Тёмный

Shije Shtëpie - Musaka me patate dhe mish të grirë, mënyra më e thjeshtë dhe ndryshe për ta gatuar 

RTV KLAN
Подписаться 1,9 млн
Просмотров 7 тыс.
50% 1

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
500 gr mish të grirë viçi
1 kokërr qepë
1 thelb hudhër
Kripë
1 lç rozmarinë të thatë
250 gr pure domate
1 lç piper të kuq
1 gotë ujë të valuar
800gr- 1 kg patate
Piper i zi
1 lgj gjalpë
4 lgj vaj
Kremi për mbulesën e musakasë
1 gotë kos
2 vezë
1 lgj miell
70 gr djathë kaçkavall që shkrin
Kripë
Në një tenxhere shkrijmë një lugë gjelle gjalpë me vaj dhe si fillim kaurdisim mishin e grirë derisa mishi të ndryshojë ngjyrë dhe të përthithë lëngjet e tij. Shtojmë qepën të grirë në kubikë të vegjël së bashku me një thelb hudhër. Shtojmë kripën dhe i përziejmë së bashku deri sa shohim që qepa të jetë zbutur. Shtojmë rozmarinë, purenë e domates, piperin e kuq, një gotë ujë të valuar. Në fund shtojmë patatet të prera në kubikë me brinjë 1 cm. I lëmë të ziejnë 5 minuta.
I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tigan. Në fund shtojmë piper të zi. Lyejmë një tavë me vaj ulliri. Transferojmë përbërësit në tenxhere duke i niveluar në tavë dhe e vendosim atë në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë fillimisht për 30 minuta. Më pas nxjerrim tavën nga furra.
Përziejmë kosin, vezët, miellin. Shtojmë kripë dhe i përziejmë mirë dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e tavës. Grijmë djathin në rende dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e saj dhe për 15 minuta të tjera po në atë temperaturë 180 gradë. Kjo recetë mund të shoqërohet me sallatë me barishte por edhe me një pjatë tarator të freskët.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu

Приколы

Опубликовано:

 

16 янв 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 3   
@Vasia60090
@Vasia60090 6 месяцев назад
Të lumshin duartë dhe mua më pëlqen ti hethë më shumë vajë Vaji e ha gjellën❤😊
@refikoprenga1285
@refikoprenga1285 6 месяцев назад
bravoooo
Далее
Musaka me Patate dhe mish te bluar!!
9:36
Просмотров 270 тыс.
Бмв сгорела , это нормально?
01:01
Patate dhe brokoli me qumësht - Në Shtëpinë Tonë
21:38
Shije shtëpie - Pastiçe me mish të grirë -Tv Klan
27:21
Receta e Musakës | Moussaka recipe (in Albanian)
12:25
Shije Shtëpie - Supë krem spinaqi - Tv Klan
21:57
Просмотров 2,5 тыс.