Тёмный

NANA PASHKE KRASNIQI MARKAJHistoria e nënës Gjakovare, i vuri flakën vetës ! 

Shefqet Cakiqi
Подписаться 4,1 тыс.
Просмотров 30
50% 1

NANA PASHKE KRASNIQI MARKAJ
Historia e nënës Gjakovare, i vuri flakën vetës pasi ia kthyen trupat e djemve të vdekur nga Serbia
Emri i nënës Pashke dhe historia e saj nuk janë të panjohura për qytetin tonë, por ato duhen njohur e kujtuar nga mbarë vendi. Me 27 prill 1999, në masakrën makabër të kryer nga okupatori serb në fshatrat Meje e Korenicë, ndër 374 martirët e rënë, ishin edhe dy djemtë e nënës Pashke, Gjovalini dhe Milani.
Siç ka ndodhur edhe me shumë të tjerë, ndonëse ishin vrarë, Gjovalini e Milani u cilësuan si të zhdukur deri në vitin 2003, kur trupat e tyre u kthyen dhe u rivarrosën. Pritja katër vjeçare u shndërrua në agoni shekullore për nënën Pashke. Ndonëse fija e fundit e shpresës për kthimin e tyre të gjallë nuk ishte djegur ende, ajo kishte pohuar se nuk do të jetonte më nëse djemtë nuk i kthehen të gjallë.
Me 24 maj 2003 trupat e Gjovalinit dhe Milanit veçse ishin kthyer dhe tash po rivarroseshin. Ajo fije e fundit e shpresës së nënës Pashke se ata mund të kthehen të gjallë tashmë u dogj. Vetëm tri ditë më pas, nëna Pashke i vuri flakën vetës për t’i dhënë fund jetës e dhimbjes për bijtë e saj. Sakrifica të vetëflijimit si ajo e Oso Kukës tek Lahuta e Malcis, të cilën nëna Pashke e dinte përmendësh, nuk janë të panjohura për popullin tonë.
Por, dhimbja e revolta e një nëne të cilës ia rrëmbyen, vranë, e morën peng trupat e të bijve, e ndezur në flakë, është sakrificë sublime e llojit të vetë. Nëna Pashke na bënë ta kujtojmë qëndresën e sakrificën e të gjitha grave - nënave, bashkëshorteve, motrave, e bijave, përgjatë gjithë historisë sonë.
Ajo nuk na lë të harrojmë për asnjë moment se drejtësia për secilin rast është minimumi që duhet kërkuar për dinjitetin e tyre - sepse koha e vuajtjet e tyre janë të pakthyeshme e paharrueshme. Këto histori dhe domosdoshmërinë e drejtësisë nuk mund t’i harrojmë për asnjë moment.
Ato janë të freskëta dhe duhet kujtuar sidomos në këtë kohë kur diskutohet me shumë lehtësi për kompromiset me Serbinë dhe ndarjen e Kosovës.
Nga: FSHATI RANOC-KLINE

Кино

Опубликовано:

 

3 май 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Teqja e vjetër e Gjakovës që ruan traditat
9:38
Просмотров 2,5 тыс.
БАТЯ И ТЁЩА😂#shorts
00:58
Просмотров 2,9 млн
Mapping the Trump Shooting
6:12
Просмотров 14 млн
#фильм #кино #фильмы
0:58
Просмотров 1,5 млн
They got a Golden Buzzer 🤣✨
0:46
Просмотров 39 млн
За Сауле горой 🤣🏔️❤️
0:30
Просмотров 2,8 млн