Тёмный
No video :(

Vrioni: Në dosjen e Sigurimit për tim atë, dilnin bashkëpunëtorë njerëz që kishin ngrënë në shtëpi 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 3,1 тыс.
50% 1

Historitë që dalin nga dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit janë të dhimbshme. Kështu rrëfejnë edhe përfaqësues të Autoritetit të Dosjeve. Skënder Vrioni, anëtar i Bordit të AIDSSH tha gjatë emisionit “Opinion” në Tv Klan, se qytetarët që kërkojnë dosjet e tyre shokohen fillimisht kur shikojnë që dalin si bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit vëllai për babanë, apo raste të tjera të ndryshme.
“Fillimisht përballen me pseudonimet e tyre dhe nuk marrin dot vesh emrat. Duhet të kërkojnë një kërkesë tjetër në Autoritet. Kemi të drejtë të zbardhim bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Pseudonimet ne i zbardhim. Ia japim. Këtu ndodhin fenomene të çuditshme. Ata shokohen sepse në një dosje bashkëpunëtori del vëllai për babanë, babai për të birin, për nënën etj. Ka histori shumë të dhimbshme në këtë drejtim. Ata janë kuriozë, por kur i shohin të afërmit e tyre, shokohen. Në një rast konkret kisha dosjen e tim ati dhe vëllezërit e mi kërkonin bashkëpunëtorë. Në fakt unë kisha një ide kur isha dhe nuk i lejova ata se dilnin njerëz të afërt, dilnin farefisi, njerëz që kishin ardhur në shtëpi, që kishin ngrënë në shtëpi. Është e dhimbshme ajo”, tha Vrioni.
Ai u shpreh se edhe pse rrallë ka pasur nga ata persona që nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me ish-Sigurimin e Shtetit. /tvklan.al
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

21 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 1   
Далее
КТО ЛЮБИТ ГРИБЫ?? #shorts
00:24
Просмотров 883 тыс.