Тёмный

“Kalergi”, një plan i dyshimtë me mesazhe tronditëse që vijnë nga Apogjeu - nga Leonard Veizi 

Leonard Veizi
Подписаться 1,1 тыс.
Просмотров 73
50% 1

A duhet të besojmë se në Evropën e sotme po zbatohet një plan i hartuar në vitin 1925 për shkatërrimin e kontinentit të vjetër?
Për shkak të lirisë së fjalës, dhe sidomos shumëfishimit në ditët e sotme me anë të rrjeteve sociale përmes internetit, teoritë e konspiracionit kanë marrë dhenë.
Gjithsesi, u bënë vite që Evropa është në krizë.
Momentalisht nuk është në krizë financiare, por në krizë shoqërore padyshim që është.
Në vitin 1933 Evropa u fut në krizën kulturore kur nazistët e Adolf Hitlerit të porsa ngjitur në pushtet nisën të digjnin tonelata me libra në sheshet qendrore të qyteteve. Dhe bibliotekat, - që prej kohësh ishin marrë në mbrojtje me fanatizëm, - nuk ishin djegur që nga koha e Aleksandrisë. Dhe pas kësaj erdhi Lufta.
Ku jemi në fillimin e mijëvjeçarit të ri?
Tanimë Evropa ka liberalizuar së tepërmi çështjen e orientimit seksual. Madje gjithmonë e më shumë po rregullohet me ligje e akte nënligjore kjo veprimtari. Kjo do të thotë se për orientime seksuale të kundërta nga ato që jemi mësuar, nuk të djeg më njeri në turrën e druve, madje as të dhunojnë dhe as të bullizojnë. Përkundrazi, tanimë fuqinë e kanë “damat”.
Eurovizionin, - pra festivalin Evropian të Këngës, - me sa duket e ka të vështirë ta fitojë më një femër me hire që del në skenë dhe me një veshje provokuese. Kjo mund të përbënte risi në vitet ‘60-’70 të shekullit të kaluar, por jo në vitet e mijëvjeçarit të ri. Sepse me sa duket, një femër seksi, apo një femër “pjeshkë” siç quhet rëndom në zhargon, i ka ngopur evropianët. Po një mashkull me tanga, geta dhe sutjena bën shumë herë më tepër eros në nuhatjen seksuale.
Kështu ndodhi dhe me festivalin e fundit ku këngëtari 25-vjeçar Nemo, me fustan e geta rozë, i cili përfaqësoi Zvicrën, fitoi trofeun. Dhe kjo fitore erdhi 10 vjet pas Konçitës, transseksuales austriake që na shastisi me pamjen e saj prej gruaje me mjekër e mustaqe. Nemo na shastisi kur tha se nuk ishte as mashkull, as femër. Për ne ballkanasit, që kemi qenë nën sundimin otoman të Portës së Lartë, këta lloj njerëzish i njihnin si eunukë. Pra, pashallarët që kishin harem i tridhnin këta djem, me qëllim që të bëheshin të urtë e punëtorë, e t’u shërbenin me devotshmëri femrave të tyre të haremit, e jo të ishin si kuajt pa kapistall që u erreshin sytë e të bënin namin me ndërzime, në banjat ku graria lahej gjysmë nudo.
Jetojmë në epokën ku “pjeshkave” u ka rënë vlera dhe hyzmeti po i bëhet “fasadës së pasme”. Por se nga na vjen kjo histeri nuk po e kapim dot. Se edhe pse hamendësojnë sa të duash për axhenda të stërholluara e të planifikuara, nuk është se kemi fakte. Dhe pa fakte mund të lëshosh tym e të bësh ca zhurmë por nuk është se ndreq gjë.
Mesazhet që Eurovizioni po transmeton prej vitesh, është se ku duhet orientuar bota. Herë “andej”, herë “këtej”... sipas strategjisë. Dhe mos harroni se këtë palo festival e ndjekin miliona e miliona njerëz, ca të formuar e akademikë, dhe shumica me aq shkollë sa të “hedhin firmën në bordero”. Dhe mundësia për manipulim është në Apogje....
leonardveizi.blogspot.com/202...
#shqiptaret #editorial #

Опубликовано:

 

18 май 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее