Тёмный

Pa Gjurme- Zbulohet dosja që zbardh misterin e oficerit/ I riu firak u zhduk nga sigurimi i shtetit 

Report TV
Подписаться 478 тыс.
Просмотров 28 тыс.
50% 1

Pjesa e pare e emisionit Pa Gjurme- Zbulohet dosja qe zbardh misterin e oficerit/ I riu firak u zhduk nga sigurimi i shtetit Todi ishte fëmija i madh i familjes Conbashi. Buqi e Nauka ishin prindër të 7 djemve dhe dy vajzave. Ishin vite të vështira asokohe kur Todi me të vellanë Sokratin vendosin që të bëhen pjesë e Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Todi ishte 24-vjec dhe iu bashkua brigatës së 5-të kurse Sokrati 20-vjec iu bashkua brigatës së tretë në grupin e Mallakastrës. Todi shpëtoi dhe doli nga lufta i plagosur dy herë, ndërsa i vëllai Sokrati humbi jetën, pasi nuk mundi ti mbijetojë plagëve që mori. Me të mbaruar lufta, Todin e trasferojnë në Tiranë, ndërsa i vëllai Sokrati ndërroi jetë në vitin 1946. Todi kishte ndërtuar një jetë në Tiranën e sapo dalë nga lufta, pas clirimit të saj, ndërsa edhe vetë qyteti ishte në ndërtim e sipër. 24 vjecari asokohe kishte marrë një shtëpi të madhe dhe qëllimi i tij ishte të merrte familjen e tij me vete. Bisedon me babanë dhe i tregon mbi vendimin që kishte marrë. Kur dukej se gjërat po shkonin sic duhej, në vitin 1950 në familjen Conbashi në Fier vjen një telegram ku shkruhej se:
Todi ka ndërruar jetë
Familja tronditet nga ky lajm, pasi dy ditë më parë ata kishin biseduar lidhur me transferimin e tyre drejt kryeqytetit, aty dhe ku jetonte Todi.
Në vitin 1983 Thomai, vëllai i vogël i Todit i shkruan një letër Komitetit Qëndror në atë kohë, në kërkim të vëllait të humbur. Por përgjigja ishte:
Se këto janë punët e partisë
Vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit Thomai ka mundur të mësojë rreth disa dokumentave që e lidhin vëllain e tij me vitin 1970, duke I bërë të gjalla shpresat se Todi mund të ishte gjallë asokohe dhe se punonte për sigurimin e shtetit. Një tjetër fakt për familjen ishte edhe zbulimi i një certificate, që daton në vitin 1952, dy vite pas telegramit që njoftonte vdekjen e Todi Conbashit, i cili nëse është në jetë është 94 vjeç. I vëllai kërkon të dijë nëse ka jetuar përgjatë këtyre viteve i vëllai i tij i madh Todi dhe a ka sot ai pasardhësit e tij, që e lidhin me rrënjët biologjike të familjes Conbashi.

Опубликовано:

 

22 май 2019

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 17   
@anxhelaqose8563
@anxhelaqose8563 5 лет назад
Kan kaluar sh dekada qe prej humbjes te vellait. Ishalls zbulohet historia e vertete! 🙏🙏
@elenakl1250
@elenakl1250 4 года назад
shume simpatik zoteria !Ishalla e gjen vellain ose historin etij se ndoshta nuk rron pas kaq vitesh !!
@hamidekrasniqi71
@hamidekrasniqi71 5 лет назад
Hajmedet haj gjithcka paskan be shqiptart e zi
@thatsme6146
@thatsme6146 5 лет назад
Pse nuk i beni nje interviste zonjes Nexhmije Hoxhes , ajo edhe mund ta dije
@enieni6606
@enieni6606 5 лет назад
Edhe mundet te jet gjall po ah moj odeta qe zbeni dot gje jooo se ti pret na neve te zgjojm na varri gjysherit qe te na thon cu be ose te zgjojm enverin😂😂
@artihoxha2250
@artihoxha2250 3 года назад
Si. Jane keto pune prinderit vdesin dhe nuk gjenden femijet😭😭😭😭😭
@lorenasulejmani8079
@lorenasulejmani8079 5 лет назад
?🗼
Далее
меня не было 9 дней
12:48
Просмотров 1,9 млн
Opinion - Irakli Koçollari, si funksiononte sigurimi!
39:12