Тёмный

Policia e Shtetit - Finalizohet operacioni policor i koduar “NEVER FORGET" 

Policia e Shtetit
Подписаться 5 тыс.
Просмотров 757
50% 1

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, konferencë për shtyp, së bashku me prokurorin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan Kreshnik Ajazi, për rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”.
Përshëndetje,
Jemi sot, këtu, bashkërisht Polici dhe Prokurori, për të bërë prezente rezultatet e megaoperacionit policor të koduar “NEVER FORGET”, për zbardhjen e një sërë ngjarjesh të rënda kriminale kundër personit dhe pronës, të ndodhura më parë brenda dhe jashtë vendit.
Rezultatet e këtij megaoperacioni erdhën si rezultat i strukturimit të strukturave operacionale dhe hetimore të Policisë së Shtetit, duke rritur dhe përqendruar kapacitetet njerezore në strukturat hetimore për hetimin e krimeve të rënda, në nivel vendor dhe qendror, për zbulimin dhe dokumentimin e ngjarjeve të vjetra pa autorë, në fushën e krimeve kundër personit dhe pronës, si vrasje dhe shkatërrim të pronës me eksploziv.
Falë bashkëpunimit mjaft të shkëlqyer mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasanit, kryesisht të strukturave hetimore dhe operacionale të drejtorive vendore të Policisë Elbasan dhe Tiranë, u bë i mundur finalizimi me sukses të plotë i këtij megaperacioni.
Gjatë këtij megaoperacioni u zhvilluan hetime me profesionalizëm dhe në ruajtje të plotë të sekretit hetimor, ndërthurur me rritje të forcës reaguese për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar, me rrezikshmëri shoqërore, si dhe u bashkëpunua me agjencitë e tjera ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, punë e cila solli si rezultat zbardhjen e 6 vrasjeve, 5 rasteve të shkatërrimit të pronës me eksploziv, 2 rasteve të vjedhjes me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, 1 rasti të kanosjes së punonjësve të Policisë (ngjarje këto të ndodhura në disa qytete të vendit), si dhe zbardhjen e 2 vrasjeve të kryera në Greqi.
Bazuar në provat e siguruara nga ky megaoperacion, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka lëshuar 16 urdhra ndalimi, nga të cilat 12 janë ekzekutuar, ndërsa 4 shtetas janë shpallur në kërkim.
Për ngjarjet e ndodhura:
Më datë 17.10.2021, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, ka regjistruar procedimin penal nr. 1559, të vitit 2021, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Nga studimi i akteve hetimore mbi procedimet penale të vrasjeve të mëposhtme, nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Elbasanit, në drejtimin e prokurorëve të çështjeve, ka rezultuar se:
Më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali.
Nga veprimet hetimore të kryera në lidhje me këtë procedim penal, si deklarime, këqyrje e pamjeve filmike, përgjime telefonike dhe ambientale, si dhe bazuar në provat materiale të gjetura në vendin e ngjarjes, është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje shtetasi Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç.
Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje), të kryera në periudhën kohore 2021-2023, në disa qytete të ndryshme të vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës, si më poshtë:

Опубликовано:

 

27 сен 2023

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Survive 100 Days In Nuclear Bunker, Win $500,000
32:21
ЗЕНИТ - РОСТОВ: обзор матча
01:03
Просмотров 191 тыс.
Super Puma në  Gjirokastër....
1:10
Просмотров 12 тыс.
A e dijn qytetarët kuptimin e emrit të Prishtinës?
7:35
Survive 100 Days In Nuclear Bunker, Win $500,000
32:21