Тёмный

Shije Shtëpie - Musaka me mish pule dhe patate nga Znj. Vjollca - Tv Klan 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 5 тыс.
50% 1

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
1,2 kg patate
500 gr fileto pule
1 qepë
3 thelpinj hudhër
1 karotë
2 speca
1 lç piper të kuq
100 gr pure domate
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Për kremin:
3 vezë
400 ml qumësht
Kripë
Piper
Arrë moskat
3 lgj vaj ulliri
100 gr djathë kaçkavall
Qërojmë patatet, i presim ato në feta rrumbullake dhe i vendosim në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje. I spërkatim me kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në furrë për t’i pjekur në temperaturë 200 gradë Celsius për 20 minuta.
Ndërkohë në një tigan të thellë me vaj, kaurdisim qepën sa të ulë volumin. Shtojmë hudhrat dhe karotën të grirë në rende si dhe specat e prerë në kubikë. I përziejmë për dy minuta e më pas shtojmë mishin të prerë në kubikë ose të grirë në grirësen e qepës. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi e piper të kuq. I përziejmë duke shtuar në fund purenë e domates. I përziejmë dhe pasi vendosim kapakun e lëmë të gatuhet për 5-6 minuta.
Në një tas rrahim vezët, kripë e piper të zi, arrë moskat. Shtojmë qumështin dhe vajin dhe i përziejmë mirë deri sa qumështi dhe veza të marrin trajtë kremoze. Në një tepsi shtrojmë një shtresë patate si tjegulla. I spërkatim me pak djathë të grirë dhe më pas një shtresë me kimë. Mbulojmë kimën me patate dhe përsëri shtrojmë pjesën e mbetur.
E spërkatim me pak djathë e më pas mbulojmë përsëri kimën me patate. Në fund shtojmë një shtresë me djathë e më pas e spërkatim të gjithë sipërfaqen me qumështin me vezë. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200 gradë për 30-40 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog... #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Опубликовано:

 

8 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 4   
@refikoprenga1285
@refikoprenga1285 Год назад
Te lumshin ato duart ⭐⭐⭐⭐
@violeta7215
@violeta7215 Год назад
Te lumshin duart
@mirelacela1563
@mirelacela1563 Год назад
Zonja vjollca te lutem dua te mesoj si behet harapasi me te brendeshme qengji tlm
@mirelacela1563
@mirelacela1563 Год назад
Te lumshin duart
Далее
кого отпустят гулять чееек
00:53
Turli me mish të grirë në furrë nga zonja Vjollca
14:13
MUSAKA ME MISH PULE (Recete nga zonja Vjollca)
14:27
Просмотров 4,5 тыс.
кого отпустят гулять чееек
00:53