Тёмный

Të Pasurit | Një diamant, përjetë... | Të pabesueshëm, mahnitës, me çmime të çmendura... | Top News 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 9 тыс.
50% 1

Që në kohët e hershme, njerëzit gjithnjë janë tërhequr nga objektet e bukura, mistike dhe të rralla. Mund të tingëllojë pak dramatike, por luftëra kanë shpërthyer në botë, për më pak se kaq.
E kjo është arsyeja ndoshta përse shumëkush tërhiqet dhe interesohet për diamantet më të famshme në botë si edhe për ata më të kushtueshmit.
Sidoqoftë, edhe pse diamanti është guri i cmuar më i lakmuar nga të gjithë ne, nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Vetëm në shekullin e fundit, diamantet janë bërë më të prekshëm. Para kësaj, rubinët apo safirët, ishin gurët më të pëlqyer, vecanërisht për unazat e fejesës.
Por, diamantët, u vunë në qendër të imagjinatës publike, kryesisht për shkak të një emri të famshëm, de beers. Korporata ngriti minierat e para të mëdha të diamantëve në afrikën e jugut. Më pas, ata nisën një nga fushatat më të suksesshme të reklamimit në histori, duke bindur konsumatorët se unaza e fejesës duhej të kishte gjithnjë një diamant.
E pra me inkurajimin e duhur, industria e filmave po ashtu nisi të shfaqje aktoret më të famshme të saj, të mbuluara në diamante. E si rezultat, diamantet u bënë shumë shpejt simboli i statusit të lartë për të pasurit dhe të famshmit. Dhe kulmi ndoshta u arrit me performancën e këngës “Diamantet janë miqtë më të mirë të një vajze”, nga Merlin Monroe, në një film në 1953-shit, Xhentëllmenët preferojnë bjondet...
Edhe pasi fituan admirimin e konsumatorëve, De Beers vazhdoi reklamat e saj. Me zbulimin e diamanteve në atë që sot është ish bashkimi sovjetik, kompania nisi një fushatë të re për të shitur gurët mahnitës për përvjetorë...E kjo rezultoi e frytshme pasi u shfrytëzuan mirë diamantet e vegjël, me cilësi të kënaqshme...
De Beers bëri pra gjëra të mrekullueshme për industrinë e diamanteve. Sidoqoftë, jo gjithcka që lidhet me këtë emër, është e shndritshme...
Ndërsa diamantët u zbuluan edhe në pjesë të tjera të afrikës dhe në Amerikën e Jugut, De Beers, fitoi kontrollin e furnizimeve të diamanteve të papërpunuar. Taktika e përdorur për të marrë këtë kontroll, u polemizua shumë...pasi flitej në momente të caktuara edhe për vrasje apo rrëmbime...
Dhe De Beers, e ruajti monopolin në tregjet e diamanteve, për shumë dekada, duke kontrolluar 75-85 për qind të furnizimeve me diamantë të paprerë. Ata me kujdes hodhën në treg mjaftueshëm diamante të paprera për të kënaqur kërkesën e asaj kohe, ndërkohë që vazhdonin të mbanin nën kontroll sasinë e diamanteve të papërpunuara në dispozicion. E sigurisht kjo bëri që cmimet të rriteshin dhe u forcua perceptimi se sa i rrallë është një diamant. De Beers ndërkohë nxirrte nga minierat më shumë diamantë të papërpunuar nga sa shiteshin dhe mbanin një sasi të madhe prej tyre në Londër. Si rezultat, kompania nuk u lejua të bënte biznes në SHBA dhe në disa vende të tjera.
Në dy dekadat e fundit të shekullit të 20, gjërat nisën të ndryshonin. Teknologjia e satelitëve, që fillimisht kishte si qëllim të zbulonte rezervat e naftës, tregoi edhe gjeologjinë që mund të mbante diamante. Si rezultat, zbulimet e reja u shumëfishuan. Australia, u bë kështu një nga vendet e para të zhvilluara që zbuloi burime të mëdha diamantesh. De Beers, bëri një marrëveshje me ta për të shpërndarë të gjithë diamantët e papërpunuar, me përjashtim të diamanteve shumë të rrallë me ngjyrë rozë. Në 1996, australia i dha fund marrëveshjes së saj me De Beers.
Kompania po ashtu lidhi marrëveshje edhe me bashkimin Sovjetik për të shpërndarë diamantet e tyre të papërpunuara. Sidoqoftë, menjëherë pas rënies së bashkimit sovjetik, rusët e lanë kontratën që të skadonte dhe nisën ti shisnin vetë diamantet.
Në 1999, De Beers vlerësohej se kishte rreth 5.2 miliardë dollarë diamante, por u ra dakord që të ndalej grumbullimi i tyre në vitin 2000. De Beers, në 2004, pranoi se kishte faj për sa i takon fiksimit të cmimeve, para një gjykate federale amerikane. Dhe kjo i lejoi ata të ktheheshin dhe të shisnin diamantë edhe në SHBA.
Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15
Autore: Ardita Beçolli.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TePasurit#TopChannel

Опубликовано:

 

9 сен 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
Мама знает где все документы
00:21
Bike vs Super Bike Fast Challenge
00:30
Просмотров 10 млн
Vaj Rozmarine /Oil from Rosemary
2:19
Просмотров 46 тыс.
Diamonds...REAL vs FAKE!
7:58
Просмотров 7 млн
Мама знает где все документы
00:21