit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan. Në studio kishte ardhur zonja Alketa, e cila kishte sjellë motrën e saj. Historia e znj. Alketa është e dhimbshme. Bashkëshorti i saj Feridon Bollguri u vra më 2 Tetor 2012 në një krim pasioni. Ai kishte një lidhje martesore me një grua tjetër të martuar, e cila para tij ka pasur një tjetër të dashur jashtë martese. I dashuri i parë, për shkak të xhelozisë, vrau brenda makinës ish të dashurën e tij dhe të dashurin e saj të ri, që ishte Feridon Bollguri. Më pas vrau edhe veten.
Në atë kohë, znj.Alketa nuk dinte asgjë për lidhjen jashtëmartesore të bashkëshortit të saj. Kur ndodhi ngjarja, kunatat dhe njerëzit e tjerë të burrit i thanë se Feridon Bollguri kishte humbur jetën në një aksident me makinë dhe vetëm pas një jave mësoi çfarë kishte ndodhur. Sipas saj, kunetërit, kunatat dhe vjehrrit po silleshin keq me të duke i kërkuar që të largohej nga banesa e tyre. Ajo dhe bashkëshorti i ndjerë, Feridoni, kishin blerë një shtëpi në qytetin e Korçës. Mirëpo sot këtë shtëpi nuk e ka dhe jeton në një banesë të rrënuar në fshatin Podgorie. Aty jeton me një prej vajzave, kurse dy vajzat e tjera thotë se ia kanë marrë të afërmit e ish-burrit dhe nuk e lënë që t’i takojë. Fëmijët, shprehet znj.Alketa, janë e vetmja arsye që i japin forcë për të vazhduar përpara.
Ajo kërkon nga motra që ta ndihmojë në këtë situatë, por znj.Myrvete shprehet se i ka qëndruar pranë të motrës për 7 vite ndërsa tani refuzon dhe nuk ka mundësi. Drejtuesja e seancës së ndërmjetësimit, Eni Çobani, zotohet se do ta ndihmojë znj.Alketa për të rifituar trashëgiminë që i përket nga pasuria bashkëshortore.
Alketa: Kam ardhur nga qyteti i Korçës vetëm se kam një hall shumë të madh që nuk e zgjidh dot. Unë me Feridon Bollgurin jemi martuar në vitin 2000 në fshatin Podgorie. Pas 8 vitesh ne morëm një shtëpi në qytetin e Korçës. Qëndruam aty 4 vjet, pastaj shkuam në fshat se fëmijët rrinin 3 muajt e verës te gjyshërit. Kaluam 1 muaj atje, ndodhi fatkeqësia e rëndë. Burrin ma vranë. Unë nuk dija asgjë, vetëm punoja.
Myrvete: Përse më ke thirrur mua këtu, duhet të thërrasësh njerëzit e burrit. Burri tënd të tradhëtonte.
Alketa: Nuk e dija. Ai merrte në telefon, do çoj njerëzit refugjatë thoshte.
Ardit Gjebrea: Po ti e dije që e tradhëtonte bashkëshorti?
Myrvete: Unë e dëgjova në televizor kur e dha ditën tjetër.
Eni Çobani: Kur u lidh me Feridonin, keni qenë dakord si familje juve?
Myrvete: Jo, ka ikur vetë. Ne nuk donim. E mori vetë, u lidh me atë. Nuk na pyeti. Kjo ka qenë e lumtur as edhe 1 minutë në atë shtëpi. Unë i thoja gjithmonë, motër nuk është mirë aty për ty. Përse më sjell mua? Merr njerëzit e burrit andej.
Alketa: Po, s’kam forcë. Kësaj radhe më mbështet.
Myrvete: 7 vite të kam ndihmuar qëkur u vra burri jot. Ja kanë marrë me fëmijë, me shtëpi e me të gjitha. Çfarë t’i bëj unë kësaj.
Eni Çobani: Po fëmijët pse t’i morën?
Alketa: I morën se ata kanë lekë.
Eni Çobani: Në momentin që ndodhi ngjarja, çfarë ju thanë juve?
Alketa: Mua më thanë ik zhdukur. Erdhën motrat e burrit atje. Zhduku tha tani, neve na iku vëllai, përse rri këtu? Si të iki unë, kam 17 vite martesë. Kam 3 vajza...

Развлечения

Опубликовано:

 

6 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (13 tetor 2019)
40:09
Наташа Кампуш. 3096 дней в плену.
00:58
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (10 nentor 2019)
37:22
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (19 maj 2019)
55:58
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (23 qershor 2019)
40:42
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (02 qershor 2019)
57:49
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (24 mars 2019)
55:09
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (16 qershor 2019)
45:00
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (21 prill 2019)
48:55
E diela shqiptare - Shihemi ne gjyq! (28 prill 2019)
43:04
26 июля 2024 г.
1:00
Просмотров 8 млн
#PRO_METRO Как надо
0:57
Просмотров 4,2 млн