Тёмный

“Rroftë vdekja”, makabri mes dashurisë dhe urrejtjes - Refleksion nga Leonard Veizi 

Leonard Veizi
Подписаться 1,1 тыс.
Просмотров 44
50% 1

"Rroftë vdekja"
Togfjalëshi bombastik, që më pas u kthye në një sentencë gati stilistike por krejt inorganike, u lëshua si predhë nukleare a hidrogjeni, pikërisht në vendin ku njerëzit mund ta perceptonin dhe argumentonin më mirë se kudo tjetër, por ta pranonin më keq se kudo; në sallën lektorale të një universiteti.
"Rroftë vdekja!"
Sa filozofike është një shprehje e tillë?
Po të merremi me filozofinë e saj nuk do të mbarojmë kurrë. Sepse të gjithë filozofët janë marrë nga pak me vdekjen.
Për ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se këtë sentencë me ngjyrim të qartë pezhorativ e ka ngritur në majat më të larta gjenerali fashist, - por që materialet e servirura nga media spanjolle cilësohet si falangist, - Hose Milan Astrai. Gjatë Luftës Civile Spanjolle bëhet e qartë se puna kryesore e tij ishte ajo e një propaganduesi brenda krahut frankoist. Më 29 shtator 1936, pasi Françisko Franko mori titullin e lartë Gjeneralizëm, Astrai u emërua kreu i Zyrës së Shtypit dhe Propagandës. Si ushtarak ai ishte një admirues i kulturës japoneze. Dhe mbeti i frymëzuar nga termi “Bushido” që do të thotë "rruga e luftëtarit" e që i referohet kodit etik të samurajve të cilët lulëzuan në Japoninë feudale. Nisur nga kjo praktikë e rreptë, erdhi dhe radikalizimi i idesë bazë të tij.
Më 12 tetor të vitit 1936, me rastin e kremtimit të Ditës së Trashëgimisë Hispanike, Milan Astrai, në prani të shumë studentëve, në mes të fjalimit të filozofit Migel de Unamuno, që ishte dhe rektori i Universitetit, gjenerali - asokohe kolonel, - bërtiti: “Vdekje inteligjencës…! Rroftë vdekja!”.....
leonardveizi.blogspot.com/202...
#shqiptaret #refleksion #editorial

Опубликовано:

 

18 апр 2024

Поделиться:

Ссылка:

Скачать:

Готовим ссылку...

Добавить в:

Мой плейлист
Посмотреть позже
Комментарии    
Далее
БИМ БАМ БУМ💥
00:14
Просмотров 3,8 млн
Bloomberg Surveillance 07/24/2024
2:27:44
Просмотров 29 тыс.
Wolfram Physics Project Launch
3:50:19
Просмотров 1,6 млн
What is ChatGPT doing...and why does it work?
3:15:38
Просмотров 2,1 млн