Тёмный

Top News/ Britania kërkon ‘kthim’ në BE / Starmer: Raporte më të ngushta me bllokun 

Top Channel Albania
Подписаться 2,7 млн
Просмотров 5 тыс.
50% 1

Presidenti amerikan, Joe Biden, i tha kryeministrit të ri britanik, Keir Starmer, se mirëpret dëshirën e tij për raporte më të ngushta me homologët evropianë, sipas njoftimit të Qeverisë britanike. Starmer u takua me Bidenin në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën dhe liderët diskutuan për raportet mes dy shteteve të tyre si dhe për konfliktet në Ukrainë dhe Gazë. “Presidenti mirëpriti deklaratat e bëra së fundi nga kryeministri për krijimin e raporteve të ngushta me homologët tanë evropianë, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për AUKUS”, tha Qeveria britanike, duke iu referuar paktit të sigurisë mes Britanisë, SHBA-së dhe Australisë. “Në kohën kur ne po përballemi me sfida në mbarë botën, ne jemi më të fortë kur jemi bashkë dhe punojmë së bashku”. Starmer ka marrë pjesë në samitin e NATO-s në Uashington, ku është takuar me liderët evropianë, përfshirë kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz. Starmer tha se ai dëshiron që Britania të rivendosë raportet me Bashkimin Evropian, të përmirësojë bashkëpunimin në fusha sikurse ajo e sigurisë dhe tregtisë, duke kërkuar që të ulë tensionet që u shkaktuan pas referendumit të vitit 2016, kur britanikët vendosën të largonin shtetin nga blloku evropian. Megjithatë, ai ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit në tregun e përbashkët të BE-së apo në unionin e doganave.
Pamje: AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on RU-vid Channel for NEWS and TV
Shows HERE: bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: bit.ly/2TJndeH
#TopNews#BE#Starmer

Развлечения

Опубликовано:

 

10 июл 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 1   
Далее
🎸РОК-СТРИМ без ФАНЕРЫ🤘
3:12:10
Просмотров 1,4 млн
#PRO_METRO Как надо
0:57
Просмотров 3,5 млн
Будни в пекарне. Часть 8
0:58
Просмотров 2,2 млн