Тёмный

Të Pasurit | Sundimtari i Dubait | Divorci më i kushtueshëm në histori i Sheikut Mohammed | Top News 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 180 тыс.
50% 1

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është sundimtari 71 vjecar i Dubait dhe zëvendëspresident i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në lindjen e Mesme ai është i njohur si arkitekti i transformimit të Dubait në një destinacion të rëndësishëm biznesi dhe turizmi. Në vende të tjera, është i njohur ndërkohë për lidhjet e tij me garat e kuajve, si pronar i Godolphin stables. Një nga vajzat e tij, Princesha Latifa, ka zënë faqet e para të mediave ndërkombëtare, pasi video të fshehta, të regjistruara prej saj në kushte pengmarrjeje, janë siguruar dhe publikuar nga BBC. Latifa i bëri ato video ndërsa me urdhër të të atit mbahej në Dubai, e mbyllur në një vilë. Por së fundmi, ai është në qendër të vëmendjes edhe për divorcin e tij, por për këtë do të flasim pak më vonë...
Sheiku Mohammed, ka lindur në 1949 në shtëpinë e familjes së tij në Shindagha, afër Dubai Creek. Ai ishte i treti nga katër djemtë e Sheikut Rashid al Maktoum, që sundoi dubain për 32 vite, nga 1958.
Pasi përfundoi shkollën e mesme, në 1965, Sheiku Mohammed u zhvendos në Britaninë e madhe për të studiuar anglisht në një shkollë gjuhe në Kembrixh. Sheiku i ri ndoqi një kurs trajnimi gjashtë mujor edhe në shkollën ushtarake në Aldershot, Hampshire. Në 1968, pas kthimit të tij në Dubai, sheiku Mohammed shoqëroi të atin në takimin me sundimtarin e atëhershëm të Abu Dhabit, sheikun Zayed al Nahyan, ku u ra dakord për një union që do të conte në ngritjen e federatës së emirateve.
Pasi Emiratet e Bashkuara Arabe, morën pavarësinë nga Britania e Madhe, në 1971, Sheiku Mohammed u zgjodh ministër mbrojtjeje, një pozicion që ai e mban ende.
Sheiku Mohammed u përfshi shumë madje edhe në planin e të atit për të kompensuar rezervat në shterim të naftës në Dubai përmes diversifikimit të ekonomisë dhe shndërrimin në një qendër të madhe ndërkombëtare të tregtisë dhe financës, por edhe në një destinacion turistik.
Sot, më shumë se 95 për qind e produktit të brendshëm bruto të emirateve, nuk është i bazuar tek nafta me turizmin që kontribuon në masën 20 për qind.
Popullata e Dubait po ashtu është rritur nga rreth 40 mijë në vitet 1960 në 3.3 milionë banorë, përfshirë thuajse 3.1 milionë banorë jo nga emiratet, shumë prej të cilëve jetojnë në qindra qiellgërvishtëset që mbushin horizontin e qytetit.
Në 1990, sheiku Rashid, u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë që kulmoi me një infarkt. Ai u pasua nga vëllai më i madh i Mohammedit, Maktoum.
Pesë vite më vonë, sheiku Maktoum zgjodhi Mohammedin, princ të kurorës së Dubait. Ai po ashtu ia transferoi atij shumë prej detyrave të përditshme të menaxhimit të emirateve.
Sheiku Mohammed u bë sundimtar i Dubait dhe zëvendëspresident e kryeministër i emirateve të bashkuara arabe në 2006-ën, pasi vëllai i tij u nda nga jeta në moshën 62 vjecare gjatë një vizite në Australi.
Nën lidershipin e tij, zhvillimi i Dubait vazhdoi me ritme marramendëse.
Në 2008-ën, emiratet prezantuan ndërtesën më të lartë në botë, Burj Khalifa: Dubai Mall, asokohe qendra më e madhe tregtare në botë dhe Metronë e Dubait.
Projekte të tilla ambicioze, sidoqoftë, u realizuan me marrjen hua të miliarda dollarëve.
Kriza globale financiare bëri që tregu i pronave të paluajtshme në Dubai të tronditej dhe në 2009 kompanitë e lidhura me shtetin thuajse falimentuan për shkak të borxheve të tyre. Abu Dhabi sidoqoftë ndërhyri duke i dhënë hua qeverisë së dubait paratë për të cilat kishte nevojë të dëshpëruar.
Bumi i ndërtimeve në Dubai, po ashtu u mbështet edhe tek puna e paguar pak e punëtorëve të huaj të ndërtimit, shumë prej të cilëve ankoheshin për shfrytëzim dhe vuajtje.
Por Sheiku Mohammed, u bë i famshëm edhe për përfshirjen e tij në garat me kuaj dhe ka meritat për transformimin e tyre në një industri globale.
Ata janë vizionarë, jane guximtarë, kthejnë në ar çdo gjë që prekin.
Shpesh ëndërrimtarë e këmbëngulës...
Ndonjëherë të përkëdhelur nga fati, ndonjeherë të ngritur nga hiçi...
Janë ata që kanë ngritur perandori miliarda dollarëshe, ata që kryesojnë klasifikimet e më të pasurve të globit...
Janë ata qe nuk dinë tv ndalen e kërkojnë akoma më shumë…
Njihuni me më TE PASURIT e planetit!
Rubrika më e re në Top News
Çdo të Shtunë, Ora 17:15
Autore: Ardita Beçolli.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TePasurit#TopChannel

Развлечения

Опубликовано:

 

24 дек 2021

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 54   
@shkoderalbania8740
@shkoderalbania8740 Год назад
Te uroj shnet jet te gjat e paqe lumturi e shnet e gjith te mirat nw vecanti fmit
@skrapimali4365
@skrapimali4365 2 года назад
Baxhellë e flet shqipen copa copa me shumë fjalë të huaja
@hophop7597
@hophop7597 2 года назад
Kurse ti nuk njihke shenjat e pikesimit.
@selimebylyku1627
@selimebylyku1627 Год назад
NUK DUA PASURI PO VETEM QETESI SHPIRTERORE🙏🙏🏽👌🏽🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏽🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏽🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻🙏🏻
@lediklejdi9314
@lediklejdi9314 2 года назад
Qr martes me kushurinen e par 🤦🏻‍♂️🤦🏻‍♂️🤦🏻‍♂️
@kastriotkastrioti9473
@kastriotkastrioti9473 2 года назад
Ndjek mesimet e profetit!😜
@elial5742
@elial5742 2 года назад
E tmerreshme..ne ketu kushurinjte e pare i kemi si vellezer
@suzanasinani2965
@suzanasinani2965 2 года назад
je si vatikani qe ka shkerdhy meshkujt me shkop romaket bizantinet papa mos haro dhe mos ha me goj per Profetin kshu qe mer prej katalikve qe ne kishe i bejnin kurvalleqet mendo dhe shkruj Estafkurlla
@albanianilirjan2872
@albanianilirjan2872 2 года назад
Sa injorante jeni more?! Para se te beni si te mençem shikoni pak historikun e dynastive te vjetra evropiane te cilat kishin te njejtin gjak dhe benin martesa nder veti per ceshtje pasurie, gjeostrategjike etj.
@AniAni-ug5ze
@AniAni-ug5ze 2 года назад
Gjunaf e shkreta duhet mi i qajt hallin
@Benzlover.
@Benzlover. Год назад
Krejt Haraam ikaa
@dashveliu6131
@dashveliu6131 2 года назад
Punetoret shfrytezohen nga firma te nga te jashem..
@vivienhs8658
@vivienhs8658 Год назад
Pse ne gjermani jo. Gjitheandej.punojne bullgaret 14 ore per 1000 Euro 800 bo qiraja vetem
@halimmeda7649
@halimmeda7649 Год назад
Nuk ka asnje rrug tjeter me ZOTIN e MADH
@E.M.S.321
@E.M.S.321 2 года назад
Si ondrra duken kto gjona 😅
@laertlamaj4948
@laertlamaj4948 Год назад
Pun dore me shtiza
@qlirimdema3909
@qlirimdema3909 2 года назад
Sundimtari esht allahun
@antonetashkrepaj9857
@antonetashkrepaj9857 2 года назад
Hahahaha
@qlirimdema3909
@qlirimdema3909 2 года назад
@@antonetashkrepaj9857 !?
@nderimnuredini4173
@nderimnuredini4173 Год назад
Kto te famshet shqiptare qe po shkojn me kta flliqsira ndoshta edhe mut po hajn veq me mrri dicka
@lefterziu819
@lefterziu819 Год назад
​@@antonetashkrepaj9857
@halimmeda7649
@halimmeda7649 Год назад
Normal
@michailindresa67
@michailindresa67 2 года назад
Cfare i duhen parate,asaj ,si mund te dashurosh nje plak te felliqur,si sheiku Mohamed??
@suzanasinani2965
@suzanasinani2965 2 года назад
sheiku ka leke po shqiptaret qe po nartoen ne pleq per leke po lere aman se ma flliqsira ska
@vivienhs8658
@vivienhs8658 Год назад
Po ajo la London atehere per ate.vetem per Pare.e pa qe ajo ishte gruaja e dyte me martese edhe es kishte forcen e gruas se pare edhe tha ta le.hyri si hajdute ne Familien e tij asnje se dinte per martesen qe kishte bere ai me te , doli prape si hajdute pa e ditur.mbushi xhepat sepse nga ana e babit skishte gje me .Grate e tjera nuk kane qene te celebruara edhe pse kane pasur femije.
@vivienhs8658
@vivienhs8658 Год назад
Edhe kur e mori ajo ai ishte 53 vjec jo plak sic thu ti edhe i pasur ,ajo 30 por per emrin qe kishte fukareshe
@aseklop6226
@aseklop6226 Год назад
Zoteri esht
@arjenrakipllari157
@arjenrakipllari157 Год назад
11:12 Nuk e kuptoj cfare lidhje ka kryeministri i Hungarise me kete ngjarje! 🤣
@analistidervishi3864
@analistidervishi3864 2 года назад
keto blejn gjith Europe
@matteodalto7773
@matteodalto7773 2 года назад
Ça Europe blejn kta po lekt e ktyre europjanet i kontrollojn
@analistidervishi3864
@analistidervishi3864 2 года назад
@@matteodalto7773 Ae degjon sa tok ka bler në Angli një sheik ekam degju se ka bler 400 mi hektar tok në franc po tjert keto kan bler gjysmen e europes dhe po ndertojn një arabi të dyt në europ,
@taketuke9197
@taketuke9197 Год назад
@@analistidervishi3864 i thonë 4000km katror e ke gabim
@analistidervishi3864
@analistidervishi3864 Год назад
@@taketuke9197 Se kam gabim fare arabt kan bler gjysmen e Europes
@nderimnuredini4173
@nderimnuredini4173 Год назад
Shqiptare mendjen veq te leku fytyren se ka dert qe si ka mbet hiq i qun krejt vajzat e tyre te kta flliqana veq me bo lek turp
@adnanislami2289
@adnanislami2289 2 года назад
hadith I profetit muhamed a. s nder shenjat e fundit eshte edhe kjo:kur kembe, zbathurit do te bejn gara ne ndertesa. a nuk eshte kjo!!!
@mariolkanani1491
@mariolkanani1491 Год назад
Koken e kuklles
@markotrbovic5538
@markotrbovic5538 Год назад
Pare nemaju nacionalnost, to je za nas siromašne
@TheLiveNature
@TheLiveNature Год назад
ashtu esht kjo esht verem me e vogla, por ka ende te tjera qe po ndodhin su psh "lumenjt e shterrurr" , "gjelbrimi i saharas" ...
@ramadanramadani8362
@ramadanramadani8362 Год назад
huligan
Далее
Китайка Шрек поймал Зайца😂😆
00:20
Mohammad bin Salman: Prince With Two Faces
54:00
Просмотров 641 тыс.
Будни в пекарне. Часть 8
0:58
Просмотров 2,5 млн
УДИВИЛА ПАРНЯ🤯👏
0:20
Просмотров 6 млн