#rtvora #oranews #alien #albania #foreigncitizen #albanian
Emisioni "Alien" nisi rrugëtimin e tij këtë të shtunë në ekranin e Televizionit Ora, ku për herë të parë publiku shqiptar pati mundësinë të mësojë sesi e shikojnë të huajt tokën e shqiponjave.
Në orën 19:00 u transmetua seria e parë nga 24 të tilla, ku personazhe nga e gjithë bota rrëfyen se pse kanë vendosur ta bëjnë Shqipërinë vendlindjen e tyre të re.
Shumë prej atyre që kanë lënë atdheun vijnë si misionarë fetarë, si punonjës të shërbimit arsimor ose me misione diplomatike.
Pesë vite më parë Aleksandra Lewis udhëtoi nga Australia drejt Shqipërisë pa e ditur se Tirana do të ishte shtëpia e saj.
"Një prej gjërave të para që njerëzit më pyesin është: Nëse ti je nga Australia, çfarë bën këtu? Nëse do thoshin në vitin 2004 kur unë fillimisht vendosa ta vizitoj Shqipërinë, se do kaloja pesë vite të jetës sime këtu nuk do ta kisha besuar. Por, ja kjo është Tirana, kjo është Shqipëria. Më pushtoi si era dhe nuk më lëshoi kurrë. Vendi nuk është shumë i njohur jashtë, ndërsa ajo që njerëzit dinë është e gabuar ose e keqkuptuar" thotë ajo.
Alesandra do të udhëtojë së bashku me miqtë e saj të huaj në çdo cep të Shqipërisë për të sjellë, bukurinë, kulturë, peisazhin dhe shumëçka tjetër.
Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/alien-n...
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on RU-vid Channel for NEWS HERE: bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on RU-vid Channel for TV Shows HERE bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE bit.ly/2TdjAJz
4 окт 2019