Тёмный

Romantizmi rrugor, precedent me tabela e semaforë të mbuluar nga gjethet e pemëve - Leonard Veizi 

Leonard Veizi
Подписаться 1,1 тыс.
Просмотров 207
50% 1

Në tërësinë tonë, ne si shtet vuajmë thellësisht nga sinjalistika rrugore.
Udhëkryqet e paqarta dhe sinjalet e ndërruara pa rregull e bëjnë rrugëtimin në udhët e Shqipërisë shumë të vështirë dhe të pasigurt. Tabelat e shenjave rrugore shpesh nuk janë të qarta, të vendosura saktë ose mungojnë fare. Kjo i lë drejtuesit e automjeteve në pozitë të vështirë, duke i detyruar të bëjnë vlerësime të shpejta dhe të pasigurta.
Ec e të japësh teorinë pastaj, për të marrë patentën.
Mungesa e standardizimit është një problem i madh. Sinjalet rrugore duhet të ndjekin një model dhe stil të përbashkët, që të sigurohet koherenca dhe lehtësia e përdorimit për të gjithë shfrytëzuesit e rrugës. Kjo do të ndihmonte në zvogëlimin e aksidenteve dhe do t'i bënte rrugët më të sigurta.
E dini për çfarë njihet Nju Jorku? Për standardizimin e semaforëve në ngjyrë të verdhë e që i dalin drejtuesit të mjetit m’u të hunda, pa lënë mundësinë të gabosh, apo të thuash: nuk e pashë.
Nuk dua t’i krahasoj rrugët e Shqipërisë me të asnjë vendi evropian, por mjafton të kalosh pikën doganore të Morinit për t'u hedhur në pjesën tjetër të Shqipërisë, në Kosovë, dhe do ta kuptosh cilësinë.
E pra shqiptarë ne, shqiptarë ata. Dhe krahasimi bëhet mes shqiptarësh tek e fundit.
Deri këtu fjalën e kemi pasur për tabelat në autostradë. Halli tjetër i madh është sinjalistika brenda qyteteve. Dhe ne qytetet i kemi të gjelbëruara. Pemë nga të pyllit orbital e bar për gomerët sa të duash.
Por dhe kjo e ka të keqen e vet....
leonardveizi.blogspot.com/202...
#shqiptaret #albania #tirana #rruga #autostrada

Опубликовано:

 

20 июн 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 2   
@AlborginalTV
@AlborginalTV Месяц назад
Persh nardi🤗
@evladifat6322
@evladifat6322 Месяц назад
Shpresoj te rregullohet infrastrukturore e Shqipërisë.
Далее
What is Carrefour's fault? Why is it being boycotted?
11:40
Super Easy Turkish(For Absolute Beginners)
10:55
Просмотров 1 млн