Тёмный

Tyryfyçkat e blogeve, që duan të ndikojnë me shitje brekësh e çorapesh - Nga Leonard Veizi 

Leonard Veizi
Подписаться 1,1 тыс.
Просмотров 56
50% 1

Që në botë ka pasur burra me mend që kanë ndikuar në historinë e saj, kjo është një gjë që dihet. Edhe nëse nuk dihet, mësohet që në ciklin e ulët në 9-vjeçares. Ka ndikuar Platoni e Aristoteli, Cezari e Mark Antoni, Karli i Madh dhe Papa Piu, Frojdi dhe Fromi…. e s’po vazhdoj më. Por që tani fuqinë e kanë marrë damat, kjo është një gjë për t’u shkoqitur mirë, se nuk dalin llogaritë.
Kur “dikush”, në një bisedë televizive tha se me profesion ishte “influencër” u habita, sepse nuk e njihja këtë terminologji të re e të pastudiuar. E meqenëse m’u duk një fjalë kozmike as që iu afrova bibliotekës apo Fjalorit Enciklopedik për shpjegim, sepse isha i sigurt që nuk ta kishin në refene. Por meqenëse kohët e fundit kam filluar të zë mend, u sula në gugëll, si mbi varkën e shpëtimit, i bindur që vetëm atje mund të merrja një përgjigje të saktë. Dhe parashikimi im, - po aq sa i Nostroadamusit, - doli i vërtetë. Nga kërkimet më rezultoi që “influencërat” na qenkan influencues, ose thënë trashë e trashë në shqip: ndikues.
-Bir Selman i nënës ç’të të qaj më parë…
Fillimisht kisha menduar mos ishte punë ushtrie. Se ndoshta “influencër” ishte ndonjë gradë, a forcë e armatosur dhe të bënte namin si Putini me bombat bërthamore.
Ja një çështje të koklavitur e zgjidha qetësisht e pa u munduar shumë. Kjo sa për fillim meqenëse kishte të bënte me shpjegimin e emrit. Por më mbetej për zgjidhje e dyta, që pa dyshim ishte dhe më e vështira, për të cilën, as gugëlli fort i zgjuar nuk më jepte dot shpjegim.
Në çfarë fushe influenconte kjo influencërja?
-Ti Shaqo bën ca pyetje që të prish gjakun, të prish…
leonardveizi.blogspot.com/202...
#shqiptaret #editorial #blogger #influencer #albania #influence

Опубликовано:

 

20 май 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии : 1   
@AlborginalTV
@AlborginalTV 2 месяца назад
😃😃
Далее
😱КТО БУДЕТ ЛЕДИ БАГ А4⁉️ #а4
00:50
Oceans of money flow in July
11:27
Просмотров 4,6 тыс.
What Škoda and VW can do to dig deep in India
16:58
Bloomberg Surveillance 07/24/2024
2:27:44
Просмотров 29 тыс.