Тёмный

Klithma ndaj makutërisë së mjekëve mos kini frikë drejtësinë por Perëndinë! - nga Leonard Veizi 

Leonard Veizi
Подписаться 1,1 тыс.
Просмотров 156
50% 1

Skandali i fundit tek Onkologjiku tregoi edhe një herë makutërinë e mjekëve që bëjnë para me thasë në kurrizin e të sëmurëve me kancer.
Sado burrë i fortë të jesh, i kapur pas kodesh që të kuadratojnë të mbash mustaqe, kobure në brez, vezme me fishekë mbi shpatulla, kallashnikov në qafë, e ta kesh këmbëzën për të shkrepur topin po aq sa Mato Gruda, kur shkon te mjeku qëndron gatitu por me gjunjë të këputur, më shumë se para komandantit të divizionit. Dhe është gati që ky burrë zamani ta bëjë “çiçin në brekë” kur mjeku t’i japë mandatin se nuk i ka punët hiç mirë me shëndetin, dhe ca më i keq është lajmi kur të thotë se as më pak as më shumë por ke një kancer.
-Mos e ke gabim o doktor... A t'i përsëris dhe një herë analizat?
Jeta ka treguar se aty të laget baroti e të bie kallashi nga dora. Nga ai çast mjeku të duket si Perëndi. Vetëm nga ai ke shpresë. Dhe kapesh pas bluzës së tij si i mbyturi pas valëve të detit. Dhe kur je në ditë të tilla është e vërtetë që vetëm dy personazhe mund të të bëjnë punë e të të lehtësojnë barrën: Perëndia dhe Mjeku.
Dhe po vuri dorë Perëndia, për mirë a për keq, u bitis puna. Ndaj të mbetet mjeku. Por kur mjeku është batakçi, punët shkojnë dhe më keq....
leonardveizi.blogspot.com/202...
#shqiperi #shqiptaret #mjek #mjeksi #mjeket #onkolog #albania

Опубликовано:

 

27 июн 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
UNO!
00:18
Просмотров 757 тыс.
Hiroshima - the unknown images
52:01
Просмотров 7 млн