Тёмный
No video :(

Shqiptarja e kthyer nga Gaza flet në Opinion: Kjo ishte lufta më e tmerrshme që kam përjetuar 

RTV KLAN
Подписаться 2 млн
Просмотров 10 тыс.
50% 1

#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Amal Naim, banore e Gazës, është dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Palestinë. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të enjte ku foli për ato që përjetoi në Gaza duke qenë se Amal sapo është riatdhesuar.
Ajo tregoi se ka shkuar në Gaza në vitin 1998 bashkë me familjen. Asokohe ishte ëndërr e babait të saj.
“Shkuam për vizitë për të takuar familjen e babit pas 30 vitesh për herë të parë në jetën e tij”, tha ajo.
Amal theksoi se ata shkuan në zonën e Beit Hanoun, në veri të Gazës, në kufi me Izraelin.
“U vendosëm atje, familje e madhe. Fillova studime aty. Fillova punë. Studiova për infermieri”, u shpreh ajo.
Amal është e martuar me palestinez dhe ka katër fëmijë. Katër fëmijë ka edhe i vëllai i saj, i cili nuk ka mundur që të rikthehet në Shqipëri. Të dy së bashku kanë lindur këtu, por që nuk janë kthyer më që prej momentit kur shkuan në Gaza.
“Pashë shumë luftëra. Nuk është lufta e parë që kam jetuar në Gaza. Kjo është lufta më e tmerrshme që kam përjetuar”, shtoi Amal.
Amal tregoi për Blendi Fevziun momentet e para kur nisi lufta.
“Shumë e vështirë. Situata ishte shumë e keqe. Shtëpia ime u bombardua dy herë në 2014 dhe këtë vit. Ky është vendi ku ne po dilnim rrugës dhe është tek spitali Al-Shifa. Ishim mbledhur në këtë vend duke pritur për të gjetur një makinë ose një rrugëzgjidhje për të shkuar në jug të Gazës. Natën e parë kur filloi lufta ishte e papritur, na dërgonin nëpër celulare që dilni nga shtëpia. Lajmëronin që dilni nga shtëpia, largohuni nga qyteti sepse do bombardohet qyteti juaj. Dolëm në mes të natës mes bombardimeve me katër fëmijët. Jo vetëm unë, gjithë familja, gjithë qyteti. Në mes të natës duke vrapuar, duke qarë nuk mundëm dot të merrnim as plaçkat sepse ata bombardonin. Me frikë fëmijët qanin, u thoja mos kini frikë mam, me lutje, o Zot na mbro”, tha Amali e cila vajzën e madhe e ka në vit të dytë të gjimnazit, djalin 13 vjeç dhe dy vajzat e tjera 10 e 8 vjeçe.
Sa i përket ushqimit ajo tha se kanë jetuar me ndihma.
“Morëm diçka me vete nga shtëpia. Kur shkuam në shkolla të tjera, me konserva peshku dhe konserva mishi, sallame. Na sillnin atje ndihma. Bukë ishte shumë vështirë për të blerë bukë. Nuk kishte bukë sepse nuk kishte gaz që furrat e bukës të punonin, nuk kishte karburante. Radhë të tëra për të blerë bukë sepse na e jepnin me racionim që të mjaftonin për njerëzit e tjerë”, tha ajo.
Ndërkohë në Gaza janë bombarduar xhamitë. Si pasojë e bombardimeve të forta shtoi Amal, shumë njerëz në Gaza kanë probleme me dëgjimin.
“Na ka humbur dëgjimi nga bombardimi. Gjithë këto luftëra që kanë kaluar shumë vetë, fëmijë, njerëz kanë humbur dëgjimin. Problem i madh në Gaza u bë problemi i dëgjimit nga bombardimet”, u shpreh ajo./tvklan.al
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë - e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on RU-vid for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen tvklan.al/prog...

Опубликовано:

 

24 авг 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 63   
@giada31066
@giada31066 9 месяцев назад
Free Palestine,
@user-lu5nu8wd2w
@user-lu5nu8wd2w 9 месяцев назад
E duam shum dil te shoh mban dicka ne dor qe te njihesh se ta rregulloj un o ndyrsir
@linashiroka9496
@linashiroka9496 9 месяцев назад
Atje të rrije pse erdhe
@user-dm8xi3oq8m
@user-dm8xi3oq8m 9 месяцев назад
Kjo eshte veshur si arabe. Ku kane mbet shamiat e bardha tradicionale shqiptare ?!
@southepirote7676
@southepirote7676 9 месяцев назад
Rofte Palestina, Kosova dhe Chameria 🇦🇱❤🇵🇸
@luljetanila350
@luljetanila350 9 месяцев назад
Mire se ke ardh , e falemnderit zotit qe keni shpetu.
@refikfejzulahi6208
@refikfejzulahi6208 9 месяцев назад
komente raciste te mykura !
@alblami5564
@alblami5564 9 месяцев назад
🇦🇱❤️🇵🇸
@davidd5343
@davidd5343 9 месяцев назад
Shqipetaret Jane me Izraelin,vetem gabelet me Palestinen
@alblami5564
@alblami5564 9 месяцев назад
@@DardaniaAntikeIlire cfar shale po thu?!
@SC-ue2du
@SC-ue2du 9 месяцев назад
Po pse flet kshu kjo, kane ikur me 10 vjeç dhe flasin shume mire, kjo sikur nuk kupton pyetjet
@HK-pp9ig
@HK-pp9ig 9 месяцев назад
@SC-ue2du Kjo eshte palestineze me origjine... jane nga njerezit e arafatit qe sponsorizonte dhe sterviste enver hoxha.
@davidd5343
@davidd5343 9 месяцев назад
Nuk duhet ti pranojme keto mbetu..na arabe
@liljanasufaj4130
@liljanasufaj4130 9 месяцев назад
Ajo qenka Palestineze puro...
@clementbonelli2882
@clementbonelli2882 9 месяцев назад
Ik o vrkrs
@murrhill9277
@murrhill9277 9 месяцев назад
E paske emrin davide.qënke çifut. E dinë mirë ti që si komb jeni të madhkuar. Por me krimet e fundit e mori vesh e gjithë bota ke raca di merda që jeni.
@luljetanila350
@luljetanila350 9 месяцев назад
Zoti te mbaroft more qafir . Ti nuk e ki provu luften per ate han …
@user-jh9nb3ec3w
@user-jh9nb3ec3w 9 месяцев назад
ata pushtues do jetojne me frike gjithmon dhe palestina do fitoje
@user-wi1ip1bg4t
@user-wi1ip1bg4t 9 месяцев назад
Kjo asht rrac arabe qa e dum ne ket budallaqe
@murrhill9277
@murrhill9277 9 месяцев назад
Por ti je mësuar me u shit për dy lek😂😂😂 shko në shkollë injorante dhe mëso.
@ritegjoni3412
@ritegjoni3412 9 месяцев назад
Kjo i ka rene hashe shqiperise shihet kjo gje , ka ikur nga shqiperia ne moshen 22 vjeqare e me zor e flet shqipen. Ka femi qe jane lindur e rritur jashte shtetit e flasin shqipen me mire se kjo zonja, kjo do te thote se nuk donte tja dinte me per shqiperine. Ju lumte atyre qe e shpetuan e sollen ne shqiperi po sa te mbaroj lufta kjo do iki e sdo tja dije me per shqiperine. Ishalla zoti e nimon e ka shendet me i rrite femijet e saj, por mos te kujtoheni se jeni shqiptare vetem kur jeni ne rrezik. Ishalla 🙏 zoti i nimon te gjithe e maron sa me shpejt kjo lufte
@mujahidaAlbania2
@mujahidaAlbania2 9 месяцев назад
O qafir
@murrhill9277
@murrhill9277 9 месяцев назад
@@mujahidaAlbania2 a po më thua mua qafir? A e dini ju se çfarë do të thotë qafir?
@vipneat7265
@vipneat7265 3 месяца назад
⁠@@mujahidaAlbania2qa emri ej mujahida. Ju vetem shqipetare sjeni
@user-wi1ip1bg4t
@user-wi1ip1bg4t 9 месяцев назад
Pse ke ardh moj qyqe se ne nuk te dum
@murrhill9277
@murrhill9277 9 месяцев назад
Të nuk përfaqëson popullin injorant.
@Albanian-Patriot
@Albanian-Patriot 9 месяцев назад
Pse duhet te merte leje ty qe te vinte
@user-wi1ip1bg4t
@user-wi1ip1bg4t 9 месяцев назад
@@Albanian-Patriot po ka ardh ne token e shqiptareve shqiptaret do pyten
@Albanian-Patriot
@Albanian-Patriot 9 месяцев назад
Eshte njeri si ty dhe si mua a nuk e shikon ca vuajte ka kaluar ore,pse mos te themi fjalen e mire
@user-wi1ip1bg4t
@user-wi1ip1bg4t 9 месяцев назад
@@Albanian-Patriot po ska lidhje se e di se asht rob si ti si un po a nuk e shiko si jena ne pik te hallit per vete o bisha
@user-wi1ip1bg4t
@user-wi1ip1bg4t 9 месяцев назад
Kjo si motra ardi daulxhiut ashtu fliska
@margheritapolizio1402
@margheritapolizio1402 9 месяцев назад
Pse sndenji te luftojd ajo atje fuhet te luftonte
Далее
Dua e fuqishme e Nates - Degjojeni gjate nates
43:33
Просмотров 668 тыс.